Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin
Kronikë

Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

• 23 Shtator, 2026 • 13 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Masa “arrest shtëpie” dhe “pezullimi nga detyra” me vendimmarrje të GJKKO duket se nuk kanë rënë si ‘rrufe në qiell të hapur” për tashmë ish drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Kryespiunia e Shqipërisë më 18 shtator, vetëm 4 ditë para se t’i komunikohej masa (më 22 shtator), ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.

Në dorën e SPAK kishin rënë informacione të forta që e zinin ngushtë drejtoreshën e SHISH, 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin, të gjetura në makinën e tij gjatë kontrollit të 22 korrikut në “Equos Resort”.

Vetë kryespiunia i pranon kontaktet me të, por thotë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj. Pra, sipas Vlora Hysenit, Ergys Agasin e kishte bërë bashkëpunëtor të Shërbimit Informativ, ndërsa komunikimet thotë se i kishte vetëm në distancë pa e takuar asnjëherë fizikisht.

Por nga të dhënat e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, SPAK paraqet një panoramë krejtësisht tjetër nga ajo që e konsideron si alibi të Hysenit. Prokuroria e Posaçme thotë se ishte Agasi ai që kërkonte informacione dhe i diktonte ato që i duheshin, dhe jo Hyseni. Vetë Ergys Agasi e pranoi se dokumentet sekrete i kishte lënë me qëllim në makinën e tij, në mënyrë që SPAK t’i gjente kur të shkonte për kontrolle, siç dhe ndodhi.

Kreu i SHISH kur u pyet në mes të shtatorit, nuk e kishte një shpjegim për këto materiale të dala jashtë institucionit, duke thënë se do të kthente një përgjigje konfidenciale me shkrim.

Nga ana tjetër SPAK ka gjetur mbi 500 komunikime në celular të Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, të gjitha përmes aplikacionit të enkriptuar SIGNAL. Bisedat sipas prokurorëve Altin Dumani dhe Bledar Maksuti tregojnë një lidhje shumë më të afërt sesa, siç e cilësojnë ata, me një “të ashtuquajtur bashkëpunëtor”.

Read more:Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

Të dy, i shumëkërkuari në atë kohë Ergys Agasi dhe kryespiunia e Shqipërisë Vlora Hyseni, kishin komunikim të vazhdueshëm, të përditshëm, të tejzgjatur në kohë, sipas prokurorëve të posaçëm, duke përfshirë qindra telefonata me videocall apo mesazhe ku shkëmbenin foto dhe video. Madje Hyseni sipas SPAK e identifikonte situatën e Agasit dhe problemet e tij me drejtësinë, me të vetat.

Në një mesazh 4 ditë para arrestimit, Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit:

“Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt…do ia hedhim…problemi është koha”.

Ndërsa vetëm pak para se Agasi të prangosej Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se Hyseni i shkruante:

“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”.

Report Tv ka mësuar nga burimet se një moment i veçantë në komunikime, që SPAK i ka kushtuar vëmendje është një mesazh i dërguar nga Hyseni për Agasin me tekst të përafërt si “Krejt këta që na kanë bërë këtë dua që të paguajnë”. Për Prokurorinë e Posaçme, mesazhe të tilla tregojnë qëndrim kundër organeve të drejtësisë që tashmë kishte nisur hetimet.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në kundërshtim flagrant me detyrën, Vlora Hyseni i jepte informacione dhe detaje për aktivitetin e saj si kreu i SHISH. Në disa raste për takimet me Kryeministrin Rama në zyrë apo edhe takime të tjera sensitive. Për të gjitha këto kontakte evidenton SPAK, Hyseni nuk kishte njoftuar asnjë institucion, jashtë apo brenda SHISH, edhe pse pretendon se e kishte ‘rekrutuar’ si informator të shërbimit.

Read more:Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

Urdhër arresti për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, u ekzekutua orët e darkës të së martës pasi ajo u kthye nga një aktivitet jashtë vendit në Baku, duke u ndalur vetë në pikën kufitare të Morinës. Ajo po hetohet për dy vepra të rënda penale si “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit” pasi dyshohet se me informacione sekrete të shtetit ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.

