Një tjetër audiopërgjim është publikuar mbrëmjen e sotme , ku del në pah se si Roni Yeffet drejton çdo institucion.
Audiopërgjimi i publikuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, tregon se si Roni Yeffet instrukton bashkëbiseduesit e tij, një rus dhe një ukrainas që të shkojnë në Vlorë, tek fushat e Delvina Gas dhe të bënin inspektimet e duhura. Ai iu thotë atyre, që kur të shkojnë në Vlorë, të paraqiten si një kompani amerikane.
‘Në Vlorë, dakord. Do të kontrolloni, ju përfaqësoni një kompani amerikane.’, thuhet në audipërgjimin e publikuar në ‘Çim Peka LIVE’.
Audipërgjimi është pjesë e një dosje prej më shumë se 3 orësh e realizuar në Janar të vitit 2026, ku izraeliti i Edi Ramës, Roni Yeffet bisedon e diskuton se si të shesë pasuritë e Shqipërisë.
Audipërgjimi i zbardhur:
Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për ministrinë e Energjetikës që të marrim informacione për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.
Roni Yeffet: Përse, përse? Jo jo, asnjë letër zyrtare, jo, jo. Shkoni shikoni, shkoni në Vlorë, shikoni çfarë të doni. Më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për Ministrinë.
Tatiana: Dakord, çështja është, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.
Roni Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjetikës. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjetikës, do të flasim me ta për çdo gjë. Por mos përdorni emrin tim.
Tatiana: Dakord.
Roni Yeffet: Në Vlorë, dakord. Do të kontrolloni, ju përfaqësoni një kompani amerikane.
Roni Yeffet: Do të kontrolloni, do të kontrolloni, do të pyesni për gjithçka dhe ata do të bashkëpunojnë. I thuaj asaj që të vijë të hënën, të qëndrojë këtu, do të shkoni në Ministrinë e Energjetikës 1, 2, 3 herë.
Tatiana: Mendoj që ajo do të vijë të mërkurën.
Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten askush nuk punon këtu. Nuk është eficente, të jemi më eficent.
Tatiana: Dakord, dakord.
Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh. Dhe ajo duhet të qëndrojë këtu deri sa të përfundojmë. Unë dua të përfundojmë. Ju duhet të kuptoni, kam nevojë të fillojë, ne duhet të mbyllim marrëveshje.
Tatiana: Ajo vjen nga Johanesburgu, të hënën do të jetë këtu. Nga e marta në mëngjes…
Roni Yeffet: Por ajo nuk duhet të largohet deri në fundjavë.




