Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar
Kronikë

Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar

• 20 Shtator, 2026 • 10 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– Një klithmë nëne e tronditi mëngjesin e kësaj të diele shtatori në Sarandën bregdetare, ku ende turistët janë me mijëra. Thirrja e saj plot dhimbje për të birin, pasoi breshërinë e plumbave që vetëm pak minuta më herët, pak para orës 10, e lanë të vdekur në vend, në qendër të qytetit, 44-vjeçarin Artan Myrtaj.

Myrtaj, i njohur në qytet si “Tani i Ruzhdiut’, sapo kishte pirë një kafe në lokalin e kryqëzimit te ish-agjencia, një zonë e populluar në Sarandë. E kishte ftuar një mik, por më të ndenji vetëm pak minuta. U ngrit dhe teksa largohej i qetë, një motor me dy persona me skafandra në kokë, është afruar dhe kanë shtënë menjëherë drejt 44-vjeçarit. Fillimisht nuk kanë mundur ta qëllojnë, por teksa Myrtaj tentoi të largohej i frikësuar, vetëm pak metra me tutje, breshëria e plumbave u bë fatale. Artan Myrtaj vdes në vend.

“Ai piu kafe se e ftoi dikush këtu. U ulu piu kafe, i thotë shokut që e ftoi do iki. 5 metra, erdhën dhe bënë goditjen e parë, ai e kuptoi dhe iku më vrap. Ata e sulmuan”, rrëfen dëshmitari.

Nga atentati u plagos një 73-vjeçar. Xhevdet Skëndaj, i cili mori një plumb në shpinë teksa thjesht po kalonte në rrugë, pa asnjë lidhje me viktimën. I moshuari i nis menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve.

Vrasësit u larguan menjëherë, të pashqetësuar nga uniformat blu, komisariati i të cilave është vetëm 70 metra larg. Madje policisë iu deshën 10 minuta që të vinin në vendngjarje. Në kryqëzimin e vogël gjetën disa gëzhoja plumbash të shpërndarë në rrugë.

Read more:Sarandë, ‘Tani i Rruzhdiut’ ekzekutohet sapo u ul për kafe, autorët me motor e skafandra, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për një plagosje në 2025-ën

Gjurmët e plumbit në xhamat e lokalit dëshmojnë se vetëm fati deshi që nuk pati të lënduar apo viktima të tjera.

Një orë pas ngjarjes Policia e Sarandës njoftoi se ka ngritur postblloqe në rrugët që lidhin qytetin me Vlorën dhe Gjirokastrën por ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët.

“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës”, njofton Policia.

Në Sarandë ka shkuar edhe kryepolici Skënder Hita, i cili do të zhvillojë një mbledhje urgjente me strukturat e Policisë atje, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në qytetin bregdetar, por edhe ngjarjeve të tjera kriminale që kanë ‘goditur’ sëfundmi këtë qytet.

Pista kryesore e hetimit do të jetë një ngjarje e vitit të kaluar në Sarandë. Viktima e kësaj të diele Artan Myrtaj kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga burgu dhe ishte lënë në detyrim paraqitje, pasi u arrestua korrikun e vitit 2025, i përfshirë në ngjarjen kur Ramadan Zoto plagosi dy të rinj nga Kamza, për shkak të një konflikti për tokat në bregdet.

Read more:Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën

Plagosja e dy të rinjve nga Kamza u pasua nga një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë,shpërthimi me tritol i makinës së Klaus Jaçajt, vrasja e babait të tij, Isufit, dhe djegia e lokalit që Ramadan Zoto kishte dhënë me qira në Ksamil.


Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:00

Vrasja e ‘Tanit të Ruzhdiut’/ Kryepolici Hita në Sarandë, mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë të Policisë: Do krijojmë struktura të specializuara për hetimin e krimeve të rënda (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilloi analizë me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e sotme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 44-vjeçari Artan Myrtaj dhe u plagos 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, kalimtar i rastit.

Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi hetime të shpejta dhe të thelluara, si dhe një skanim tërësor të situatës operative, nga evidentimi i konflikteve më të mprehta deri te konfliktet më të vogla, identifikimin e personave me precedent, si dhe të kontingjentit kriminal që është në zonë, por edhe atij shëtitës.

Ai kërkoi rezultate konkrete për dokumentimin e ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur sot, por edhe për ngjarje të kaluara.

Read more:Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën

“Tashmë që sezoni turistik pothuajse ka mbaruar, fokusi i punës tonë do të jetë intensifikimi i hetimeve për dokumentimin e ngjarjeve kriminale, edhe të atyre të ndodhura vitet e kaluara. Goditja pa kompromis e grupeve kriminale që veprojnë në qytet dhe evidentimi i çdo veprimtarie të paligjshme të tyre. Do t’ju mbështes me burime njerëzore, duke krijuar struktura të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe kundër krimit të organizuar, por edhe me bazë logjistike. E rëndësishme është reagimi profesional dhe përkushtimi i strukturave aktuale”, tha Hita.

Në lidhje me ngjarjen, po ushtrohen kontrolle edhe nëpërmjet dronëve në territore të ndryshme në zonën e Sarandës dhe Delvinës, ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit.

Ora 13:44

Atentati në Sarandë/ Komisariati vetëm 70 metra larg, policisë iu deshën 10 minuta për të mbërritur në vendngjarje!

Komisariati i Policisë së Sarandës ndodhet vetëm 70 metra larg vendit ku u vra Artan Myrtaj paraditen e së dielës. Në foton më lart, me të kuqe është shënuar vendi i atentatit te kryqëzimi pranë ish-agjencisë, ndërsa me blu komisariati. Pavarësisht distancës prej vetëm 70 metra larg, sipas informacioneve të Report Tv, efektivëve iu deshën të paktën 10 minuta për të mbërritur në vendngjarje.

Ora 13:02

Atentati në Sarandë, kalimtari që mbeti i plagosur mbërrin te Trauma (VIDEO)

73-vjeçari Xhevdet Skëndaj që mbeti i plagosur gjatë atentatit në Sarandë është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ka mbetur i plagosur me një plumb në shpinë dhe do të marrë mjekim më të specializuar.

Ora 12:58

Report Tv sjell pamjet, xhami i lokalit ku ishte ulur ‘Tani i Rruzhdiut’ bëhet shoshë nga plumbat (VIDEO)

Report Tv sjell të tjera pamje nga vendi ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj, i njohur ndryshe edhe si Tani i Rruzhdiut. Në pamje shihet dera prej xhami e lokalit ku ishte ilur 44-vjeçari, e cila është bërë shoshë nga plumbat.

Read more:Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën

Ora 12:52

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Dëshmitari: Sapo u largua nga kafja, autorët hapën zjarr! Ai iku me vrap, por e sulmuan

Një dëshmitar ka rrëfyer momentet e vrasjes së Artan Myrtajt në qendër të Sarandës. Sipas tij, 44-vjeçari kishte shkuar në lokal pasi e kishte ftuar një shok. Pasi piu kafen, autorët me motor dhe skafandra hapën zjarrë. 44-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por autorët e ndoqën dhe e qëlluan sërish.

“Ai piu kafe se e ftoi dikush këtu. U ulu piu kafe, i thotë shokut që e ftoi do iki. 5 metra, erdhën dhe bënë goditjen e parë, ai e kuptoi dhe iku më vrap. Ata e sulmuan”, rrëfen ai.

Ora 11:08

Atentati në Sarandë/ 44-vjeçari ishte ulur për kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap! Autorët e qëlluan të dy

44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u vra në Sarandë, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencia, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan dhe qëlluan të paktën dy herë. Kafja ndodhet në mes të qytetit të Sarandës, ndërsa 42-vjeçari sapo ka pikasur autorët tentoi të të largohej me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”. Dyshohet se të dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe ai u vra në mes të rrugës, siç shihet edhe në foto trupi i pajetë.

Ora 10:53

U ekzekutua në Sarandë, 44-vjeçari i arrestuar në 2025-ën për plagosje pas një sherri për tokat

1789894477_sarande.JPG

Artan Myrtaj, 42-vjeçari që u ekzekutua në mes të qytetit të Sarandës paraditen e së dielës, del i skeduar edhe në një ngjarje tjetër kriminale. Më 18 korrik 2025, ai rezulton i arrestuar si i përfshirë në plagosjen e 2 personave, Gëzim Hajdaraj e Ernest Lame, pas një sherri për tokat në bregdet. Vetëm dy ditë pas plagosjes, ai u arrestua nga Policia e Sarandës i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.

Read more:“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO)

Ora 10:41

U ekzekutua në mes të Sarandës nga dy persona me skafandra, Report Tv siguron foton e 44-vjeçarit

1789893629_viktima.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 44-vjeçarin Artan Myrtaj, i cili u ekzekutua paraditen e sotme në mes të qytetit të Sarandës. Dy persona me motor dhe skafandra qëlluan me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Ora 10:21

VIDEO/ ‘O djali i nënës!’ Momenti prekës kur e ëma mëson për vrasjen e 44-vjeçarit në Sarandë

Pamje të rënda nga vendi i atentatit në qendër të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Artan Myrtaj. Nëna e 44-vjeçarit shpërthen në lot sapo sheh të birin e pajetë të shtrirë, ndërsa një grua dhe një efektiv policie përpiqen ta mbajnë.

Ora 10:09

Report Tv siguron emrin, ja kush është 44-vjeçari që u ekzekutua në Sarandë! U qëllua nga dy persona me motor dhe skafandra

Artan Myrtaj është 44-vjeçari që u vra me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë. Dy persona me mortor dhe Skafandra qëlluan me armë ndaj 42-vjeçarit dhe u larguan.

Ora 10:05

Atentati në Sarandë, momenti kur i plagosuri futet në ambulancë (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në Sarandë, ku një person u vra me armë zjarri dhe një kalimtar mbeti i plagosur. Në pamje shihet momenti kur ai dërgohet në ambulancë.

SI.E./R.Xh/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Xhevdet Skendej
  • Artan Myrtaj
  • Vlore
  • sarande
  • vrasja e artan myrtajt
  • vrasje
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


3.6 / 5 (7 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #Armë #Artan Myrtaj #Bregdet #Dera #Detyrim #sarande #Vlore #vrasja e artan myrtajt #Vrasje #Xhevdet Skendej

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 23 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin