Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Eliani i vogël pret mësuesen te rruga e malit’, drejt mbylljes shkolla me histori 82-vjeçare në Seniçan të Këlcyrës! Sot kanë mbetur vetëm 3 nxënës
Sociale

‘Eliani i vogël pret mësuesen te rruga e malit’, drejt mbylljes shkolla me histori 82-vjeçare në Seniçan të Këlcyrës! Sot kanë mbetur vetëm 3 nxënës

• 16 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

KELCYRE– Ndodhemi në shkollën 9-vjecare në fshatin Seniçan gati 25 km nga qyteti i Përmetit. Një fshat i cili dikur ka patur 150 banorë, sot numëron vetëm 15 familje, me 2-3 anëtarë. Shkolla ka vetëm tre nxënës. Një prurje në klasën e parë, një në klasën e katërt dhe një në klasën e nëntë.

Për të ardhur në shkollen e fshatit Seniçan, fëmijëve u duhet të përshkojnë 20 minuta rruge në kembe, e cila është tejet e veshtirë, e paasfaltuar.

Elian, është i vetmi nxënës i regjistruar në klasë të parë, dhe shok banke ka të vëllanë, Alesion, nxënës i klasës së 4-t.

Read more:‘Territorialja’/ Këshillat bashkiakë të Këlcyrës e Klosit i thonë ‘jo’ shkrirjes së bashkive! Protestë edhe në Fushë-Arrëz dhe Divjakë

“Rruga është 20 minuta me këmbë. Rruga është e keqe. Me vështirësi se është shumë larg”, tha vogëlushi.

Vështirësia është e madhe dhe për mësuese Majlinden qe vjen çdo ditë nga Përmeti.

“Vij nga Përmeti në këtë fshat malor të cilin nuk e njihja më parë. Domethënë nuk kisha ardhur më parë, nuk më kishte shkelur këmba. Vështirësia për mua është e madhe . Një rrugë goxha e vështirë për t’u bërë me këmbë dhe aq më tepër që jam vetëm. Edhe nxënësit gjithashtu në një pjesë të rrugës i gjej ne rrugë se kanë shtëpitë ketej. Ata më presin aty dhe vijmë bashkë në shkollë afro 20 minuta në këmbë në një rrugë malore. Djali më i vogël në klasë të parë mezi ecën”, shprehet mësuese, Majlinda Kaçi.

Read more:Tiranë/ Shkolla ‘Edith Durham’ gati për vitin e ri shkollor, hapësira të reja dhe kushte moderne për nxënësit

E hapur 82 vite më parë, shkolla e Seniçanit në bashkinë e Këlcyrës rrezikon të mbyllet vitin e ardhshëm, pasi ka mbetur vetëm 1 nxënës në klasën e 9-të.

“Në shtatorin e 2021 këtu ishin tre nxënës, kurse sot në shtatorin e 2026-s është vetëm një nxënës në klasën e nëntë dhe me shumë mundësi, me shumë gjasa shtatori i 2027-s këtu mbyllet si shkollë. Pra nuk ka më arsim ë nëntëvjeçar, ngelet vetëm arsimi fillor me një nxënës”, tha Xhuliano Xhaferraj mësues.

Read more:Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO)

Ai i jep të gjitha lëndë mësimore nxënësit të tij te vetëm.

“E vërteta është që mësimi në zonat rurale nuk realizohet në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme. Ka vështirësi të jashtëzakonshme jo vetëm për mësuesin, por dhe për nxënësin. Një nxënës i cili bën mësim në një zonë rurale nuk e merr siç duhet atë që i takon prej shtetit për arsimin e detyrueshëm, sepse ai nuk do vetëm një mësues për një lëndë, por duhen mësues për të gjitha lëndët. Pra nxënësit sigurisht që do ketë mangësira pavarësisht se mësuesit e fshatrave bëjnë maksimum”, tha më tej mësuesi.

Rënia e numri të nxënësve ka ardhur si pasojë e emigrimit. Vetë banorët tregojnë problemi me i madh eshte rruga e paasfaltuar, sidomos ne 6 km e fundit.

Read more:Sulejmani: Gjendja në arsim nuk është për t'u lavdëruar, VLEN ka politika konkrete

“Keq është rruga. Tani ne kemi bërë disa përpjekje edhe vetë me ca fonde të vogla. Rruga është për turp. Gropa gropa. Ne nuk vëmi dot një ditë në Këlcyrë se makinat nuk futen ketu. Vetem makinat e larta. 6 km e fundit te rruges pershkohen vetem ne kembe. Kemi hedh vete cakull po nuk ben se prishet. Duhet shtruar me asfalt”, thane banorët.

Drama e shpopullimit ka prekur të paktën 12 fshatra të Përmetit dhe Këlcyrës, ku numri i fëmijëve në klasa ka rënë në mënyrë drastike.

Lexo edhe
Sociale

Zhbllokohen procedurat/ Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve

Sociale

Temperatura deri në 32 gradë celsius, por në zonat malore priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Tags: #Arsimi #Arsimi fillor #Banorët #djali #Gjirokaster #kelcyre #Majlinda Kaçi #nxenes #Seniçan #shkollë #shpopullimi #Xhuliano Xhaferraj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zhbllokohen procedurat/ Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve
  • Temperatura deri në 32 gradë celsius, por në zonat malore priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • ‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)
  • Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe
  • Nisin punimet për ndërtimin e bypassit të Elbasanit, ministri Karakaçi: Autostradë e kategorisë A, do i japë zgjidhje të qëndrueshme problematikës së trafikut në zonë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ 48 ditë protestë, banorët kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Divjaka bashki! Hiqni dorë nga projekti
  • Qytetarët e Maliqit kundër shkrirjes së bashkisë/ Debate të ashpra më Ramën: Nuk e duam bashkimin me Korçën
  • 47 ditë protestë në Divjakë, banorët kundër propozimit të PS-së për shkrirjen e bashkisë: Nuk heqim dorë nga revolta
  • Dëgjesat për ndarjen territoriale/ Divjaka kundër shkrirjes me Lushnjën, Gorreja: Po vendosin vetëm mbi një “fotografi” të 2025
  • Shpopullimi/ Vetëm 5 nxënës në shkollën e Linajt në Malësi të Madhe! Asnjë fëmijë në ciklin fillor, emigracioni boshatis klasat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Zhbllokohen procedurat/ Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve

Bashkia e Tiranës njofton se ka marrë në dorëzim apartamente dhe njësi shërbimi në Njësinë Administrative nr. 11,…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Temperatura deri në 32 gradë celsius, por në zonat malore priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Shqipëria do të ndikohet këtë të mërkurë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)

“S’mundem më, kam nevojë për psikolog!” Kjo është thirrja e dëshpëruar e 34-vjeçares, e cila i rri tek…

• 15 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by