Në atë që duket një hetim për ata që kanë ndihmuar arratinë e Ergys Agasit, si fraksion i dosjes së AKSHI, prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, ekzekutuan edhe dy masa të tjera sigurie, arrestimin e Fatjon Kallucit, Shefi sektori në Policinë shkencore për nxjerrje të sekretit hetimor dhe Embro Sulejmanit, kryekamerier në restorantin pranë vilave qeveritare në Durrës pasi dyshohet se ka “ndihmë të dhënë autorit të krimit”.

Përveç masave të sigurisë, në orar të njëkohshëm në mëngjes herët, agjentë të BKH dhe forca policie, u gjenden në disa ambiente për të cilat kishin siguruar urdhra kontrolli. Forca RENEA dhe ato Speciale u panë në Shkozet të Durrësit për disa orë në vilat që njihen si baza e Visit të Pojës, një prej personazheve më të njohur të krimit në Durrës.

Në kontroll edhe banesa e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, për të cilin ende nuk ka detaje për rolin në këtë hetim. Ish kryepolici njihet për marrëdhënien e ngushtë me ish drejtuesin në polici Uljan Shpatarakun, i cili u prangos si shofer i Ergys Agasit, në operacionin e një muaji më parë.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:00

Lidhjet me Agasin, GJKKO merr nesër në pyetje drejtoreshën e shkarkuar të SHISH, Vlora Hysenin dhe 2 të arrestuarit e tjerë

1790072950_vlorahysenispak.jpg

Ditën e nesërme në Gjykata e Posaçme do të marrë në pyetje drejtoreshën e shkarkuar të SHISH, Vlora Hysenin, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, si dhe Fatjon Kalluçin e Embro Sulejmanin, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Read more:Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!

Seanca për marrjen në pyetje të Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit është caktuar në orën 09:00, ndërsa seanca për marrjen në pyetje të Vlora Hysenit është caktuar në orën 12:00.

Kujtojmë se të tre personat e sipërpërmendur po hetohen për bashkëpunim me Ergys Agasin, i arrestuar më herët për dosjen e AKSHI-t.

Njoftimi i GJKKO:

Nisur nga interesi i lartë që ka në publik dhe në media procedimi penal nr. 20/1, i vitit 2025, në ngarkim të personave nën hetim: Vlora Hyseni, e dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1, të Kodit Penal; Fatjon Kalluçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a/1, i Kodit Penal dhe Embro Sulejmani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 302/2, i Kodit Penal, ju njoftojmë se: Më datë 23.09.2026 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë gjykatës kërkesat për marrjen në pyetje të personave nën hetim: Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.

Seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani është caktuar me datë 24.09.2026, ora 09:00, ndërsa për personin nën hetim Vlora Hyseni është caktuar me datë 24.09.2026, ora 12:00.

Ora 12:43

Detaji i fortë/ Vlora Hyseni i shkruante Agasit: Kush na e bëri këtë duhet të paguajë! SPAK: Kundër organeve të drejtësisë

Report Tv ka mësuar një tjetër detaj lidhur me komunikimet e vazhdueshme të zbuluara mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit.

Sipas burimeve, në një prej qindra mesazheve mes tyre, kreu i SHISH i ka shkruar biznesmenit “Kush na e bëri këtë, duhet të paguajë.”

Për Prokurorinë e Posaçme, mesazhe të tilla tregojnë qëndrim kundër organeve të drejtësisë.

Read more:Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

Ora 12:41

‘Agasi, bashkëpunëtor i SHISH’, SPAK rrëzon Hysenin: S’kishte njoftuar askënd

1790099184_vlorahyseni.jpg

Burime të Report Tv thonë se drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u pyet nga SPAK më 18 shtator, pasi në makinën e Agasit te ‘Equos Resort’ u gjetën 9 faqe wordi me të dhëna sekrete të SHISH. Hyseni e ka pranuar komunikimin me biznesmenin me justifikimin se ai ishte bashkëpunëtor i SHISH. Por SPAK thotë se asnjë prej instancave brenda e jashtë SHISH-it nuk ishte njoftuar mbi këtë bashkëpunim të pretenduar.

Ora 12:08

Ekskluzive/ Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni komunikonin në Signal, SPAK: Biznesmeni nuk ishte bashkëpunëtor, merrte dhe diktonte informacionin që i duhej

1790158567_ergysagasi.jpg

Report Tv ka siguruar të dhëna ekskluzive nga hetimet për Ergys Agasin dhe drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit ka pretenduar se Agasi ishte bashkëpunëtor i saj dhe se kishte komunikime të vazhdueshme me të të përmes celularit, por ndryshe thotë akuza.

