Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Tedi Blushi kërkon interpelancë me Ramën: Duhen hapa konkrete nga qeveria!
Politikë

Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Tedi Blushi kërkon interpelancë me Ramën: Duhen hapa konkrete nga qeveria!

• 20 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët janë dënuar me 81 vite burg në total.

Në kërkesën e depozituar në Kuvend, Blushi kërkon që Rama të japë shpjegime mbi hapat që qeveria shqiptare planifikon të ndërmarrë pas vendimit të 16 shtatorit. Në fokus të kërkesës janë edhe ndjekja e mëtejshme e mjeteve juridike, si dhe koordinimi me institucionet e Kosovës dhe ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Blushit, çështja nuk duhet të konsiderohet vetëm si një proces që lidhet me të dënuarit, familjet e tyre apo institucionet e Kosovës, pasi sipas tij ajo ka edhe një dimension që prek Shqipërinë.

Read more:Përgjimet e Ahmetajt/ “Ron Yeffet tha se Rama e kishte kontraktuar për të bërë punët e këqija”, aktivisti Aliaj: Përgjimet për KAYO janë kambanë alarmi

Në kërkesën drejtuar kryeministrit, ai ngre shqetësimin edhe për përfshirjen në proces të ngjarjeve dhe vendndodhjeve në territorin shqiptar dhe kërkon të dijë se cili do të jetë qëndrimi i qeverisë shqiptare për këtë çështje.

Blushi kërkon gjithashtu krijimin e një mekanizmi të përhershëm koordinimi mes institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, ku të përfshihen ekspertë juridikë, diplomatikë dhe institucionalë. Ky mekanizëm, sipas kërkesës, do të shërbente për ndjekjen e zhvillimeve të mëtejshme dhe koordinimin e veprimeve në aspektin juridik, diplomatik dhe institucional.

Read more:81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Sala Jashari: Vendimi i Hagës është politik, aspak e drejtë për Kosovën!

Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së kërkon përgjigje edhe për veprimet që qeveria shqiptare do të ndërmarrë në planin diplomatik, përfshirë angazhimin në organizatat ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare, si NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Evropës.

Përmes interpelancës, Blushi kërkon që kryeministri Rama të sqarojë qëndrimin dhe hapat konkretë të qeverisë shqiptare pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Lexo edhe
Politikë

“Rama u takua me Agasin para arrestimit të tij”/ Bardhi denoncon: Kryeministri ka një CV të pasur me skandale, por heshti për…

Politikë

Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin

Tags: #Burg #Edi Rama #Fokus #Hagë #Hashim thaçi #institucionet #Jakup krasniqi #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama u takua me Agasin para arrestimit të tij”/ Bardhi denoncon: Kryeministri ka një CV të pasur me skandale, por heshti për…
  • Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin
  • Ervin Demo vlerëson angazhimin e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet: Për sezonin tjetër, puna fillon tani
  • Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
  • Revolta kundër qeverisë nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të! Qëndresa vazhdon, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama u takua me Agasin para arrestimit të tij”/ Bardhi denoncon: Kryeministri ka një CV të pasur me skandale, por heshti për…
  • Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin
  • Ervin Demo vlerëson angazhimin e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet: Për sezonin tjetër, puna fillon tani
  • Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova (EMRI)
  • Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 20 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama u takua me Agasin para arrestimit të tij”/ Bardhi denoncon: Kryeministri ka një CV të pasur me skandale, por heshti për…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeministrit Edi…

• 20 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin

Aktorja Egla Ceno përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar protestat kombëtare kundër qeverisë, që sot janë…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Ervin Demo vlerëson angazhimin e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet: Për sezonin tjetër, puna fillon tani

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me drejtues dhe punonjës të Shërbimit Zjarrfikës të…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by