Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve
Sociale

SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve

• 20 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mes majave të larta të Alpeve, aty ku gjelbërimi i egër takohet me ujin e kristaltë, stinët kanë një tjetër ritëm. Valbona është zgjuar. Rrugët mbushen me vizitorë dhe bujtinat e vjetra hapin dyert për të treguar shpirtin e Tropojës.

Në këtë peizazh ku çdo gur ka një histori, takojmë Ervin Demushin. Ai është nga Gegëhyseni. Prej 25 vitesh, jeta e tij dhe e familjes lidhet nyje me këtë luginë. Mbi tokën e të parëve, ata kanë ngritur një biznes dhe një ëndërr.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr e jona për të ndërtuar diçka këtu. Që në fëmijëri, unë dhe motrat kemi parë babain që ka qenë gjithmonë optimist për këtë vend, e ka dashur dhe e ka mbrojtur shumë natyrën e kësaj zone si nga djegiet edhe nga prerjet e pyjeve.” shprehet Ervini.

Read more:Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!

Për të, dita nis mes tingujve të natyrës dhe përfundon pranë oxhakut, duke u shërbyer miqve fli e produkte zone.

“Kjo zonë quhet Bjeshkët e Krasniqes. E kemi të trashëguar nga të parët tanë. Dhe kjo pjesë ku ndodhemi quhet Ziçi i Valbonës. Çdo majë e kam shëtitur sepse ne kemi bjeshkë të mrekullueshme. Janë Çeremi, Dobërdoli, Tërkuzi e shumë të tjera të cilat realisht janë të mahnitshme. Unë shpesh herë bëj hiking me turistët dhe gjithmonë ndaloj për të bërë fotografi. Çdo muaj ke mundësi të shohësh diçka të re.” tregon 31 vjeçari.

Read more:Audiopërgjimet e Ron Yeffet, Artan Hoxha: Balluku shkoi vetë te “Delvina Gas” me kupolën drejtuese të institucioneve dhe udhëhoqi aksionin e bllokimit

Por jeta e Ervinit është e ndarë mes dy botëve. Pasi përfundon turnin e tij në HEC-in e Fierzës, ku punon prej gjashtë vitesh, ai nxiton drejt Valbonës.

“Kam mbaruar inxhinieri mekanike. Aktualisht jam punonjës pranë Hec-Fierzë, krahas punës atje kemi 5-6 vite që kemi ngritur këtë biznes familjar me disa bujtina duke u përpjekur që të ringjallim sadopak traditën tonë. Sepse turistët e huaj janë shumë të interesuar për historinë, kulturën, gatimet tradicionale. Ata nuk vijnë për luks por veçanërisht për mikpritjen e banorëve të zonës” tregon Ervin Demushi.

Read more:“U largua nga qeveria pas represionit mbi protestat qytetare”/ Deputeti belg takon Marjana Koçekun: Mëshiron zërin e shqiptarëve për Shqipëri moderne

Pikërisht kjo mikpritje bën që vizitorët të mos mjaftohen me një vizitë. Shumë prej tyre kthehen sërish, të dashuruar pas traditës që përcillet brez pas brezi.

“Kemi ardhur nga jugu i Francës. Do të qëndrojmë ca ditë këtu. Më pas do të ikim në Itali për një javë. Është shumë e rëndësishme të qëndroni e të mos konsideroheni emigrant, por të shijoni bukuritë e gjithçka tjetër këtu. Të vazhdoni ruajtjen e traditës si mbarështimi i deleve apo dhive, gatimet tradicionale. Nëse të gjithë ikin, këtu nuk do të mbetet njeri” thotë një turist francez.

Read more:Dibër/ E mitura u mbyt nga shkarkimet e HEC-it në Drinin e Zi, Prefekti: Do t’i kërkojmë Maqedonisë së Veriut të vendosë orare për hapjen e portave

Në një kohë ku largimi është kthyer në rregull, Ervini zgjodhi të jetë përjashtimi. Ai nuk i ktheu shpinën vendit të tij. Nga puna në Fierzë te bujtina në Valbonë, ai po dëshmon se më e bukura për këto male nuk është ajo që shihet sot. Është ajo që po ndërtohet për të nesërmen.

“Ka zhgënjime të shkaktuara nga burokracitë shtetërore që të bëjnë pesimist, por duke parë anën e zonës sonë që karakterizohet nga dashuria për këtë vend e për këtë ambient, pjesën e zhgënjimeve kemi mundur ta kalojmë. Të rinjve mund t’i them vetëm dy gjëra: duajeni vendin dhe mundohuni që t’i ofroni diçka. Nëse vërtet e dëshiron diçka secili mund të arrijë qëllimin. Ne jemi ende në fazat e para, por shpresojmë të ecim përpara sepse sot janë mundësitë. Për më tepër që turizmi në Shqipëri do të jetë akoma edhe më i kërkuar nga turistët e huaj në të ardhmen.” shprehet Ervin Demushi nga Ziçi i Valbonës.

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #Biznes #bujtina #Dashuria #ervin demushi #Fotografi #HEC #itali #Kukes #valbone

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 5 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin