Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve
Sociale

SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve

• 20 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mes majave të larta të Alpeve, aty ku gjelbërimi i egër takohet me ujin e kristaltë, stinët kanë një tjetër ritëm. Valbona është zgjuar. Rrugët mbushen me vizitorë dhe bujtinat e vjetra hapin dyert për të treguar shpirtin e Tropojës.

Në këtë peizazh ku çdo gur ka një histori, takojmë Ervin Demushin. Ai është nga Gegëhyseni. Prej 25 vitesh, jeta e tij dhe e familjes lidhet nyje me këtë luginë. Mbi tokën e të parëve, ata kanë ngritur një biznes dhe një ëndërr.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr e jona për të ndërtuar diçka këtu. Që në fëmijëri, unë dhe motrat kemi parë babain që ka qenë gjithmonë optimist për këtë vend, e ka dashur dhe e ka mbrojtur shumë natyrën e kësaj zone si nga djegiet edhe nga prerjet e pyjeve.” shprehet Ervini.

Read more:Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!

Për të, dita nis mes tingujve të natyrës dhe përfundon pranë oxhakut, duke u shërbyer miqve fli e produkte zone.

“Kjo zonë quhet Bjeshkët e Krasniqes. E kemi të trashëguar nga të parët tanë. Dhe kjo pjesë ku ndodhemi quhet Ziçi i Valbonës. Çdo majë e kam shëtitur sepse ne kemi bjeshkë të mrekullueshme. Janë Çeremi, Dobërdoli, Tërkuzi e shumë të tjera të cilat realisht janë të mahnitshme. Unë shpesh herë bëj hiking me turistët dhe gjithmonë ndaloj për të bërë fotografi. Çdo muaj ke mundësi të shohësh diçka të re.” tregon 31 vjeçari.

Read more:Audiopërgjimet e Ron Yeffet, Artan Hoxha: Balluku shkoi vetë te “Delvina Gas” me kupolën drejtuese të institucioneve dhe udhëhoqi aksionin e bllokimit

Por jeta e Ervinit është e ndarë mes dy botëve. Pasi përfundon turnin e tij në HEC-in e Fierzës, ku punon prej gjashtë vitesh, ai nxiton drejt Valbonës.

“Kam mbaruar inxhinieri mekanike. Aktualisht jam punonjës pranë Hec-Fierzë, krahas punës atje kemi 5-6 vite që kemi ngritur këtë biznes familjar me disa bujtina duke u përpjekur që të ringjallim sadopak traditën tonë. Sepse turistët e huaj janë shumë të interesuar për historinë, kulturën, gatimet tradicionale. Ata nuk vijnë për luks por veçanërisht për mikpritjen e banorëve të zonës” tregon Ervin Demushi.

Read more:“U largua nga qeveria pas represionit mbi protestat qytetare”/ Deputeti belg takon Marjana Koçekun: Mëshiron zërin e shqiptarëve për Shqipëri moderne

Pikërisht kjo mikpritje bën që vizitorët të mos mjaftohen me një vizitë. Shumë prej tyre kthehen sërish, të dashuruar pas traditës që përcillet brez pas brezi.

“Kemi ardhur nga jugu i Francës. Do të qëndrojmë ca ditë këtu. Më pas do të ikim në Itali për një javë. Është shumë e rëndësishme të qëndroni e të mos konsideroheni emigrant, por të shijoni bukuritë e gjithçka tjetër këtu. Të vazhdoni ruajtjen e traditës si mbarështimi i deleve apo dhive, gatimet tradicionale. Nëse të gjithë ikin, këtu nuk do të mbetet njeri” thotë një turist francez.

Read more:Dibër/ E mitura u mbyt nga shkarkimet e HEC-it në Drinin e Zi, Prefekti: Do t’i kërkojmë Maqedonisë së Veriut të vendosë orare për hapjen e portave

Në një kohë ku largimi është kthyer në rregull, Ervini zgjodhi të jetë përjashtimi. Ai nuk i ktheu shpinën vendit të tij. Nga puna në Fierzë te bujtina në Valbonë, ai po dëshmon se më e bukura për këto male nuk është ajo që shihet sot. Është ajo që po ndërtohet për të nesërmen.

