Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Dënimet duhet të kundërshtohen”/ Ish-presidenti Meidani: S’mund të heshtim ndaj padrejtësive. Aleatët perëndimore t’i përmbahen parimeve demokratike
Politikë

“Dënimet duhet të kundërshtohen”/ Ish-presidenti Meidani: S’mund të heshtim ndaj padrejtësive. Aleatët perëndimore t’i përmbahen parimeve demokratike

• 16 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-Presidenti i Shqipërisë gjatë kohës së luftës në Kosovë, Rexhep Mejdani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Hagës, që dënuan me 81 vite burg 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai theksoi se Kosova dhe populli i saj ishin viktima të dhunës së regjimit serb dhe se përgjegjësia individuale nuk duhet të ndikojë në vlerësimin e historisë së luftës dhe të pavarësisë së Kosovës.

Duke folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Perëndimin, Mejdani tha se mbështetja ndaj orientimit euroatlantik nuk nënkupton, sipas tij, heshtje përballë vendimeve që konsiderohen të padrejta.

Read more:FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Reagimi i Meidanit:

Kam qenë President i Republikës në vitet e vështira kur Shqipëria dhe populli i saj, hapën kufijtë dhe zemrën për vëllezërit e tyre shqiptarë të Kosovës që po dëboheshin nga shtëpitë dhe trojet e tyre nga milicët dhe paraushtarakët e regjimit represiv të Millosheviçit. E kam ndjerë këtë represion qysh prej viteve si pedagog i Universitetit të Prishtinës, sidomos në vitin 1981 e më pas kur jo vetëm nuk u lejuam për të vazhduar leksionet tona, por dhe na u bënë tepër të vështira kontaktet dhe komunikimet me studentët tanë. Si politikan dhe si Kryetar Shteti përjetova dhe shkallën më të lartë të egërsisë dhe represionit millosheviçian ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që kapi nivele të skajshme gjenocidale.

Aktgjykimi i sotëm në Hagë mban emrin e popullit të Kosovës, por asnjë gjyqtar i atij trupi gjykues nuk i përket Kosovës e nuk e kupton atë, dhe seanca nuk u mbajt as në tokën e saj. Kjo është pyetja që më mundon më shumë se vetë numri i tejzgjatur, pa arsye, i viteve. Në fakt, në ç’ emër flet një gjykatë e tillë, kur populli që ajo pretendon ta përfaqësojë s’ka zë e peshë brenda saj, por proteston jashtë saj apo sheshet e Kosovës? Aktgjykimi është i shkallës së parë; procesi vazhdon. Drejtësia e munguar duhet të jepet! Por, ama, duhet ta përfaqësojë vullnetin e popullit të Kosovës, jo ta zhgënjejë atë.

Read more:Protestuesi: Rama të shkojë në burg si Veliaj. SPAK të çojë në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut

Ajo që nuk vazhdon të diskutohet është konteksti historik: Kosova dhe populli i saj ishin viktimë e dhunës së shtetit serb, jo palë e barabartë me agresorin. Përgjegjësia individuale, nëse do të kishte, assesi nuk mund ta relativizojë atë fakt, as të vërë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë që Kosova i fitoi me çmim të jetëve njerëzore, veçanërisht të rinjve të saj. Këtë e kanë pranuar këto ditë, ashtu si dhe gjatë krizës kosovare, edhe mjaft zëra perëndimorë dhe kishin e kanë të drejtë.

Personalisht mendoj se asnjë vendim gjyqësor nuk mund t’ua heqë vendin që zënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në një nga kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare.

Read more:“Ditë e trishtuar për shqiptarët”, Meta për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Kosova bëri luftë të shkëlqyer për çlirim

Në atë kohë, kur liria e Kosovës dhe paqja e rajonit ishin ende një ideal pa siguri, ata guxuan të merrnin mbi supe barrën historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre, në një moment kur çdo gjë rrezikohej e asnjë sukses nuk ishte i garantuar.

Unë e pashë atë rrezik nga afër, në kohën time si President, në pamjet e trishtueshme të dëbimeve me forcë dhe vrasjeve masive. Po ashtu, i kam njohur ata si djem, si luftëtar e udhëheqës trima, me emocionin rinor dhe gatishmërinë për sakrificë, dhe aspak si njerëz të aftë për veprimtari kriminale, që u përshkruhen sot.

