Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. BIRN: Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale
Politikë

BIRN: Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

• 23 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nisma e PS-së për reformën territoriale u fut në kalendarin e punës së Kuvendit pa pritur përfundimin e konsultimeve publike me komunitetet dhe këshillat bashkiakë, ndërsa opozita e kundërshtoi si një akt që bie ndesh me Kushtetutën.

Komisioni për Çështjet Ligjore mori në shqyrtim të mërkurën projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore” të propozuar nga deputetët socialistë, ndërsa konsultimet publike me komunitetet lokale vijojnë deri në fund të shtatorit.

Ulsi Manja, kryetar i këtij komisioni, refuzoi të hidhte në votim kërkesën e opozitës për të rikthyer procedurën e shqyrtimit dhe depozitimin e nismës me përfshirjen e qëndrimeve që vijnë nga komunitetet lokale.

“Ne do të vijojmë shqyrtimin në parim deri më 29 shtator, kur është afati i përfundimit të konsultimeve nëpër bashki, pastaj pasi të marrim dhe këto qëndrime, e votojmë,” tha ai.

Read more:BIRN: Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje

Sipas një kalendari pune të Kuvendit, ku parashikohet votimi në seancë plenare më 8 tetor, socialistët në mënyrë të njëanshme kanë vendosur të avancojnë përpara procedurën parlamentare të nismës, ku propozohet një rikonfigurim i hartës territoriale të vendit me reduktimin e bashkive nga 61 në 46.

Opozita kundërshtoi në komision futjen në rend dite të nismës së PS-së, duke pretenduar se nisma ishte dorëzuar në shkelje të dispozitave ligjore dhe kushtetuese duke anashkaluar përfundimin e konsultimeve publike.

“Të kthehet pas dhe të futet në procedurën kushtetuese se s’mund të ecim në shkelje të Kushtetutës,” tha Luçiano Boçi, i cili ishte bashkëkryetar i opozitës për komisionin bipartizan për këtë reformë.

Read more:VIDEO/ Rama “zbarkon” në Vlorë për Reformën Territoriale, takim me socialistët

“Të mbarojnë dëgjesat, të merret mendimi dhe më pas të vihet këtu,” shtoi ai, duke këmbëngulur se një reformë e njënashme pa konsensus politik dhe për më tepër pa konsensus qytetar bie ndesh me parashikimet kushtetuese.

Edhe deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi që Komisioni i Ligjeve të votonte për kthimin e projektligjit në zyrën e Kryetarit të Kuvendit për t’u përfshirë në nismë edhe qëndrimet e konsultimeve publike.

“Kjo nismë godet themelet e Kushtetutës dhe është detyrim ligjor që të merren parasysh qëndrimi i popullsisë,” tha Bylykbashi, duke akuzuar mazhorancën se ka nisur procedurën në shkelje ligjore dhe se po tenton të anashkalojë qëndrimet e komuniteteve.

Read more:Sherr mes nxënësve në gjimnazin e Krumës, 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës shokun e klasës

Deputetë të tjerë të PD-së sollën në vëmendje që në bashkitë që projekti i PS-së parashikon t’i shkrije me bashki më të mëdha po bëhen protesta të përditshme kundër nismës dhe vetë këshillat bashkiakë kanë votuar kundër shkrirjes.

Në shenjë revolte, deputetët e opozitës braktisën mbledhjen e komisionit, e cila vijoi me prezantimin e nismës nga Arbjan Mazniku.

Mazniku tha se reduktimi i numrit të bashkive do të siguronte më shumë shërbime për qytetarët.

Read more:Reforma Territoriale/ Këshillit Bashkiak i Klosit voton kundër bashkimit me Burrelin

Që prej fillimit të gushtit në të gjitha bashkitë e vendit, propozimi i PS-së po has kundërshti nga qytetarët gjatë dëgjesave publike. Në disa bashki të vogla ka shkaktuar edhe protesta të përditshme që refuzojnë shkrirjen e njësisë së tyre vendore me një njësi më të madhe.

Sipas projektit, bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha.

Konkretisht, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Dimali dhe Poliçani me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, Cërriku e Belshi me Elbasanin, ndërsa Prrenjasi kalon nën varësi të bashkisë Librazhd.

Read more:Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit

Modeli i propozuar synon të ruajë bashkinë si qendrën e organizimit vendor, por ndryshon organizimin e saj të brendshëm nga skema “Bashki–Njësi Administrative” në “Bashki–Qytet–Njësi Administrative”.

Për çdo qytet parashikohet emërimi i një nënkryetari përgjegjës për koordinimin e shërbimeve, ndërsa këshillat bashkiakë do të riorganizohen për të pasqyruar peshën demografike të qyteteve përbërëse.

Nga ana tjetër opozita ka dalë me një projekt që propozon shtimin e bashkive nga 61 në 100 njësi për të decentralizuar shërbimet publike më pranë komuniteteve./ BIRN

Lexo edhe
Politikë

Almer Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Skemë zhvatje ndaj bizneseve, një “ushtar” i Ceno Klosit…

Politikë

“Drejtësia të thërrasë Edi Ramën!” Balliu: Kryeministri të japë dorëheqjen! Jemi në luftë të hapur me “narko-shtetin”

Tags: #arbjan mazniku #belsh #Cërriku #Detyrim #dimal #Divjakë #Has #Klos

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Almer Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Skemë zhvatje ndaj bizneseve, një “ushtar” i Ceno Klosit…
  • “Drejtësia të thërrasë Edi Ramën!” Balliu: Kryeministri të japë dorëheqjen! Jemi në luftë të hapur me “narko-shtetin”
  • “Një ‘pentito’ pritet të flasë për Ramën, dëshmi nga jashtë vendit”/ Almer Toska: Pretendon se ka shërbyer si sekser dhe ka marrë para në emër të kryeministrit
  • “Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga Afrika, SPAK ka përgjimet nga një vend i NATO-s”, Toska zbulon detajet: Së shpejti do faktohet vila e tretë
  • “Duhen 5 mandate për të hetuar këtë grup kriminal me Ramën në krye”, Lisandër Hoxha: Qytetarët të bëjnë çdo gjë për marrjen e Republikës. Klanet e mazhorancës…
Nga të njëjtat tag-e
  • BIRN:Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale
  • Komunikimet me Ergys Agasin/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij
  • Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin e Vuçiçin: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, të detyrueshme
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin dhe Vuçiç: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, janë të detyrueshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 24 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Almer Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Skemë zhvatje ndaj bizneseve, një “ushtar” i Ceno Klosit…

Në vijim të deklaratave të tij tronditëse mbi korrupsionin administrativ dhe kapjen e shtetit, gazetari Almer Toska ka…

• 43 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Drejtësia të thërrasë Edi Ramën!” Balliu: Kryeministri të japë dorëheqjen! Jemi në luftë të hapur me “narko-shtetin”

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se situata politike…

• 43 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Një ‘pentito’ pritet të flasë për Ramën, dëshmi nga jashtë vendit”/ Almer Toska: Pretendon se ka shërbyer si sekser dhe ka marrë para në emër të kryeministrit

Në mbyllje të deklaratave të tij në studion e emisionit “Minuta e Parë”, gazetari Almer Toska ka lëshuar…

• 43 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by