Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë
Kronikë

Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë

• 26 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë pranë “Zogut të Zi” në Tiranë, ku mbeti i plagosur në këmbë 33-vjeçari nga Kosova, Gjenk Karabeg. Ky i fundit njihet me emrin artistik “Leumasi” dhe është këngëtar nga Kosova.

Për ngjarjen ka rënë në pranga 20-vjeçari Samuel Tahiraj, ndërsa si autor i dyshuar i plagosjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim 54-vjeçari Sajmir Pasmaciu. Dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në pranga ka përfunduar edhe vetë i plagosuri Gjenk Karabeg, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Sipas Policisë, gjithçka nisi nga një konflikt në një lokal në rrugën “Hysni Gërbolli”. Gjatë përplasjes, 54-vjeçari Pasmaciu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Karabegun, duke e plagosur në këmbë, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Read more:Mbante armë automatike dhe fishekë në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Patos (VIDEO)

Në konflikt dyshohet se është përfshirë edhe Samuel Tahiraj, i cili është përleshur me disa persona me sende të forta. Nga përplasja mbeti i dëmtuar edhe një 18-vjeçar. Tahiraj u arrestua për “Plagosje të lehtë me dashje”, “Moskallëzim të krimit” dhe “Prishje të qetësisë dhe rendit publik”.

Dy persona të tjerë, 49 dhe 18 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta Tahirajn gjatë sherrit. Gjatë kontrolleve, Policia sekuestroi një armë gjahu, një thikë, municion luftarak dhe disa fishekë.

Read more:Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

Ndërkohë, verifikimet për Gjenk Karabegun zbuluan se ai ishte person në kërkim nga autoritetet kosovare. 33-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burg për posedim të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Maliq/ Po nxirrte sendet nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë! Humb jetën 44-vjeçari

Kronikë

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

Tags: #Armë #Burg #Gjakovë #gjenk karabeg #Gjykata #kosove #plagosje me arme zjarri #Sajmir Pasmaciu #Samuel Tahiraj #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Maliq/ Po nxirrte sendet nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë! Humb jetën 44-vjeçari
  • Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi
  • Ministri Gogu: Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë gati deri në mars 2027
  • Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan, Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
  • Krujë/ I dënuar me 6 vite burg për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi
  • Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet
  • Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi
  • LIVE- “Shqipëria po bën revolucion”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi
  • “Ktheu shtetin në organizatë kriminale. Kryeministri i delegjitimuar”/ Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: Rama duhet të thirret nga drejtësia, të hetohet dhe të arrestohet. T’i konfiskohet pasuria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Maliq/ Po nxirrte sendet nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë! Humb jetën 44-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq të Korçës ku një 44-vjeçar ka ndërruar…

• 22 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar të shtunën Elvis Shkambit akuzën për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak…

• 22 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Ministri Gogu: Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë gati deri në mars 2027

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori sot një angazhim para Kongresit të 15-të të OKB-së për Parandalimin e…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by