Read more:Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide

Sot mendoj për këta katër burra dhe për familjet e tyre, që prej gati gjashtë vjetësh mbajnë peshën e këtij procesi, teksa vazhdojnë ende luftën dhe sakrificën e tyre për të garantuar një Kosovë të lirë. Jam pranë tyre, siç kam qenë e do të jem gjithmonë.

Shqipëria e zgjodhi rrugën perëndimore që në vitet e para të demokracisë, dhe unë e kam mbështetur atë zgjedhje si qytetar e President.

Read more:VIDEO/ Nesër vendimi për ish-krerët e UÇK-së, qindra shqiptarë me flamuj kuq e zi mblidhen në Hagë

Por besnikëria ndaj asaj rruge nuk kërkon heshtje kur diçka na duket e padrejtë. Kërkon që t’u kërkojmë aleatëve tanë Perëndimorë që t’u përmbahen, në çdo rast dhe për çdo popull, sado i vogël qoftë ai, parimeve mbi të cilat është ngritur demokracia, mbi të gjitha: liria, barazia dhe drejtësia për të gjithë, pa përjashtim.

Prandaj besoj se këto dënime duhet të kundërshtohen deri në shkallën e fundit, me çdo mjet ligjor në dispozicion. Madje, Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë, në formën e sotme, nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që s’e njeh si të vetin.

Lexo edhe
Politikë

Tabaku: “Balluku” dhe ‘Kayo” s’janë të izoluar, parlamenti përdoret për të mbrojtur korrupsionin

Politikë

VIDEO- “O shokë më besoni, më ndihmoni!”/ Ministrja Spahiu bën premtimin e fortë: Në janar 2027 sjell Pet Scan-in ose jap dorëheqjen!

Tags: #ama #Burg #Demokracia #Hagë #Hashim thaçi #Jakup krasniqi #Kadri veseli #Kosova

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tabaku: “Balluku” dhe ‘Kayo” s’janë të izoluar, parlamenti përdoret për të mbrojtur korrupsionin
  • VIDEO- “O shokë më besoni, më ndihmoni!”/ Ministrja Spahiu bën premtimin e fortë: Në janar 2027 sjell Pet Scan-in ose jap dorëheqjen!
  • “KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s
  • Debati për pagat e magjistratëve/ Tabaku: Tronditje në themelet e shtetit nga qeveria, nuk negociohet me Kushtetutën!
  • Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Berisha akuza Ramës: Po fshihet! Ka bërë punët e Vuçiçit për ‘Kosovën’
Nga të njëjtat tag-e
  • Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes së PS (VIDEO)
  • “Rama thikë pas shpine Kosovës”, Noka me tone të larta: Për interesa të kujt bëri presion në Prishtinë për të ngritur Specialen?
  • Shtyhet seanca për dosjen ‘Meta’/ Erion Bani nuk tërhiqet nga rregullorja, i drejtohet avokatëve: Nëse nuk vini në gjyq, do gjobiteni
  • Dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Kuvendi del me deklaratë të përbashkët, Peleshi: Moment i dhimbshëm!
  • Ndërtuesi tjetërsoi 1143 hektarë tokë në Fier, vihet në pranga bashkë me dy ish-drejtorët e Kadastrës! Sekuestrohen toka dhe 150 mijë euro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 9 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 7 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Mjaft më me tifozllëk politik!” – Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Tabaku: “Balluku” dhe ‘Kayo” s’janë të izoluar, parlamenti përdoret për të mbrojtur korrupsionin

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se Kuvendi po përdoret për të mbrojtur korrupsionin. Në një intervistë për…

• 26 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

VIDEO- “O shokë më besoni, më ndihmoni!”/ Ministrja Spahiu bën premtimin e fortë: Në janar 2027 sjell Pet Scan-in ose jap dorëheqjen!

Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, ka bërë sot në Kuvend një premtim. Ajo u shpreh se Pet Scan-i…

• 26 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij për gazetarët tha se KAYO është një skandal i…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by