TIRANË– Për herë të parë lëshohet masë sigurie ndaj kreut të SHISH. Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, e emëruar në 2023, është pezulluar nga detyra me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim dhe po ushtrohen kontrolle edhe te ish-kryepolici Ilir Proda, si edhe në zonën e Shkozetit në Durrës.
Deri më tani janë ekzekutuar në total 3 masa sigurie, ndërsa Hyseni rezulon jashtë shtetit, sipas burimeve të Report Tv. Në pranga kanë rënë dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në detyrë në Tiranë dhe tjetri, Fatjon Kalluçi- shefi tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani – pronar biznesi në Durrës, qytet ku u kap edhe Ergys Agasi.
Janë pamjet dhe materialet që SPAK ka sekuestruar në zyrën e Ergys Agasit, i arrestuar për dosjen e AKSHI-t, që kanë çuar Prokurorinë e Posaçme deri te drejtuesja e inteligjencës shqiptare, ku tashmë dosja është ndarë në një fraksion të ri. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e sigurisë për Hysenin deri më tani nuk është ekzekutuar, pasi sipas burime, drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.
Përveç Ilir Prodës, po kontrollohen edhe persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të Policisë dhe SHISH-it. Pas u lëshua urdhër për kontrollet, Proda u paraqit në SPAK ku është marrë në pyetje.
Operacioni i ri vjen pasi arrestimit të Ergys Agasit më 26 gusht për abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati. Sipas burimeve, SHISH nuk kishte asnjë informacion për arrestimin e biznesmenit. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Lajm në përditësim…
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Operacioni i SPAK, pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë dhe pronarit të një biznesi në Durrës (FOTOT)
Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, është vënë në pranga në kuadër të operacionit të SPAK lidhur me hetimet për Ergys Agasin.
Read more:EKSKLUZIVE/ SPAK urdhëron kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda
Gjithashtu është arrestuar edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës. Ndërkohë po zhvillohen edhe kontrolle në zonën e Shkozetit në Durrës.
Pas kontrolleve në shtëpi, Ilir Proda merret në pyetje në SPAK! Pasi del nga Prokuroria e Posaçme, shfaqet duke pirë cigare (VIDEO)
Pas kontrolleve në banesën e tij dhe atij personal me urdhër nga GJKKO, ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në SPAK. Mësohet se Proda është marrë në pyetje për operacionin me urdhër të SPAK, ku emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit. Pas daljes nga SPAK, Proda është filmuar duke pirë cigare.
GJKKO caktoi ‘arrest shtëpie’, Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë

Masa e sigurisë së arrestit në shtëpi për Vlora Hysenin, e caktuar nga GJKKO, nuk është ekzekutuar ende. Mësohet se drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.
Operacioni i SPAK për hetimet ndaj Ergys Agasit, masë sigurie për dy ekspertë të kriminalistikës në polici

Përveç arrestit në shtëpi dhe pezullimit nga detyra të vendosur ndaj Vlora Hysenit nga GJKKO, janë ekzekutuar 2 masa të tjera për dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës.
Si shkoi SPAK deri te Vlora Hyseni? Pamjet e sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, prova që çuan në hetime të reja
Hetimet ndaj biznesmenit Ergys Agasi kanë çuar SPAK-un deri te drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Siç mëson Report Tv, pamjet filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, së bashku me prova të tjera të administruara nga SPAK, i kanë shërbyer Prokurorisë së Posaçme për të zgjeruar hetimet dhe për të hapur një fraksion të ri të dosjes AKSHI.
Pamjet e sekuestruara, siç thotë gazetarja Keti Banushi dokumentojnë takime të biznesmenit me ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Vetë Agasi, gjatë seancës së një dite më parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ka pranuar se i ka zhvilluar këto takime, por ka mohuar që ato të përbëjnë vepër penale.
Përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ja dy akuzat për të cilat dyshohet Vlora Hyseni

Vlora Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Dosja AKSHI, Agasi dje në gjykatë: Kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion
‘Minierë ari’ kanë qenë për Prokurorinë e Posaçme filmimet në zyrën e Ergys Agasit, të cilat bashkë me prova të tjera, kanë shërbyer për hetimet në fraksionin e veçantë të dosjes ‘AKSHI’.
Një ditë më parë, biznesmeni është shprehur para gjykatës se “kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion.”
Aksioni i SPAK, kontrolle edhe te zyrtarë të tjerë

Operacioni i SPAK vijon, ndërsa kontrolle po ushtrohen edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit. Veprimet po kryhen në kuadër të një fraksioni të ri të hetimeve ndaj biznesmenit Ergys Agasi, të arrestuar për dosjen e AKSHI-t.




