Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit
Ekonomi

Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

• 21 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Forcimi i financave publike, rritja ekonomike dhe progresi në reformat strukturore janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në vlerësimin e ri të Moody’s për Shqipërinë.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit ka ndryshuar perspektivën për vendin nga ‘e qëndrueshme’ në ‘pozitive’, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin në nivelin Ba3.

Sipas Moody’s, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të viteve të fundit, ndërsa pozicioni fiskal dhe ai i jashtëm janë forcuar. Agjencia pret që rritja ekonomike të vijojë në periudhën afatmesme, ndërsa borxhi publik të ulet gradualisht.

Read more:INSTAT publikon shifrat, sa është rritja ekonomike për tremujorin e parë 2026

“Moody’s parashikon rritje reale të PBB-së prej 3.6% në vitin 2026 dhe 3.5% në vitin 2027, duke theksuar se ekonomia shqiptare ka dëshmuar deri tani qëndrueshmëri ndaj efekteve të konfliktit në Lindjen e Mesme, falë mbështetjes pothuajse tërësore tek energjia e rinovueshme. Gjithashtu, Moody’s thekson se falë rritjes ekonomike të fortë dhe deficiteve të kontrolluara fiskale, borxhi i qeverisjes së përgjithshme do të vazhdojë të ulet gradualisht, në 50.2% të PBB-së në vitin 2027, nga 52.9% në fund të vitit 2025”, u shpreh Ministria e Financave.

Një tjetër element i rëndësishëm është pozicioni i jashtëm i vendit. Deficiti i llogarisë korente u ngushtua në vetëm 0.7 për qind të PBB-së gjatë vitit 2025, ndërsa investimet e huaja direkte vijuan të mbulojnë plotësisht këtë deficit. Sipas Ministrisë së Financave, ky përmirësim mbështet objektivat afatgjata të integrimit evropian të vendit.

Read more:“Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

“Agjencia vlerëson se progresi i vazhdueshëm i reformave, i mbështetur nga këto financime, ka potencialin të forcojë më tej profilin institucional dhe të qeverisjes së vendit.”

Për Ministrinë e Financave, vlerësimi i radhës i Moody’s është një tregues i stabilitetit makroekonomik dhe i progresit të reformave.

Lexo edhe
Ekonomi

I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki

Ekonomi

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Tags: #borxhi publik #ekonomia #Ekonomia shqiptare #Energjia e rinovueshme #Ministria e Financave #PBB #rritja ekonomike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
Nga të njëjtat tag-e
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki

Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki,…

• 20 orë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit.…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027

Shqipëria pritet të emetojë një Eurobond të ri në 2027. Kjo është dalja e 8-të e vendit në…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin