Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!
Kronikë

Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!

• 23 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, është diskutuar mbrëmjen e sotme për hetimet e SPAK ndaj drejtoreshës së shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet për bashkëpunim me Ergys Agasin, i arrestuar më herët për dosjen e AKSHI-t.

Gazetari Kujtim Topuzi tha gjatë fjalës së tij tha se SPAK e ka bazuar hetimin e tij në marrëdhënien që dyshohet të kishte krijuar Vlora Hyseni me Ergys Agasin.

Topuzi theksoi se nga dosja e SPAK rezulton se bisedat mes Hysenit dhe Agasit kanë vijuar edhe gjatë kohës që Agasi ka qenë në kërkim, madje edhe ditën që ai është arrestuar.

Sipas Topuzit, SHISH mund të jetë përjashtuar nga operacioni i zhvilluar pak javë më parë për arrestimin e Ergys Agasit.

Read more:Salianji në ‘Repolitix’: Nesër depozitoj në PD kërkesën për informacion se si u përjashtova! Berishën nuk e do 80% e partisë

“Informacionet konsistojnë për marrëdhënien që Vlora Hyseni kishte krijuar me një person shumë të kërkuar në Shqipëri, gjatë periudhës që ai ishte në kërkim, deri në ditën e arrestimit. Edhe ditën e arrestimit ka pasur komunikime. Operacioni është bërë me ndihmën e agjentëve të BKH-së. SHISH besohet të jetë përjashtuar nga operacioni. Zonja Hyseni është marrë në pyetje nga SPAK në 18 shtator. Masa e sigurisë ndaj saj është konfirmuar në Gjykatë në 21 shtator. Pra SPAK nuk ka pritur më shumë se 48 orë për të kërkuar në gjykatë masën e sigurisë ndaj saj. Kanë qenë disa dokumente sekrete, disa diagrama, që ndodheshin në makinën e Agasit, të gjetur në një resort ku Agasi kishte edhe banesë atje. Agasi i ka pranuar në gjykatë që ishin të tijat dhe kishte thënë ‘i kisha lënë qëllimisht t’i gjenit ju’”, tha mes të tjerash Topuzi.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, tha se masa ‘pezullim detyre’ e vendosur nga SPAK për Vlora Hysenin, tregon sesa shumë ishte ‘mbushur kupa’ dhe sipas tij, ajo duhet të largohej menjëherë nga detyra e drejtueses së SHISH.

Alibeaj theksoi se nuk besonte se Vlora Hyseni nuk kishte vepruar nën impulset erotike, teksa shtoi se dëmi i shkaktuar ‘godet të gjithë’ Shërbimin Informativ Shtetëror.

Read more:“Rama është arkitekti, u jep pushtet drejtuesve “/ Ina Zhupa për arrestimin e Vlora Hysenit: Siguria kombëtare në pikëpyetje

Sipas Alibeajt, mund të ketë pasur impulse nga vendet partnere të NATO-s dhe BE-së, që kanë çuar SPAK në vendosjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe ‘pezullim nga detyra’ për Hysenin.

“Të marrësh një masë për drejtuesin e lartë të Shërbimit Informativ, të tipit ‘pezullim nga detyra’, këtu duhet të fillojmë e mendojmë. Kjo do të thotë që aq shumë ishte mbushur kupa, sa do të duhej të largohej një orë e më parë nga ajo detyrë, sepse mesa duket aktiviteti i saj në kundërshtim me ligjin paska vijuar gjatë gjithë kohës. Duke qenë se është një institucion, ndryshe nga të gjithë institucionet e tjera, që ka një lidhje të drejtëpërdrejtë me agjencitë e tjera homologe në BE, por sidomos ato të NATO-s, një lloj impulsi duhet të ketë ardhur edhe nga andej, pra nga partnerët. Kjo nuk është çështje thjeshtë e vetëm e Vlorës. Pra një drejtuese e SHISH që mund të ketë vepruar në impulse erotike. Jo. Këtu duhet të jemi edhe serioz me veten dhe shtetin. Edhe në qoftë kështu, dëmi i shkaktuar nuk është thjeshtë imazhi i një zyrtari të lartë, por i të gjithë agjencisë”, tha mes të tjerash Alibeaj.

Drejtoresha e SHISH u mor në pyetje nga SPAK 4 ditë para se të lëshohej urdhërarresti. Ajo ka pretenduar se Ergys Agasi ishte bashkëpunëtor i SHISH, por SPAK thotë se ka prova që vërtetojnë se ai merrte dhe diktonte informacionin që i duhej. Komunikimet Agasi-Hyseni bëheshin në Signal.

Read more:Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:18

Kreu i SHISH në arrest shtëpie/ Gjoni: Do ketë ‘lëvizje tektonike’ politike, goditje e madhe për Ramën! Avokati Karaj: Rasti nuk duhet parë vetëm si histori rozë

1790192864_repolitix.jpg

Ish-zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni dhe avokati Leonard Karaj kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, lidhur me hetimin e SPAK ndaj drejtoreshës së shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet si bashkëpunëtore e Ergys Agasit, i arrestuar më herët në kuadër të dosjes AKSHI.

Gjoni tha gjatë fjalës së tij se ky rast do të çojë në ‘lëvizje tektonike’ politike dhe sipas tij, kryeministri Edi Rama ka marrë një ‘goditje’ shumë të madhe.

