Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zbardhet plagosja e të riut në Lezhë, sherri nisi për pagesën e riparimit të makinës! Babë e bir në kërkim (EMRAT)
Kronikë

Zbardhet plagosja e të riut në Lezhë, sherri nisi për pagesën e riparimit të makinës! Babë e bir në kërkim (EMRAT)

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Manati të Lezhës. Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, babë e bir, dhe punonjësit të një servisi, Danjel Pikuli.

Sipas të dhënave, babë e bir Gjergj dhe Seldo Voci, kishin dërguar automjetin për riparim dhe janë konfliktuar për pagesën e shërbimit. Kjo dyshohet se ka sjellë përplasjen me punonjësin e servisit, e cila më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë, Daniel Pikuli ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Read more:Ekzekutimi i ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë, Ervis Lami në kërkim policor, i kontrollohet banesa në Kamëz! Asnjë gjurmë nga 2 autorët, 16 gëzhoja në vendngjarje

Ndërkohë, dy personat e dyshuar për ngjarjen janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim. Uniformat blu po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë, për autorësinë dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të shtetasit D. P., mesditën e djeshme, në fshatin Manati, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të plagosjes, shtetasve: B. Gj. alias B. V., 47 vjeç, dhe A. V., 23 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Tresh, Lezhë.

Read more:Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO)

Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 13:10, këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin D. P., 31 vjeç, banues në Lezhë, kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij. Si pasojë është plagosur 31-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “BMW”, i cili dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read more:Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO)

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)

Kronikë

Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para

Tags: #Armë #automjet #Bmw #daniel pikuli #Gjergj Voci #Lezhe #plagosje me arme zjarri #Policia #Seldo Voci

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH
  • “Këtu mbaron predikimi im në shkretëtirë…!”/ Rama mbajti fjalimin në OKB, salla thuajse bosh
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • “Për ty shemb botën, djeg shtëpinë e babait”/ Çollaku: Ergys Agasi është përdorur nga Vlora Hyseni, është armë shantazhi! Rama i frikësuar, del në filmime
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 17 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)

TIRANË– Tre ditë para një tryeze të planifikuar të Kryeministrit Rama me krerët e institucioneve të drejtësi, me…

• 10 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para

Të mbuluar me kapele në kokë dhe shami të lidhura në fytyrë, hajdutët që arritën të grabisnin 1,5…

• 15 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

Report Tv ka siguruar momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Videoja nis me 44-vjeçarin, i…

• 16 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by