Në provat që SPAK ka depozituar në Gjykatë për kërkesën për të caktuar masë sigurisë, thotë se Ergys Agasi nuk kishte vetëm rolin e bashkëpunëtorit, por merrte dhe i diktonte kreut të SHISH informacionin që i duhej.

Siç bëjnë me dije burime për Report Tv, Agasi dhe Hyseni komunikonin përmes aplikacionit “Signal”. SPAK thote se “për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit”

Ora 12:04

EKSKLUZIVE/ Vlora Hyseni njoftonte Ergys Agasin për takimet me Ramën, ndante informacione për emërime të mundshme politike

1790157742_vlorahyseniergysaagasi.jpg

Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se Vlora Hyseni e njoftonte Ergys Agasin edhe për takimet e punës me Kryeministrin dhe Drejtorin e Policisë, si dhe ndante edhe informacione për emërime të mundshme politike.

Ora 12:00

Ekskluzive/ SPAK e pyeti për materialet sekrete në makinën e Agasit, Hyseni kapet ngushtë: Përgjigjen ua jap me shkrim

1790094261_vlorahyseni.JPG

Burime ekskluzive për Report Tv thonë se drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK më 18 shtator, pasi në makinën e biznesmenit Ergys Agasi u gjetën 9 faqe wordi me të dhëna sekrete të SHISH. Të njëjtat burime thonë se para prokurorëve të Posaçëm, Vlora Hyseni ka pranuar se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me me Ergys Agasin deri ditën e arrestimi, duke pretenduar se ai ka qenë bashkëpunëtor i SHISH. Vlora Hyseni tha në SPAK se për diagramat e SHISH të gjetura në makinën e Agasit do kthente përgjigje me shkrim.

Read more:Edi Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë, më pas niset në SHBA për Asamblenë e OKB-së

Ora 11:59

EKSKLUZIVE/ Kreut i SHISH mesazh Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot, do të përfundojmë keq! Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt

Burime ekskluzive për Report Tv kanë zbuluar mesazhe midis Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, për të cilat SPAK thotë se kanë natyrë të ndryshme nga ajo që ish-drejtoresha e SHISH ka pretenduar se bëheshin në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Në një mesazh Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”, thonë burime ekskluzive për Report Tv.

Në një mesazh 4 ditë para arrestimit Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit: “Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt…do ia hedhim…problemi është koha.”

Ora 11:57

EKSKLUZIVE/ SPAK gjeti 9 faqe me të dhëna sekrete të SHISH në makinën e Agasit, biznesmeni e pranoi: I lash me qëllim që t’i gjente Prokuroria

1790107168_vlorahyseni.jpg

Report Tv mëson detaje të reja pas arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka gjetur në makinën e Ergys Agasit, 9 faqe word me diagrame (dokumente sekrete) të SHISH, gjatë kontrolleve që u ushtruan në “Equos Resort” më datë 22 korrik. Biznesmeni i arretsuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t mësohet se në seancë e ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK aty.

Ora 11:57

EKSKLUZIVE/ Mbi 500 telefonata e mesazhe mes Hysenit dhe Agasit, komunikime të përditshme, telefonata me videocall dhe shkëmbim imazhesh

1790063041_vlorahyseni.jpg

Ndryshe nga pretendimet e Vlora Hysenit se komunikimet me Ergys Agasin kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit, SPAK thotë se komunikimi i tyre ishte i përditshëm, i tejzgjatur në kohë, telefonata me videocall dhe dërgim fotosh e videosh, konfirmojnë burime ekskluzive për Report Tv.

Sipas burimeve, nga 28 qershori deri më 26 gusht, kur u arrestua Agasi, ka pasur mbi 500 telefonata dhe mesazhe, për të cilat SPAK thotë se nuk kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Lexo edhe
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

Tags: #AKSHI #Aktivitet #arrest me burg #Arrestimit #Banesa #BKH #ergys agasi #hetimet per grupin e agasit #vlora hyseni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 3 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 14 orë më parë • 21 min lexim
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 2 ditë më parë • 39 min lexim
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË– Prej 7 orësh, në qendër të Tiranës po zhvillohet një guerrilje urbane, pas një proteste të thirrur…

• 3 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin