Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Mirë se të na kapësh në shpifje”/ Korreshi sfidon kryebashkiaken Sefa: Hajde t’ua tregojmë të gjithëve të vërtetën për zjarrfikësen e Lushnjës
Politikë

“Mirë se të na kapësh në shpifje”/ Korreshi sfidon kryebashkiaken Sefa: Hajde t’ua tregojmë të gjithëve të vërtetën për zjarrfikësen e Lushnjës

• 19 Shtator, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, së bashku me kryetarin e grupit lokal të këshilltarëve të PD, Klement Çela, kanë sfiduar publikisht kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefa, për të verifikuar nga afër kushtet e repartit zjarrfikës dhe investimet e Bashkisë Lushnje.

Korreshi i kërkoi Sefës të shkojë në ambientet e zjarrfikëses dhe të përballen aty me pretendimet e bëra nga të dyja palët, duke deklaruar se është në dispozicion gjatë gjithë fundjavës.
Në fokus të deklaratave ishin edhe pagat e punonjësve, investimet e parashikuara nga bashkia, procedurat për projektet e reja, si dhe numri dhe gjendja e mjeteve zjarrfikëse.
Klement Çela ngriti pikëpyetje mbi realizimin e investimeve të miratuara në buxhetet e viteve të fundit, duke përmendur disa projekte në lagje të ndryshme të Lushnjës që kanë nisur me vonesë ose nuk kanë përfunduar. Korreshi e mbylli deklaratën me një tjetër ftesë për kryebashkiaken Sefa: “Ne po të presim. Hajde na trego të vërtetën. Mirë se të na kapësh në shpifje.”

Videomesazhi i plotë:
Mirëmëngjes kryetare! Ne që na the mashtrues, kemi qejf që të mashtrojmë te vendi i punës, atje ku fillon e bëhet mashtrimi. Tani ne po të bëjmë një ftesë, unë jam me kryetarin e grupit lokal, të këshilltarëve, të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike, po unë kam qejf t’i them parlamentar të qytetit. Ja ku është Keli. Ne, që s’na kishte informuar, edhe ne do t’i shpjegojmë lushnjarëve. Po së pari ne kemi ardhur do të bëjmë një ftesë: A keni kurajën ju, zonja kryetare Eriselda Sefa, se s’të kisha përmendur emrin dhe unë do të drejtohem me emër se kanë thënë që jam burrë i shquar, po, e tani po bëhem dhe unë serioz. A ke ti guximin, kurajën, të vish këtu dhe të shikosh ambientet bashkë me mua, ato që ke nxjerrë në video? Unë të bëj ftesë dhe jam gjithë ditën në dispozicionin tënd për të ardhur dhe për t’ja treguar lushnjarëve dhe Shqipërisë, nëse ato video që u ke nxjerrë ti dje, se janë të djeshmet, përputhen. Sot po ndërrojmë flamurin këtu, e shikon apo jo? Se as flamurin nuk e ndërroni, sot po e ndërrojmë. Tani unë po të pres. Jam duket duke të pritur nëse ti ke guximin të vish dhe të shikosh bashkë me mua. A ke guximin? Hajde ta shikosh. Dhe t’ja tregojmë të gjithëve. Së dyti, ke thënë që ti ke miratuar në fillim të vitit dhe mua s’më kanë informuar… Ose, e para njëherë duhet t’i tregoje lushnjarëve se ato tre vitet e fundit, ti nuk ke tre vite në bashki. Ti ke edhe një mandat përpara të pjesshëm, por ke edhe ca mandate si nënkryetare e bashkisë Lushnje, por dhe më përpara ke edhe ca të tjera. Edhe e di kush janë, ca të tjera? Më përpara, ke qenë dhe drejtuese e shefe kabineti, ke vite, vite, vite, vite të tëra në atë bashki. Edhe thua 20 vite, se kemi ne bashkinë që nga 2007-a. 19 vite. Kjo është situata që ti për pesë, gjashtë vite apo shtatë apo tetë apo jeta jote në bashki si drejtuese, funksionare e lartë, e ke lënë në këtë derexhe? E dyta, përsa i përket investimit. Ke thënë, në fillim vitin ne kemi, edhe s’e kanë informuar deputetin. A mund të na informosh, ke guximin t’i informosh lushnjarët e tu, a ke nisur ti një procedurë tenderimi për këtë? Dhe kur? E dyta, a ke guximin t’u thuash lushnjarëve, a ke bërë një leje ndërtimi ti? Dhe kur? Dhe të na e tregosh. Dhe tani t’i them, meqë shoku, miku i gjithë lushnjarëve dhe përfaqësuesi i këshilltarëve të Partisë Demokratike të them, a ka pasur raste ku ndër vite Këshilli Bashkiak ka miratuar në fillim të vitit vlera investimesh dhe pastaj s’ka bërë gjatë vitit?

Read more:Tiranë/ Hapësirat e pashfrytëzuara në shërbim të komunitetit! Nga shkurret në kënd lojërash, banorët kërkojnë investime

Klement Çela: Atëherë, meqë kryetarja e kishte merak këtë pjesën e investimeve dhe na e shet si arritje të madhe që, unë thotë, kam miratuar listën e investimeve në fillim të vitit dhe në buxhetin e këtij viti. Na ka ndodhur dhe po i hedhim një sy të gjithë listave të investimeve për çdo vit, të paktën në këto dy-tre vitet e fundit meqë e ka merak kryetarja dhe më rezulton se shumica prej këtyre investimeve në thonjëza ose vetëm kanë filluar, ose s’kanë filluar fare. Ose një pjesë e madhe, për shembull, si investimi tek tregu tek Ypsiloni apo lagjja Skënder Libohova, ishte që në buxhetin e vitit të kaluar, në listën e investimeve, dhe më rezulton akoma që jo vetëm s’ka përfunduar, por akoma s’ka filluar. Prandaj, si kjo apo rruga në lagjen 18 Tetori në Saravë, që duhet të kishte përfunduar që në mars, s’ka përfunduar akoma. Tani mos na shesë mend kryetarja të na thotë që ne kemi miratuar investime, kemi miratuar listën e investimeve dhe nga krahu tjetër, këto investime vetëm fillojnë. Ja kam thënë dhe në mbledhjen e këshillit që vetëm fillojnë, mbarimi i tyre nuk duket gjëkundi. Aq më tepër që na pret, lushnjarët, qytetarët lushnjarë, na presin investime që edhe nuk janë planifikuar këtu. Por këto investime po bëhen dhe ka filluar fasada e vitit elektoral. Ka filluar që të presë shiritat për fillimin e punimeve, por punimet lihen rrugës. Ka rrugën e Golemit, ka një sërë investimesh të tjera. Do i miratojmë dhe këtë në mbledhje e Këshillit Bashkiak, por ende nuk kemi një procedurë konkrete, ende nuk kemi ato ekskavatorët që të fillojnë punimet. Apo dhe rruga këtu në lagjen ku ne ndodhemi, Xhevdet Nepravishta. Kështu që, përpara se të përmendi grupin e këshilltarëve apo opozitën, kryetarja e bashkisë duhet të shikojë njëherë veten, duhet të shikojë njëherë që bën vetëm fasadurina dhe mbyll vetëm sytë dhe bën sikur po investon shumë, por nga krahu tjetër, të unë e ftoj që të bëjë një video me të gjitha ato problematika që ka qyteti. Ose nëse nuk e ka ajo, do ia bëjmë ne të mundur ta shikojmë se cilat janë investimet e saj dhe sa nevojë ka ky qytet për atë.

Saimir Korreshi: Edhe një gjë, je dakord ti Keli ta presim, të na i tregojë ambientet që kemi mashtruar?

Klement Çela: Pa diskutim, jemi këtu në pritje.

Read more:Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë

Saimir Korreshi: Tani Keli më thotë që po, i keni miratuar ato fondet, por derisa është dërguar mesazhi nga punonjësit këtu, lekët nuk i kishin marrë dhe nuk janë marrë.

Klement Çela: Përsa i përket pagës po, është miratuar, por ende…

Saimir Korreshi: Dakord. Kështu që ai mesazhi është siç ma ka çuar personi që punon këtu tek ju. S’kanë kaluar lekët. Procedurat pse i vononi ju, ajo është puna juaj. Ne themi s’kanë kaluar lekët. Kjo është e vërteta. Ato që na vijnë ne i transmetojmë. Kështu që edhe ato video, nëse ti ke kurajën, guximin dhe të na tregosh, ne po të vihemi në dispozicion që të dalim mashtrues. Po të vihemi në dispozicion që ti të na diskreditosh brenda këtu dhe të na tregosh. Dakord? Ne po të presim.

Read more:Sot seancë plenare/ 5 ministra japin llogari në Kuvend; vendoset edhe për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, ç’përmban Rendi i Ditës

Klement Çela: Dhe përsa i përket këtu, investimet këtu na paraqet vetëm listën e investimeve…

Saimir Korreshi: Jo, jo, edhe ambientet, se ambientalistët e dinë, se na dolën ambiente të bukura andej nga ujësjellësi, po këtu… A, së dyti, se e harrova. E keni marrë gjë çertifikatën e pronësisë atje? Me çfarë mendimi këshilli keni kaluar që ai truall do të përdoret për…

Klement Çela: S’ka filluar asnjë procedurë. Është vetëm në plan.