“Ka zhgënjime të shkaktuara nga burokracitë shtetërore që të bëjnë pesimist, por duke parë anën e zonës sonë që karakterizohet nga dashuria për këtë vend e për këtë ambient, pjesën e zhgënjimeve kemi mundur ta kalojmë. Të rinjve mund t’i them vetëm dy gjëra: duajeni vendin dhe mundohuni që t’i ofroni diçka. Nëse vërtet e dëshiron diçka secili mund të arrijë qëllimin. Ne jemi ende në fazat e para, por shpresojmë të ecim përpara sepse sot janë mundësitë. Për më tepër që turizmi në Shqipëri do të jetë akoma edhe më i kërkuar nga turistët e huaj në të ardhmen.” shprehet Ervin Demushi nga Ziçi i Valbonës.

Lexo edhe
Sociale

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Më 21 dhe 22 shtator bllokohet qarkullimi, kufizimi nga ora 23:00-05:00! Trafiku devijohet në rrugët dytësore

Sociale

‘Jetojmë në një shtëpi dhe flasim me WhatsApp’, ekspertët japin alarmin për varësinë nga teknologjia: Telefoni po dëmton zhvillimin e fëmijëve, prindërit të vendosin kufij

Tags: #Biznes #bujtina #Dashuria #ervin demushi #Fotografi #HEC #itali #Kukes #valbone

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Më 21 dhe 22 shtator bllokohet qarkullimi, kufizimi nga ora 23:00-05:00! Trafiku devijohet në rrugët dytësore
  • ‘Jetojmë në një shtëpi dhe flasim me WhatsApp’, ekspertët japin alarmin për varësinë nga teknologjia: Telefoni po dëmton zhvillimin e fëmijëve, prindërit të vendosin kufij
  • Artistët kundërshtojnë pr.ligjin për trajtimin financiar! Firmoset peticioni, “Jo skemë financiare pa status artisti”!
  • Rindërtimi, 650 familje në Kombinat presin banesat! Koçiu: Të përshpejtohet ritmi! Demo: Financim nga buxheti për përfundimin e procesit (VIDEO)
  • Zjarrfikësit e Vlorës takojnë drejtuesit e Bashkisë, dorëzojnë 5 kërkesa për pagat dhe orët shtesë: Zbatoni të drejtat që na takojnë me ligj (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”
  • “Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që ha burra dhe po përpin pushtetin
  • “Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që po përpin pushtetin dhe njerëzit
  • “Mirë se të na kapësh në shpifje”/ Korreshi sfidon kryebashkiaken Sefa: Hajde t’ua tregojmë të gjithëve të vërtetën për zjarrfikësen e Lushnjës
  • “U largua nga qeveria pas represionit mbi protestat qytetare”/ Deputeti belg takon Marjana Koçekun: Mëshiron zërin e shqiptarëve për Shqipëri moderne
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 394 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Sarandë, ‘Tani i Rruzhdiut’ ekzekutohet sapo u ul për kafe, autorët me motor e skafandra, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për një plagosje në 2025-ën 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Më 21 dhe 22 shtator bllokohet qarkullimi, kufizimi nga ora 23:00-05:00! Trafiku devijohet në rrugët dytësore

Sot në orën 23:00 bllokohet përkohësisht qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të punimeve për montimin e trarëve…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

‘Jetojmë në një shtëpi dhe flasim me WhatsApp’, ekspertët japin alarmin për varësinë nga teknologjia: Telefoni po dëmton zhvillimin e fëmijëve, prindërit të vendosin kufij

Përdorimi i tepërt i telefonit dhe teknologjisë po ndikon gjithnjë e më shumë te zhvillimi i fëmijëve, ndërsa…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Artistët kundërshtojnë pr.ligjin për trajtimin financiar! Firmoset peticioni, “Jo skemë financiare pa status artisti”!

Artistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Cirkut Kombëtar kundërshtojnë projektligjin për trajtimin financiar të artistëve…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by