Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian
Politikë

Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian

• 24 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Akademikë shqiptarë nga diaspora dhe Shqipëria po ndërmarrin hapa më konkretë për të kontribuar në zhvillimin e demokracisë, forcimin e institucioneve dhe avancimin e reformave në vend. Në një deklaratë të përbashkët, akademikë dhe studiues nga fusha të ndryshme kanë identifikuar një sërë problematikash që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe mund të ndikojnë në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Ne, akademikë dhe studiues shqiptarë nga diaspora dhe Shqipëria, të bashkuar nga lidhja me vendin tonë dhe nga përgjegjësia që mbart dija, nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë shqetësimeve të thella që po përjeton shoqëria shqiptare. Përtej dallimeve politike, profesionale apo personale, na bashkon një bindje e thjeshtë: Shqipëria meriton institucione që i shërbejnë qytetarit, një shtet ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe një të ardhme ku puna, meritokracia dhe dinjiteti njerëzor kanë vlerë”, thuhet në deklaratë.

Në dokument theksohet gjithashtu rëndësia e protestës qytetare si pjesë e funksionimit të një shoqërie demokratike.

Read more:Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës: Qeveri e krimit!

“Protesta qytetare është një nga format themelore të shprehjes demokratike. Ajo nuk duhet parë si përplasje mes qytetarëve dhe institucioneve, por si një thirrje për t’u dëgjuar, për t’u reflektuar dhe për të kërkuar përgjegjësi. Kur një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë ngre zërin për problemet që e shqetësojnë, përgjigjja e institucioneve duhet të jetë dëgjimi, transparenca dhe llogaridhënia.”

Akademikët argumentojnë se roli i tyre nuk duhet të kufizohet vetëm në universitete, laboratorë dhe institucione kërkimore, por duhet të përfshijë edhe kontributin në debatin publik dhe në formulimin e zgjidhjeve të mbështetura në evidencë. “Dija mbart edhe një përgjegjësi qytetare: të vëzhgojmë me kujdes realitetin, të dallojmë problemet nga simptomat dhe të propozojmë zgjidhje të mbështetura në fakte, përvojë dhe interesin publik”, thuhet në deklaratë.

Sipas dokumentit, nevoja për përfshirjen e ekspertizës së pavarur në debatin publik bëhet edhe më e rëndësishme përballë treguesve aktualë të demokracisë. Në deklaratë citohet treguesi i demokracisë deliberative, sipas të cilit Shqipëria shënon 0,38 nga 1 dhe renditet në një nga vendet më të ulëta në Ballkan.

Read more:Tabaku me përfaqësuesit e World Economic Forum: Shqipëria është toka e mundësive nëse sistemi socialist rrëzohet!

“Ky është kontributi ynë i parë: të flasim, të dokumentojmë problemet dhe të kërkojmë zgjidhje, sepse besojmë se një Shqipëri më e drejtë, më demokratike dhe më e zhvilluar nuk është vetëm një dëshirë, por edhe një përgjegjësi e përbashkët”, theksojnë akademikët.

14 problematikat e evidentuara

Në deklaratë, 45 akademikë nga fusha të ndryshme – përfshirë shkencat politike, biznesin dhe ekonominë, shëndetësinë, teknologjinë, inxhinierinë dhe fusha të tjera, evidentojnë 14 çështje që, sipas tyre, kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje:

Në përfundim të deklaratës, akademikët argumentojnë se Shqipëria “ka nevojë për një model të ri zhvillimi, të mbështetur në institucione gjithëpërfshirëse, sundimin e ligjit, konkurrencën e ndershme, meritokracinë dhe administrimin e përgjegjshëm të burimeve”. Sipas tyre, një transformim i tillë është i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien afatgjatë dhe përmbylljen e tranzicionit të vendit.

Read more:Revoltë në Poliçan, Prrenjas dhe Klos/ Agron Gjekmarkaj: Pakënaqësia ndaj Qeverisë nuk është e izoluar. Shqipëria po hyn në krizë, zgjidhje është vetëm protesta

Hapi i radhës: konferenca “Shqipëria 2026”

Global Albanian Academics Network (GAAN), rrjeti që qëndron pas nismës, sqaron se publikimi i deklaratës përbën vetëm hapin e parë të punës së tij.

Read more:“Nuk marrim askënd në mbrojtje, çdo funksionar do përballet me drejtësinë e re”/ Klosi-Berishës: Nuk hoqe dorë nga sulmet dhe akuzat mbi institucionet

Problematikat e identifikuara pritet të trajtohen më tej përmes punës akademike dhe kërkimore, e cila do të vijojë edhe në konferencën “Shqipëria 2026 – Demokracia, Institucionet dhe Integrimi Evropian në Udhëkryq”, që do të zhvillohet më 24–25 tetor në Tiranë, me mundësi pjesëmarrjeje edhe online.

Konferenca synon të bashkojë ekspertizën e akademikëve dhe studiuesve shqiptarë nga vende dhe fusha të ndryshme, ndërsa një prej rezultateve kryesore të saj do të jetë hartimi i raportit akademik “Shqipëria 2026”.

Deri tani, 78 akademikë dhe studiues janë regjistruar për t’u bërë pjesë e nismës, ndërsa sipas organizatorëve numri vazhdon të rritet.

Read more:Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj për EuReporter: Ende nuk e kam humbur shpresën

GAAN e cilëson nismën si gjithëpërfshirëse dhe fton akademikët dhe studiuesit shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, t’i bashkohen rrjetit dhe procesit të punës për konferencën dhe raportin “Shqipëria 2026”.

Më shumë informacion mbi deklaratën, konferencën dhe mënyrën e regjistrimit gjendet në faqen zyrtare të Global Albanian Academics Network: gaan-albania.org.

Lista e nënshkruesve:

Lexo edhe
Politikë

“Protesta qytetare, shprehje demokratike”/ Akademikët shqiptarë me deklaratë të përbashkët: Nga shteti ligjor tek zgjedhjet e lira dhe pavarësia e medias, 14 çështjet që kërkojnë ndërhyrje

Politikë

“Bashkohuni të gjithë që të shpëtojmë Shqipërinë”, Guri: Po vidhemi çdo ditë, miliona arsye për të qëndruar në shesh

Tags: #Demokracia #Diaspora #institucionet #Integrimi #Integrimi evropian #jetë #Kryesore #Lidhja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Protesta qytetare, shprehje demokratike”/ Akademikët shqiptarë me deklaratë të përbashkët: Nga shteti ligjor tek zgjedhjet e lira dhe pavarësia e medias, 14 çështjet që kërkojnë ndërhyrje
  • “Bashkohuni të gjithë që të shpëtojmë Shqipërinë”, Guri: Po vidhemi çdo ditë, miliona arsye për të qëndruar në shesh
  • “Koka e gjarprit”/ Xhemalaj: Vlora Hyseni shiti informacione tek UDB-ja serbe, ky është akt tradhtie
  • Tabaku: Kërcënimi ndaj Klodiana Lalës tregon shtetin privat. Ky sistem duhet çmontuar
  • Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe etike nga ish-drejtuesja e SHISH
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta qytetare, shprehje demokratike”/ Akademikët shqiptarë me deklaratë të përbashkët: Nga shteti ligjor tek zgjedhjet e lira dhe pavarësia e medias, 14 çështjet që kërkojnë ndërhyrje
  • Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe etike nga ish-drejtuesja e SHISH
  • “SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë
  • GJKKO la në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, avokati: Prisja një masë më të rëndë! Ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të hyjë në BE
  • “Luarasi, universitet ekselent”/ Dekani i Fakultetit të Mjekësisë: Kanë nisur regjistrimet, diploma tek ne njihet brenda dhe jashtë vendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 23 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 11 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 8 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Protesta qytetare, shprehje demokratike”/ Akademikët shqiptarë me deklaratë të përbashkët: Nga shteti ligjor tek zgjedhjet e lira dhe pavarësia e medias, 14 çështjet që kërkojnë ndërhyrje

Akademikë shqiptarë nga diaspora dhe Shqipëria po ndërmarrin hapa më konkretë për të kontribuar në zhvillimin e demokracisë,…

• 10 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

“Bashkohuni të gjithë që të shpëtojmë Shqipërinë”, Guri: Po vidhemi çdo ditë, miliona arsye për të qëndruar në shesh

Ambientalisti Sazan Guri tha në protestën e 117-të se të gjithë duhet të jenë në shesh, pasi vetëm…

• 10 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Koka e gjarprit”/ Xhemalaj: Vlora Hyseni shiti informacione tek UDB-ja serbe, ky është akt tradhtie

Aktivisti Ilir Xhemalaj, në fjalën e tij në protestën e 117 përpara Kryeministrisë tha se ish-shefja e SHISH…

• 10 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by