Një aktivist, gjatë protestës, falënderoi News24 për qëndrimin që ka mbajtur ndaj protestës dhe protestuesve, ndërsa u shpreh se Shqipëria do të përjetojë një “revolucion”.
“Shqipëria do të bëjë revolucion. Falënderoj News24 që ka mbajtur qëndrim të paanshëm për protestën dhe protestuesit. Dua të shpreh dhimbjen për Kosovën dhe dua t’ju them se dhimbjen tuaj e ndiejmë edhe ne”, u shpreh ai.
Duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, aktivisti tha se për të folur për të “nuk mjaftojnë 800 netë e ditë dimri” Aktivisti vijoi me një referencë historike, duke thënë se në shekuj luftën e ka bërë njëri, ndërsa përfitimet i ka marrë dikush tjetër.
Më tej, ai shprehu besimin se protestuesit do të arrijnë të ndryshojnë situatën, duke iu referuar asaj që e cilësoi si “matematika sorosiste”. Ai bëri thirrje gjithashtu për bashkimin e të rinjve, të moshuarve dhe njerëzve të politikës që, sipas tij, “e kanë ruajtur fytyrën”.
“Të flasim për Ramën nuk na dalin 800 netë e ditë dimri. Gjarpri është mësuar të bëjë keq.
Siç ka ndodhur në shekuj, luftën e ka bërë tjetër kush e pilafin e ka ngrënë tjetër kush.
Por prap ne do ta bëjmë luftën, të digjemi të shkrihemi e Shqipërinë nuk do ta lëmë.
Ka djem e vaja këtu, që ju jam besën e Zotit që do I prishin matematikat sorosiste. Shoh zemra të pastra këtu që nuk dorëzohen, sa më shpejt në iktë kjo dhimbje.
Të afrojmë të rinj e të reja, të moshuar, njerëz të politikës që e kanë ruajtur fytyrën.
Hera e parë në Shqipëri që nuk kemi asnjë shtet aleat. Më jep zemër të qendroj, do t’i dalim kuçedrës para e do t’ia shkulim dhëmbët”, tha ai.




