Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia
Kronikë

Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia

• 27 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria renditet në vendin e 8-të në botë për numrin e dronëve ushtarakë të marrë nga furnizues të huaj gjatë viteve 2022–2025, sipas të dhënave të SIPRI Arms Transfers Database. Në këtë periudhë, vendi ka marrë 56 dronë ushtarakë, ose rreth 0.3% të totalit global prej 16,822 njësish të regjistruara nga SIPRI.

Brenda rajonit, diferenca është e ndjeshme: Serbia renditet e 21-ta me 10 dronë, pra Shqipëria ka marrë mbi 5 herë më shumë, ndërsa Kosova renditet e 34-ta me 5 dronë, ose mbi 11 herë më pak se Shqipëria. Megjithatë, këto shifra nuk përfshijnë çdo lloj droni ushtarak, pasi SIPRI regjistron kryesisht sistemet e mëdha dhe municionet bredhëse, ndërsa dronët e vegjël FPV dhe një pjesë e madhe e dronëve komercialë të përshtatur për përdorim ushtarak mbeten jashtë statistikave.

Ukraina dhe Rusia marrin mbi 91% të dronëve të regjistruar

Dronët janë kthyer në një prej armëve përcaktuese të luftës moderne dhe tregtia ndërkombëtare e tyre gjatë viteve të fundit është përqendruar pothuajse tërësisht te lufta në Ukrainë.

Read more:Radarët dhe dronët ‘zbulojnë’ shkeljet rrugore në Gjirokastër, 1383 gjoba dhe 24 patenta të pezulluara në 1 javë (VIDEO)

Sipas të dhënave të SIPRI për periudhën 2022–2025, Ukraina ka marrë nga furnizuesit e huaj 8,664 dronë ushtarakë, duke zënë 51.5% të totalit botëror të regjistruar. Rusia renditet e dyta me 6,720 dronë, ose 39.9% të totalit.

Së bashku, Rusia dhe Ukraina përfaqësojnë mbi 91% të të gjithë importeve të regjistruara të dronëve ushtarakë në këtë periudhë, duke treguar se tregu ndërkombëtar i këtyre sistemeve është dominuar pothuajse plotësisht nga një konflikt i vetëm.

Diferenca me vendet e tjera është shumë e madhe. Asnjë shtet tjetër nuk ka marrë as 300 dronë gjatë kësaj periudhe. Tajvani, në vendin e tretë, ka marrë 291 dronë, Koreja e Jugut 190, Azerbajxhani 154, India 119 dhe Gjeorgjia 100.

Read more:“S’e njohim Kosovën”/ Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt ambasadës ukrainase: Zelensky, fu*k you!

Pas tyre vjen Shqipëria me 56 dronë, përpara Hungarisë dhe Lituanisë, që raportohen me nga 50 dronë secila.

83% e dronëve të Ukrainës nga sistemet amerikane

Furnizimet e Ukrainës kanë qenë të përqendruara kryesisht te sistemet amerikane, të cilat përbënin rreth 83% të numrit të regjistruar.

Në rastin e Rusisë, importet e regjistruara nga SIPRI i atribuohen Iranit. Pjesa më e madhe lidhej me dronët Shahed-136, të cilët Rusia fillimisht i importoi nga Irani dhe më pas nisi t’i prodhojë në variantin e saj, të njohur si Geran-2.

Read more:Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Shuhen të gjitha vatrat (PAMJE ME DRON)

Sipas SIPRI, ka pak tregues që Rusia të ketë ende nevojë për kontribut të vazhdueshëm iranian për prodhimin e këtyre sistemeve.

Tregu real i dronëve të vegjël është shumë më i madh

Shifrat e SIPRI japin vetëm një pjesë të aktivitetit real me dronët ushtarakë. Databaza regjistron kategoritë e armëve të mëdha, ku për dronët përfshihen avionët pa pilot me peshë të ngarkuar prej të paktën 150 kilogramësh, si edhe dronët sulmues njëdrejtimësh dhe municionet bredhëse që klasifikohen si raketa.

Read more:Aksion antidrogë në Kurbin, policia kap ‘mat’ në paracelën me kanabis dy të rinjtë (EMRAT)

Dronët e vegjël dhe relativisht të lirë FPV, që përdoren në numër shumë të madh në vijën e frontit, në pjesën më të madhe nuk përfshihen.

Për këtë arsye, diferenca mes statistikave të SIPRI dhe numrit real të dronëve të përdorur mund të jetë shumë e madhe. Vetëm Mbretëria e Bashkuar, për shembull, dërgoi mbi 85,000 dronë të vegjël ushtarakë në Ukrainë gjatë gjashtë muajve të vitit 2025, rreth pesë herë më shumë sesa i gjithë totali global prej 16,822 dronësh që SIPRI regjistron për periudhën katërvjeçare 2022–2025.

Edhe prodhimi vendas mbetet jashtë statistikave të importeve. Industria ukrainase e mbrojtjes ka kapacitet për të prodhuar tashmë mbi 8 milionë dronë FPV në vit, ndërsa inteligjenca ukrainase vlerëson se Rusia prodhon rreth 2,800 dronë Geran-2 në muaj/ Ekofin

Lexo edhe
Kronikë

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)

Kronikë

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)

Tags: #Azerbajxhani #dronë #Dronët #Droni #Gjeorgjia #importet #Rusi #serbi #ukraine

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
  • Kapen 90 kilogramë kanabis në Kakavijë, furgoni kishte destinacion Greqinë! Shoqërohen shoferi dhe një pasagjer
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT)
  • Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pojan të Maliqit, lëndohet 74-vjeçari
Nga të njëjtat tag-e
  • “E duam Amerikën, presim ndihmë nga ju”, aktivisti Ndoj mesazh ambasadorit të ri: Nëse na shpëtoni, nuk do ketë më ditë të zeza për shqiptarët
  • Skandali me Vlora Hysenin e SHISH/ Media greke: Rasti i korrupsionit që ka vënë në vështirësi Ramën, pikëpyetja për sigurinë kombëtare
  • Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Radoiçiç dhe dhjetëra të akuzuar vijojnë të jenë të lirë në Serbi
  • Kurti nga SHBA: Shqetësuese dënimet e rënda për ish-krerët e UÇK-së, Apeli duhet të korrigjojë vendimin
  • Flamur Noka jep alarmin: Kreu i SHISH i zhytur në kartelet e krimit, siguria kombëtare ka rënë. S’bëj profeci, por Vlora Hyseni mund të mos kthehet nga Azerbajxhani
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë që shënjestronte nxënësit…

• 25 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë që shënjestronte nxënësit…

• 55 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Kapen 90 kilogramë kanabis në Kakavijë, furgoni kishte destinacion Greqinë! Shoqërohen shoferi dhe një pasagjer

90 kilogramë kanabis me destinacion Greqinë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës. Furgoni i nisur nga Shqipëria…

• 55 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by