Më tej Gjoni ngriti pikëpyetje nëse Vlora Hyseni ka dhënë informacione jo vetëm për grupet kriminale, por edhe për shërbimet e huaja armiqësore ndaj Shqipërisë.

Read more:Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

Sipas Gjonit, nëse kjo është e vërtetë, atëherë i gjithë reputacioni i Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s, ka rënë përballë Aleancës.

“Ne do të duhet të pranojmë se SPAK pavarësisht se është një organ prokurorie, i drejtësisë, nuk mund të përjashtojmë edhe elementin politik. Kur flasim për arrestimin, ndalimin e kreut të SHISH, mesa flitet edhe në media qenka rast unikal. Magnituda e kësaj ngjarje është shumë e madhe, shumë e fortë. Mund të çojë në lëvizje tektonike. Kjo mazhorancë, ky kryeministër, dje ka marrë një goditje shumë të madhe dhe një mesazh shumë të qartë. Ne që kemi punuar në shtet e dimë shumë mirë që Kreu i SHISH nuk mund të lëvizet nga detyra, pa një dakordësi nga partnerët tanë perëndimorë dhe sidomos amerikanët. Nuk e besoj që kjo lëvizje është bërë pa një dakordësi. Shpejtësia pastaj është shumë domethënëse. Nëse ti i jep informacione krimit të organizuar dhe bashkëpunon me të, a është e mundur që t’i i ke dhënë informacione sekrete edhe shërbimeve armiqësore ndaj Shqipërisë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë i gjithë reputacioni i këtij vendi anëtar të NATO-s përballë aleancës është prekur. Pse Presidenti nuk ka mbledhur Këshillin e Sigurimit? Pse një shtetase nga Kosovë në krye të SHISH? Ajo mund të ketë qenë edhe e kompromentuar nga shërbimet serbe”, tha mes të tjerash Gjoni.

Referuar informacionit të rrjedhur nga SPAK, avokati Leonard Karaj tha se çështja nuk duhej parë si një histori rozë mes Hysenit dhe Agasit.

Read more:“Vlora do Gysin, Gysi s’do Belën, Bela do Taon”, Shehaj: Telenovelë e neveritshme kush të vjedhë më shumë shqiptarët

Sipas avokatit Karaj çështja duhet parë në një spektër më të gjerë, duke analizuar me kujdes të gjithë rrjedhjen e informacionit nga drejtoresha e shkarkuar e SHISH drejt grupeve kriminale

“Këtu është koncepti shtet. Nëse ne do e marrim në shkallë hierarkie, përtej SHISH unë nuk mendoj se ka një shtet tjetër. Nëse duhet ta shikojmë këtë histori rozë, i vëmë pullën e kuqe dhe jemi në rregull pastaj. Nga SPAK kanë rrjedhur pikërisht këto lloj mesazhesh, për t’i dhënë një adresim tjetër historisë. Unë nuk mendoj se është një histori rozë, shpirti, zemra, apo puç njëri, puç tjetri. Edhe sikur të kenë pasur një marrëdhënie intime, kujt i intereson kjo? Duhet parë përtej perdes, se çfarë ka bërë kjo zonja. Sepse kur kjo ka folur në këtë mënyrë me një person të prezumuar si të dashur, imagjino se çfarë ka bërë pastaj me azganë të kriminalitetit”, tha mes të tjerash avokati Karaj.

Lexo edhe
Kronikë

Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Kronikë

Pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë në Shqipëri, arrestohet në Itali 47-vjeçari

Tags: #AKSHI #Aktiviteti #Arrestimit #BE #enkelejd alibeaj #ergys agasi #hetimet per grupin e agasit #Kujtim Topuzi #Nato #repolitix #SHISH #spak #vlora hyseni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI)
  • Pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë në Shqipëri, arrestohet në Itali 47-vjeçari
  • Drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rusi Salvador Aliu! U quajt ‘bosi i bosave’ shqiptar, koordinator i grupeve kriminale të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit
  • Vendi s’gjen qetësi nga zjarret, vatër aktive në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër! Vihen nën kontroll flakët në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës (VIDEO)
  • Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rrjolli proteston prej 5 muajsh, SPAK pranoi sot çështjen”/ Arben Kola thirrje SPAK: Vepro me dorë të hekurt ndaj çdo politikani që ka vjedhur shqiptarët
  • “Arrestimi i Vlora Hysenit, kambanë alarmi”/ Sidorela Vatnikaj: Nga Agasi te Balluku e Tahiri, korrupsioni është bërë me urdhër të Ramës! Të largojmë klasën politike
  • “SPAK ka nisur hetimet…”, aktivistja në protestën e 116-të: Rrjolli ka shënuar një fitore të madhe sot
  • “Krimi fle me qeverinë, Vlora Hyseni fle me Agasin”, aktivisti Erald Noj: Ramën e ka mbytur krimi, të ikë menjëherë
  • “Vlora do Gysin, Gysi s’do Belën, Bela do Taon”, Shehaj: Telenovelë e neveritshme kush të vjedhë më shumë shqiptarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 42 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 9 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.…

• 21 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë në Shqipëri, arrestohet në Itali 47-vjeçari

Alok Mittra, pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë në Shqipëri është arrestuar në Itali. Gjykata e…

• 51 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rusi Salvador Aliu! U quajt ‘bosi i bosave’ shqiptar, koordinator i grupeve kriminale të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit

Salvatore alias Shpëtim Aliu, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe i konsideruar nga Prokuroria e Posaçme…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by