Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Skandali me Vlora Hysenin, Këlliçi lëshon akuza të forta: Siguria kombëtare është e shpartalluar, duhet me urgjencë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
Politikë

Skandali me Vlora Hysenin, Këlliçi lëshon akuza të forta: Siguria kombëtare është e shpartalluar, duhet me urgjencë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

• 23 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me skandalin e zbuluar me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Përmes një deklarate publike, Këlliçi theksoi se vendi ndodhet përpara një paralize të plotë institucionale dhe një krize të thellë besimi brenda e jashtë vendit.

Në reagimin e tij, Këlliçi nënvizoi se me arrestimet dhe hetimet e fundit ndaj krerëve të shërbimit sekret, mbrojtjes dhe policisë, shteti shqiptar ka pësuar një goditje të pakuptimtë dhe pa mundësi rikuperimi të shpejtë.

“Kush i beson më Shqipërisë, me këtë Kryeministër, me këta drejtues?! Me kreun e SHISH në arrest për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje informacioni, me Ministrin e Mbrojtjes nën dyshime serioze dhe përgjime të bëra publike për trafik armësh dhe vegël e njeriut të punëve të pisëta, Ron Yeffet, me drejtues policie nën kontroll e hetim, me AKSH-in grup të strukturuar kriminal, siguria jonë kombëtare nuk ka qenë kurrë kaq e shpartalluar!” deklaroi Këlliçi.

Read more:Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën

Më tej, deputeti i PD ngriti shqetësimin për dëmin e madh që këto zhvillime i kanë shkaktuar imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në raportet me aleatët e NATO-s.

Sipas tij, dështimi në përmbushjen e funksioneve bazë dhe inkriminimi i sektorëve jetikë ka rrënuar besimin e qytetarëve dhe partnerëve të huaj te autoritetet shtetërore.

Read more:Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin

“Kolonat që mbajnë shtetin janë goditur rëndë dhe pa mundësi rikuperimi. Kemi të bëjmë me institucione të paralizuara. Jo vetëm nuk përmbushen funksionet kryesore, por skandalet e inkriminimit kaq të madh, kanë shkaktuar një krizë të fortë besimi në shoqëri e më tej. Cili qytetar mund t’i besojë më SHISH apo Policisë së Shtetit, apo autoriteteve, kur del se krerët e këtyre sektorëve i shërbejnë krimit?! Cili partner, vend anëtar i NATO apo dhe më gjerë mund t’i besojë qeverisë shqiptare dhe Tiranës në këto kushte?!” u shpreh ai.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Belind Këlliçi bëri përgjegjës direkt kryeministrin Edi Rama për përzgjedhjen e këtyre zyrtarëve në detyrat më sensitive të shtetit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kabinetit qeveritar.

Read more:Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë! Paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe dhe akse të tjera (Pamjet me Dron)

Sipas Këlliçit, e vetmja rrugëdalje për rikthimin e vendit në shinat e normalitetit mbetet krijimi i një qeverie teknike dhe shpallja e zgjedhjeve të reja.

“Me kreun e Shërbimit Sekret të arrestuar, me Ministrin e Mbrojtjes të implikuar, me Edi Ramën që ka marrë, përzgjedhur e promovuar këta njerëz në këto detyra e që sot nuk mban asnjë përgjegjësi. Dëmi është shumë i madh, si në zhvillimet e brendshme ashtu dhe në raportet me partnerët. Kjo qeverisje, ky Kryeministër nuk mund të vijojnë më. Duhet zgjidhje urgjente politike që Shqipëria të kthehet në shinat e normalitetit. Qeveri teknike, zgjedhje të reja!” përfundoi Këlliçi.

Lexo edhe
Politikë

BIRN: “Garancia e plotë” e Ramës dhe përgjegjësia e tij politike për Vlora Hysenin

Politikë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca urgjente dhe dy projektligje në rendin e ditës

Tags: #Edi Rama #Kryesore #Nato #rama #SHISH #Shqiperia #shqiptar #Siguria #trafik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • BIRN: “Garancia e plotë” e Ramës dhe përgjegjësia e tij politike për Vlora Hysenin
  • Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca urgjente dhe dy projektligje në rendin e ditës
  • 117 ditë protestë! Në 09:30 para Kuvendit, pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët vijojnë qëndresën: Rama jep dorëheqjen!
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit
Nga të njëjtat tag-e
  • BIRN: “Garancia e plotë” e Ramës dhe përgjegjësia e tij politike për Vlora Hysenin
  • Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin
  • Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca urgjente dhe dy projektligje në rendin e ditës
  • Gara Tiranathlon mbahet të dielën në kryeqytet, Bashkia: Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në kryeqytet
  • Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 49 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 17 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 10 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

BIRN: “Garancia e plotë” e Ramës dhe përgjegjësia e tij politike për Vlora Hysenin

Tre vjet më parë, kryeministri Edi Rama i hodhi poshtë pikëpyetjet e ngritura nga opozita për emërimin e…

• 6 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca urgjente dhe dy projektligje në rendin e ditës

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, në orën 10:00, në seancën e radhës plenare, ku në rendin…

• 37 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

117 ditë protestë! Në 09:30 para Kuvendit, pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët vijojnë qëndresën: Rama jep dorëheqjen!

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama hyn sot në ditën e 117-të, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar një…

• 50 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by