Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. GJKKO jep 50 vite burg për 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’! 10 vite e 8 muaj burg për Durim Bamin, dënohet edhe nipi i Astrit Avdylit dhe ish-efektivi Morina
Kronikë

GJKKO jep 50 vite burg për 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’! 10 vite e 8 muaj burg për Durim Bamin, dënohet edhe nipi i Astrit Avdylit dhe ish-efektivi Morina

• 15 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg 7 personazhe të njohur të botës së krimit, mes tyre të “fortin e Niklës” Durim Bami, nipin e Astrit Avdylajt, Aldo, si edhe ish-efektivi Altin Morina. Ata janë shpallur fajtorë për disa ngjarje kriminale të zbardhura në kuadër të dosjes “Revanshi” gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Dënimin më të lartë e mori Durim Bami. SPAK kishte kërkuar 14 vite burg, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. I forti i Niklës u shpall fajtor për tentativën për të vrarë ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, si edhe për kultivim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. GJKKO e ka shpallur të pafajshëm për akuzën që SPAK kishte ngritur ndaj tij, për tentativën për vrasjen e Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.

Read more:“S’kam qenë kurrë non grata”/ Berisha: Persekutorët e mi McGonigal, Yuri Kim, Blinken janë sot të padëshiruar nga SHBA-të

Për Jozi Krajën dhe nipin e Astrit Avdylajt, Aldo, të akuzuar se donin të vrisnin Durim Bamin, SPAK kishte kërkuar nga 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. GJKKO i dënoi secilin me nga 4 vite e 8 muaj burg, duke i shpallur fajtorë për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Oltion Zefi u dënua me 10 vite burg, nga 13 vite e 4 muaj që kishte kërkuar SPAK me gjykim të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe organizim të grupit të strukturuar kriminal.

Read more:Protesta e dhunshme te Kuvendi, gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! U godit dhe një gazetar në detyrë (EMRAT)

Edson Jozwik, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, u dënua me 8 vite burg, ndërsa SPAK kishte kërkuar 10 vite pas gjykimit të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ish-polici Henerigert Mitri u dënua me 5 vite e 4 muaj burg me gjykim tw shkurtuar, nga 6 vite që kërkoi SPAK. Ai u shpall fajtor për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Read more:Dosja ‘Revanshi’, SPAK kërkon 127 vite e 6 muaj burg për 12 të pandehur! Nga 15 vite për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

Ndërsa ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, nga 9 vite që kërkoi SPAK. Morina u shpall fajtor për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtje pa leje të armëve, ndërsa çështja për mbajtjen e municioneve luftarake u pushua.

Jozi Kraja 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg
Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli) 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg
Oltion Zefi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite burg
Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite burg
Henerigert Mitri 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite e 4 muaj burg
Durim Bami 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite e 8 muaj burg
Altin Morina 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more:Meta do dalë nga kafazi i qelqtë! Apeli i GJKKO-së: Gjatë seancave, do qëndrojë në krah të avokatit të tij

kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Lexo edhe
Kronikë

Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Tags: #Aldo Avdylaj #altin morina #Burg #droge #durim bami #edson jozwik #GJKKO #Henerigert Mitri #jozi kraja #oltion zefi #revanshi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 4 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK),…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 1 ditë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin