Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shteti ka rënë”/ Tedi Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka
Politikë

“Shteti ka rënë”/ Tedi Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka

• 22 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti Ermal Blushi ka reaguar ashpër për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend, duke bërë thirrje për një përballje të gjerë politike dhe qytetare kundër asaj që ai e cilëson si “kapje të shtetit nga mafia”.

Në një deklaratë të gjatë, Blushi pretendon se institucionet kryesore të sigurisë dhe shtetit janë vënë nën kontrollin e grupeve kriminale dhe akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për këtë situatë. Këto janë akuza politike të bëra nga Blushi dhe nuk përbëjnë fakte të provuara gjyqësisht.

Read more:Përplasja për pagat e magjistratëve/ Rama fton institucionet e drejtësisë në bisedime më 28 shtator

“O Republika, o mafia!”, shkruan Blushi, duke argumentuar se sipas tij Shqipëria ndodhet përballë një momenti vendimtar për të ardhmen e shtetit dhe institucioneve.

Ai përmend në deklaratë Shërbimin Informativ të Shtetit, Policinë e Shtetit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucione të tjera, për të cilat pretendon se janë nën ndikimin e personave të lidhur me krimin e organizuar.

Read more:“Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Revolta nuk ndalet, marshim-protestë kundër Ramës: Shqipëria kërkon revolucion

Blushi akuzon gjithashtu kryeministrin Rama se qëndron në krye të një sistemi që ai e cilëson si “shtet të mafias”, ndërsa kërkon që qytetarët, policët dhe ushtarakët që ai i quan të ndershëm të bashkohen në mbrojtje të institucioneve dhe Kushtetutës.

Read more:Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial

“Koha për ta çliruar shtetin është sot! Koha për t’ua rikthyer Shqipërinë shqiptarëve është sot!”, shprehet ai.

Në pjesën e fundit të deklaratës, Blushi përdor si shembull luftën e Kolumbisë kundër Pablo Escobarit, duke bërë thirrje për bashkim kundër asaj që ai e përshkruan si organizatë kriminale që ka sfiduar shtetin.

Read more:REL: Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

“Republika ose mafia. Shqipëria ose Kapoja i Kapove”, shkruan Blushi, duke e mbyllur deklaratën me thirrjen për një përballje të fortë politike dhe qytetare kundër qeverisë Rama.

Read more:Zjarret, 4  vatra aktive! Situatë problematike në Dajt, flakët janë riaktivizuar dhe përhapur drejt Qafë-Priskës

Reagimi:

Sot, më shumë se kurrë, çlirimi i shtetit nga mafia dhe rikthimi i Republikës në duart e shqiptarëve është një detyrë kombëtare!
Sot nuk kemi të bëjmë me një paralajmërim politik, me një dyshim apo me një iluzion.
Sot u faktua se kapja e shtetit nga mafia është një realitet!
Shteti ka rënë! Siguria kombëtare ka rënë!
Mafia nuk është më përballë shtetit. Mafia është në themelet e shtetit, është vetë shteti!
Mafia ka kapur të gjitha strukturat që duhet të garantojnë sigurinë kombëtare, ligjin, Kushtetutën dhe mbrojtjen e Republikës.
Shërbimi Informativ i Shtetit në duart e Ergys Agasit.
Policia e Shtetit në duart e Ergys Agasit.
Ministria e Mbrojtjes në duart e Ron Yeffet.
Pronat dhe pasuritë publike, bregdeti dhe malet janë nën kontrollin e karteve të drogëve.
Financat publike janë në duart e trafikantëve të drogës.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që duhet të ishte këshilli i mbrojtjes së sigurisë, është shndërruar në tryezën ku mblidhen krerët e familjeve mafioze, në një lloj takimi të “Cosa Nostra”-s shqiptare.
Dhe mbi të gjithë qëndron Kapoja i Kapove, Edi Rama, ai që ka ngritur, mban në këmbë dhe drejton shtetin e mafias.
Shqipëria ndodhet përballë një prej betejave më të mëdha të histories.
Sot është koha për reagim të fuqishëm mbarëkombëtar!
Është koha që shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të ngrihen në mbrojtje të Republikës, të Kushtetutës, të lirisë dhe të sovranitetit të tyre.
Sot është koha për ta çliruar shtetin nga mafia!
Sot është koha për ta rikthyer Republikën tek shqiptarët!
Detyra për ta çliruar shtetin nuk është më vetëm politike.
Është detyrë kombëtare!
Nga sot, beteja për Republikën duhet të jetë një betejë e çdo shqiptari patriot që beson se Shqipëria duhet t’u përkasë shqiptarëve dhe jo mafias.
Koha për ta marrë në duar fatin e Republikës është sot!
Koha për ta çliruar shtetin është sot!
Koha për t’ua rikthyer Shqipërinë shqiptarëve është sot!
Republika ose mafia.
Shqipëria ose Kapoja i Kapove.
Shteti i mafies duhet hedhur në humnerë dhe dhe bashke me te edhe Edi Rama.
Historia ka treguar se asnjë organizatë kriminale, sado e fuqishme të jetë, nuk mund të jetë kurrë më e fortë se kur punonjësit e ndershëm të policisë, ushtarakët patriotë dhe qytetarët e ndershëm bashkohen në luftë kundër saj.
Kolumbia e viteve të luftës kundër Pablo Escobarit është një prej shembujve më të forte se si policë të ndershëm, familje viktimash dhe qytetarë u bashkuan përballë një banditi që kishte sfiduar vetë shtetin dhe ia tregoi vendin.
Të bashkohemi të gjithë, për ta shporrur me çdo çmim Edi Ramën!
Rrugë tjetër nuk ka!
Shqipëria sot ndodhet përpara një prove historike.
Kjo nuk është më vetëm një betejë politike. Është beteja për vetë ekzistencën e Republikës.
Është koha që shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të ngrihen në këmbë në mbrojtje të shtetit të së drejtës, Kushtetutës, lirisë, sovranitetit të tyre dhe në emër të së ardhmes së fëmijëve të tyre.
O do të ekzistojë Republika, ose do të ekzistojë shteti i mafias.
O do t’u përkasë Shqipëria shqiptarëve, ose do të mbahet peng i mafias.
Rrugë tjetër nuk ka!

Lexo edhe
Politikë

Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Tags: #Detyrë #Edi Rama #Familje #institucionet #jetë #Kolumbia #Kryesore #ministria e mbrojtjes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
  • “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)
  • “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO) 2 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Sociale Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës 1 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Kuvendi, pak pas mesnate, miratoi në parim me 80 vota projektbuxhetin për vitin 2027, i cili synon rritje…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Numri i koshereve të bletëve në Shqipëri po rritet, por prodhimi i mjaltit nuk po ndjek të njëjtin…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin