Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Për ty shemb botën, djeg shtëpinë e babait”/ Çollaku: Ergys Agasi është përdorur nga Vlora Hyseni, është armë shantazhi! Rama i frikësuar, del në filmime
Politikë

“Për ty shemb botën, djeg shtëpinë e babait”/ Çollaku: Ergys Agasi është përdorur nga Vlora Hyseni, është armë shantazhi! Rama i frikësuar, del në filmime

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-deputeti dhe ish-këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, ka komentuar në “Minuta e Parë” me Ola Brukon në Neës24 zhvillimet e fundit rreth Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.

Çollaku tha se historia Agasi-Hyseni, sipas tij, po hiperbolizohet dhe mund të jetë duke u përdorur si alibi për të mbuluar çështje të tjera.

“Historia Agasi-Hyseni po hiperbolizohet për t’u përdorur si alibi. Mendoj se Agasi është përdorur nga Hyseni. Mesazhet e dala janë të denja për një adoleshente 18-vjeçare të çmendur nga dashuria që thotë ‘për ty shemb botën dhe djeg shtëpinë e babait’”, u shpreh ai.

Çollaku deklaroi se nuk e ka takuar personalisht Hysenin, por tha se, bazuar në eksperiencën që i atribuon asaj, nuk e konsideron të besueshme që veprimet e saj të shpjegohen thjesht përmes një marrëdhënieje personale.

Read more:Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë

“Nuk e kam takuar Hysenin vetë, por është njeri me shumë ekspertizë dhe naivët nuk e bëjnë dot agjenten e terrenit që ajo e bënte. Më kërcasin dy versionet”, tha Çollaku.

Duke iu referuar Agasit, ai hodhi pretendimin se biznesmeni mund të ketë grumbulluar informacione për personat që kanë hyrë në zyrën e tij dhe se këto të dhëna mund të jenë përdorur si mjet presioni.

“Flitet që Agasi është bankë informacioni dhe armë shantazhi për këdo që ka hyrë në zyrën e tij. Nuk është koleksionist maniakal, por keqbërës. Për mendimin tim e ka bërë që të ketë fuqinë e shantazhit me këdo”, deklaroi ai.

Read more:Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian

Çollaku ngriti edhe shqetësimin për mundësinë që materiale të regjistruara të zyrtarëve shqiptarë të përfundojnë në duart e shërbimeve të huaja.

“Ministra, kryeministri të filmuar, imagjino të shkojnë videot në duart e armiqve të Shqipërisë. Në duart e një shërbimi armiqësor, rrezikohet siguria”, tha ai.

Ish-këshilltari i Vjosa Osmanit komentoi edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj rasteve të ndryshme, duke i cilësuar si dy qasje të ndryshme.

Read more:“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!

“Kemi dy Rama të ndryshme. Për Ballukun kërcënoi gjithë dynjanë, nuk hoqi imunitetin, akuzoi drejtësinë dhe rrezikoi marrëdhëniet e vendit me BE-në. Në rastin tjetër e shkarkoi dhe tha: ‘Aman, merreni’”, u shpreh Çollaku.

Në fund, ai tha se nuk dihet se çfarë informacionesh mund të kenë Agasi dhe Hyseni dhe se çfarë pasojash mund të ketë përfshirja e tyre në këto zhvillime.

“Është veprimi i një Rame të trembur. Nuk e di se çfarë kanë ata për të. Nuk dihet sa do të qëndrojnë Vlora dhe Ergysi përballë kokës së tyre”, deklaroi Çollaku.

Lexo edhe
Politikë

“Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Tags: #Armë #Dashuria #Edi Rama #ergys agasi #jetë #koleksionist #Mesazhet #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!
  • Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH
  • “PD ka humbur sheshin e protestës”/ Salianji: Berisha si Rama, ka frikë të dalë se e gjuajnë me vezë. Kryeministri bie për 2 muaj nëse…
  • Skandali me Vlora Hysenin/ Aktivisti Lika: Në një shtet normal, qeveria duhet të binte. Protesta do i japë shkelmin e fundit Ramës
  • “Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet
Nga të njëjtat tag-e
  • E shtunë me reshje shiu, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • “Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!
  • Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)
  • “PD ka humbur sheshin e protestës”/ Salianji: Berisha si Rama, ka frikë të dalë se e gjuajnë me vezë. Kryeministri bie për 2 muaj nëse…
  • “Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 17 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Vijon sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila shënon ditën e 119-të të qëndresës qytetare.…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Ai që nisi si një hetim mbi mënyrën e dhënies së tenderëve të AKSHI-t, tashmë është kthyer në…

• 11 orë më parë • 12 min lexim
Politikë

“PD ka humbur sheshin e protestës”/ Salianji: Berisha si Rama, ka frikë të dalë se e gjuajnë me vezë. Kryeministri bie për 2 muaj nëse…

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se opozita e ka humbur sheshin e protestës. Salianji, në një…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by