Read more:Pagat e gjyqtarëve/ Rama në Kuvend: Dy suksese të reformës në drejtësi janë SPAK dhe GJKKO, KLGJ dhe KLP faliment

Saimir Korreshi: Kështu që, së pari njëherë, si juridik se… duhet të pyesni atë juridikun atje, duhet të marrësh çertifikatën e pronësisë, mbi atë tokë që ti na nxorre dje fotografi që ja tregoje barin jeshil për perde, dhe së dyti, kush e ka vendosur, cila instancë ka vendosur që ajo tokë do të vendoset edhe do të miratohet për ndërtimin e FSHZH-së? Dakord? Se ke miratuar 34 milionë lekë. Për çfarë, për garazhe? Se këta duan fjetore, duan vendqëndrim, duan tualete, duan mensë, se janë në shërbim 24 orë. Apo vetëm për garazhe që të jenë atje? Na shpjego dhe këtë pjesë.

Klement Çela: Të të shtoj edhe diçka tjetër. Se dëgjova se tha kemi shtuar flotën e zjarrfikëseve me tre zjarrfikëse të reja. A thua këtu janë nja 30 dhe ka shtuar tre të reja. Ndërkohë që këtu janë dy zjarrfikëse e gjysmë. As e gjysmë jo, sepse njëra 200 litra ujë mban.

Saimir Korreshi: Mos ka dhuruar ndonjëri…

Read more:Policia Bashkiake aksion në Durrës, liron parkimet e zëna forcërisht në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit

Klement Çela: Këtë, jo më larg se mbledhjen e kaluar, kam pyetur përgjegjësin e shërbimeve dhe më ka thënë që ne kemi tre mjete në punë. Dy të mëdha dhe kjo e vogla. Kështu që mos na shit mend dhe na thuaj sikur ke 100 zjarrfikëse në punë. Këto tre i ke, laji thaji gjithë këto 30 vite që je në bashki.

Saimir Korreshi: Numrat tanë, i ke. Po si ke, t’i thuaj punonjësve t’i gjejnë. Ne jemi në dispozicion gjithë fundjavën, të na tregosh se këtu është ashtu siç duhet dhe si na paraqitet jemi ne mashtrues. Ne të presim, të hyjmë te qenefet, ne të presim ty të ambientet. Po të presim sot, inshAllah ti s’ke ndonjë weekend diku tjetër, por ne po të presim. Presim, ne s’kemi problem. Ne jemi në pritje. Këtu jemi, se ne shpifim. Hajde na trego të vërtetën. Mirë se të na kapësh në shpifje. Ne po të presim, sot shtunë, të diel, po sot, sot ka vlerë. Pastaj llaç e allçi ke ti, po pse s’e ke bërë deri tani është puna. E po presim, se kemi tre-katër vjet që themi duhen këto… një mjet zjarrfikëse. Dhe ti ke qenë kryetare gjithë kohës. Meqë na përmende me emër mua dhe Kelin, ne jemi këtu, po të presim të na e tregosh live gjithë lushnjarëve. Në pritje të kryetares.

Lexo edhe
Politikë

“S’janë sardele!”/ Zhupa denoncon kushtet në kopshte dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë! Bashkia të marrë masa urgjente!

Politikë

“Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë

Tags: #Fokus #Fotografi #Investime #Lagje #Live #lushnje #ndërtimi #pagat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “S’janë sardele!”/ Zhupa denoncon kushtet në kopshte dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë! Bashkia të marrë masa urgjente!
  • “Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë
  • Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën
  • 61 bashki, 312 njësi administrative/ Raporti zbardh problemet që duhet të adresojë Reforma Territoriale
  • Qytetarët nuk e ndalin aksionin dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mbahet sot protesta e 112-të
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- 111 ditë rezistencë/ Nga sheshi “Skënderbej” qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ramën
  • “Revolta e zhveshur”/ Leonard Bombaj përballë administratës: Dezinformimi shërohet vetëm me të vërteta brutale (VIDEO)
  • “Balluku nuk shkel më në Kuvend”, Këlliçi tregon “prapaskenat” te “Minuta e parë”: Ja pse Rama erdhi në mesnatë për votimin
  • Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, magjistratët nuk tërhiqen: E çojmë në Kushtetuese
  • “Minj, insekte, lagështirë”/ Korreshi ndan pamjet tronditëse nga stacioni zjarrfikës në Lushnje, punonjësi denoncon: Nuk na japin as rrogat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat e drejtësisë/ Parlamenti miraton propozimin e PS, rrogat e magjistratëve rriten 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“S’janë sardele!”/ Zhupa denoncon kushtet në kopshte dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë! Bashkia të marrë masa urgjente!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar nga Saranda situatën në disa kopshte dhe çerdhe në nisje…

• 50 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e lidhi rritjen e kostos së jetesës me korrupsionin dhe mënyrën si…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën gjatë turit të…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by