Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Nxitën nxënësit për bojkot, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit! Detyrim paraqitjeje për Jataganin, përhapi panik për terrorizëm në shkolla
Kronikë

Nxitën nxënësit për bojkot, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit! Detyrim paraqitjeje për Jataganin, përhapi panik për terrorizëm në shkolla

• 17 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme arrestimet dhe liroi nga qelia 12 protestues të vënë në pranga ditën e parë të nisjes së shkollave teksa i bënë thirrje nxënësve të bojkotonin mësimin. Jashtë gjykatës së Tiranës, një grup protestuesish qëndruan në mbështetje të personave që kishin dalë para togave të zeza.

Tubimi nisi në orën 07.00 të mëngjesit të 14 shtatorit, me një grup të vogël protestuesish që para gjimnazit “Qemal Stafa” u ndalën me thirrje ndaj nxënësve për t’iu bashkuar tubimit. Policia tha se pati cenim të perimetrit të sigurisë në shkollë dhe i referoi materialet në prokurorinë e Tiranës për veprën penale “shtyrje e të miturve në krim”, por sot, gjykata i liroi.

Mes 12 të arrestuarve ishte dhe një prej organizatorëve kryesore të protestave anti-qeveritare, Visuar Dalipit, dhe një përfaqësues i Diasporës, Artan Daci. Gjatë shoqërimeve u shënua dhe një incident, goditja me grusht në bark e një protestuesi që solli pezullimin e policit.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për për 47-vjeçarin Mandi Jatagani, i cili hapi panik për terrorizëm po ditën e parë të shkollës, para se nxënësit të paraqiteshin në shkollën 9-vjeçare Emin Duraku. Ai ngriti një skenar hipotetik, duke thënë se shkolla ka material polisterol, që sipas tij zjarrit mund të bjerë lehtësisht dhe të rrezikojë të gjithë fëmijët, edhe të tij, që shkojnë në të njëjtën shkollë.

Prokuroria kishte kërkuar masën “Arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës Jatagani deklaroi se do ta përsëriste veprimin nëse nuk hiqeshin materialet e polisterolit nga shkollat, të cilat sipas tij janë të rrezikshme.

Read more:Protesta te ‘Rruga e Durrësit’, 12 të arrestuar dhe 15 nën hetim! Policia: Ndaluan pranë një gjimnazi dhe bënë thirrje për bojkot të mësimit (EMRAT)

Protestuesit që u liruan
Visuar Dalipi
Ermelind Kuka
Dorjan Balla
Artan Daci
Ervis Beqaj,
Ramazan Dauti
Bekim Imeraj
Axhim Micalliu
Aleandro Ahmetsulaj
Ridvan Kamberi
Klodian Bajrami
Enrik Xhemalaj
Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:56

Përhapi panik për terrorizëm në shkolla, detyrim paraqitjeje për protestuesin! Jatagani: Do ta bëj sërish nëse nuk hiqen materialet polisterol

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për Mandi Jataganin, i cili përhapi panik për terrorizëm në shkolla.

Prokuroria kërkoi masën “Arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë, 47-vjeçari ka deklaruar se nëse nuk hiqen materialet e polisterolit nga shkollat, që sipas tij janë të rrezikshme, do të bëjë përsëri të njëjtën gjë.

Mandi Jatagani u arrestua nga hetuesit e Antiterrorit për veprat penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”.

Lexo edhe
Kronikë

Nxitën nxënësit për bojkot, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit! Detyrim paraqitjeje për Jataganin, përhapi panik për terrorizëm në shkolla

Kronikë

Protestuesit bllokojnë rrugët në Tiranë, përmbysin koshat e plehrave! Sulm me vezë e shishe uji policëve, disa të shoqëruar (VIDEO)

Tags: #Aleandro Ahmetsulaj #Artan Daci #Axhim Micalliu #Bekim Imeraj #dorjan balla #Enrik Xhemalaj #Ermelind Kuka #Ervis Beqaj #Klodian Bajrami #protestat kunder qeverise #Ramazan Dauti #Ridvan Kamberi #Tirane #Visuar Dalipi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nxitën nxënësit për bojkot, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit! Detyrim paraqitjeje për Jataganin, përhapi panik për terrorizëm në shkolla
  • Protestuesit bllokojnë rrugët në Tiranë, përmbysin koshat e plehrave! Sulm me vezë e shishe uji policëve, disa të shoqëruar (VIDEO)
  • Tensione në protestë/ Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë, sulmojnë me vezë e shishe policët, disa të shoqëruar (VIDEO)
  • Tensione në protestë/ Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë, sulmojnë me vezë e shishe policët, disa të shoqëruar (VIDEO)
  • Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes së PS (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Balluku, mbesa e vrasësit serial”, Berisha: Nëse Rama e lëshon, Lubia e rrëzon
  • Nxitën nxënësit për bojkot, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit! Detyrim paraqitjeje për Jataganin, përhapi panik për terrorizëm në shkolla
  • Protestuesit bllokojnë rrugët në Tiranë, përmbysin koshat e plehrave! Sulm me vezë e shishe uji policëve, disa të shoqëruar (VIDEO)
  • VIDEO/ Protestuesit përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD
  • Tensione në protestë/ Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë, sulmojnë me vezë e shishe policët, disa të shoqëruar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 9 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 8 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Mjaft më me tifozllëk politik!” – Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Nxitën nxënësit për bojkot, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit! Detyrim paraqitjeje për Jataganin, përhapi panik për terrorizëm në shkolla

Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme arrestimet dhe liroi nga qelia 12 protestues të vënë në pranga…

• 45 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Protestuesit bllokojnë rrugët në Tiranë, përmbysin koshat e plehrave! Sulm me vezë e shishe uji policëve, disa të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË– Prej orës 10:00, qytetarët janë mbledhur në protestë, e cila është zhvendosur në disa rrugë të ndryshme…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Tensione në protestë/ Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë, sulmojnë me vezë e shishe policët, disa të shoqëruar (VIDEO)

Prej orës 10:00 protestuesit janë mbledhur jashtë kuvendit në protestë. Deputetët arritën të futen në ambientet e Kuvendit…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by