Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun
Kronikë

Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun

• 25 Nëntor, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv është diskutuar mbi përplasjen mes Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe mbi kërkesën e kryebashkiakut për t’u operuar në një spital në Tiranë, e cila nuk është pranuar nga Drejtoria e Burgjeve, që ka udhëzuar që ndërhyrja kirurgjikale të kryhet në Spitalin Memorial Fier.

Avokati Leonard Karaj tha gjatë fjalës së tij se Veliaj synon që duke zgjedhur spitalin dhe mjekun me të cilin do të realizojë operacionin, të përfitojë nga kjo situatë sa ta zgjasë periudhën e rikuperimit shëndetësor për muaj të tërë, aq sa në një moment të caktuar sipas tij, mund të iniciojë një kërkesë në Gjykatë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, për këtë arsye.

Karaj mori shembull rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili sipas tij, nuk e kreu të gjithë dënimin me burg, për shkak të një problemi shëndetësor që kishte një familjar i tij.

“A ka të drejtë Veliaj t’i drejtohet Gjykatës për operacionin? Po, ka të drejtë të bëj çdo lloj kërkese ndaj Gjykatës, në momentet ku ndodhet çështja e tij gjyqësore. Pastaj është Gjykata që vendos. Pjesa nëse mund të zgjedhë ai se ku duhet të operohet, ka një standard në raport me të burgosurit dhe të paraburgosurit. Dhe ky standard është bërë në bazë të rregullores dhe ligjit. Është funksionaliteti i Drejtorisë së Burgjeve në të gjitha rastet dhe përgjegjësi e Drejtorisë së Burgjeve, për cilindo të paraburgosur në raport me gjendjen e tij shëndetësore. Fakti që Veliaj kërkon me ngulm që të mos bëhet operacion atje ku i ka caktuar Drejtoria e Burgjeve, unë shikoj diçka krejt tjetër.

Read more:Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!

Kërkesa e Veliajt edhe duke zgjedhur doktorin, qëndron në faktin jo çfarë do ndodhë gjatë operacionit, por pas operacionit. Sepse mund të ndodhë që Nardi që e ka qejf Denisin e lë atë me raporte të tilla mjekësore… Sepse doktori është zot… Ai mund të thotë se Veliaj ka nevojë për rikuperim për disa muaj në atë spital. Gjithë narrativa e Veliajt qëndron pikërisht në këtë. Kjo ka njëlloj djallëzie nga brenda, sepse Veliaj kërkon të përfitojë nga kjo situatë e tillë sa ta zgjasë këtë rikuperim shëndetësor për muaj të tërë, aq sa në një moment të caktuar mund të iniciojë një kërkesë në Gjykatë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, për shkak të gjendjes së tij. Tahiri ka dalë pa e ezauruar të gjithë dënimin e tij me burg, për shkak të një problemi shëndetësor që nuk e kishte ai vetë, por një familjar i tij”, tha mes të tjerash Karaj.

Nga ana tjetër, juristi Romeo Kara tha se vonesat e shkaktuara për realizimin e operacionit të Veliajt janë në shkelje të ligjit.

Vonesa e kryerjes së operacionit 2 javë pasi mjeku e këshilloi, sipas avokatit Kara forcon narrativën e Veliajt se ndaj tij ka një luftë politike.

Sipas juristit Kara, operacioni mund të çojë edhe në një masë më të lehtë sigurie për kryebashkiakun Veliaj.

Read more:“Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar

“Për vonesat që i janë shkaktuar, nëse mjeku ka konstatuar që ky ka nevojë për operacion dhe sa më shpejtë, është shkelur besoj neni 34b pika ç. Kur ka probleme shëndetësore i paraburgosuri, duhet t’i jepet ndihma menjëherë. Pra kur e këshillon mjeku. Ndihmën s’e kemi ne këtu jashtë dhe jo ai brenda. Nga ana ligjore, humanizmi është gjëja e parë. Nëse mjeku ka konstatuar se ai duhej operuar para 2 javësh, ai duhej operuar para 2 javësh. Dhe kjo forcon narrativën e tij se ndaj tij ka një luftë politike. Tani do të kushtëzohet edhe gjendja e tij e paraburgimit, do të jetë në një burg afër spitalit. Kur të dalë do thotë mjeku ‘ka nevojë për një njeri që t’i shërbejë’. O do ketë infermier nga burgu, ose do e kthesh në shtëpi te familjarët”, tha mes të tjerash juristi Romeo Kara.

Juristi Kara shtoi se nëse mbyllen hetimet ndaj Veliajt, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë ai nuk ka pse të qëndrojë më në burg, nëse plotëson kriteret.

Duke theksuar se shumë personazhe të politikës kanë lënë qelinë pas përfundimit të hetimeve, juristi Kara tha se kjo gjë mund të ndodhë edhe me kryebashkiakun, pasi sipas tij, ai nuk mund të diskriminohet.

Read more:Refuzohet kërkesa e Ardian Çapjas për t’i dhënë lamtumirën nënës së ndjerë! Burime: Policia nuk mori përsipër sigurinë

Ndalimi i takimeve me avokatin Plarent Ndreca, sipas juristit Kara do ta penalizojë drejtësinë shqiptare në raport me Veliajn në Strasburg.

“Derisa dikë tjetër e ke nxjerrë nga burgu se ka dhimbje mesi, do ta nxjerrësh edhe këtë. Se ne e dimë që kanë vajtur edhe për dhëmballë të burgosur që kanë bërë vrasje, janë kënaqur biles duke bërë vrasje, është marrë vetëm risku, arratiset apo jo, bëjnë analizën e riskut, ka bërë dhëmbët zotëria edhe ka ardhur. Këto dihet se çfarë bëhet. Kemi edhe spitale që pranojnë kavaleshencë, që të rrish me muaj për qejf, kur e ke mirë me yxhymetin. Tani nëse do dali ky dhe jepet ai raporti dhe do kërkojë përkujdesje, ç’do bëhet me të? Do ndryshojë gjendja e paraburgimit. Tani nëse do të dalë edhe për këtë që mbaruan hetimet, përderisa dalin të tjerët do dalë edhe ky tani. Diskriminim nuk bën dot tani.

Diskriminim nuk bën dot, sepse edhe njerëzit janë emancipuar. Edhe ne kur arrijmë ta pranojmë që kur mbarojnë hetimet dhe në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë nuk janë më kushtet që të bëjë vepër tjetër penale, të largohet, edhe të mos helmojë provat, edhe ai mund të dalë. Në raport me gjykimin e tij, unë e shikoj se do të zgjatet gjykimi i tij. Prandaj ka rënë dakord Dumani që ta bëjë qoftë edhe me video-call. Veliaj nëse konstaton shpërdorim detyre, le të bëj kallëzim. Takimet me avokatin do të jenë takime që do të penalizojnë drejtësinë shqiptare në raport me Veliajn në Strasburg. Unë këtë e kam bindje të plotë. Edhe operacioni, edhe takimet me avokatin, i shërbejnë narrativës së tij për të politizuar procesin”, shtoi juristi Romeo Kara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:46

Kërkesa e Veliajt për operacion në Tiranë, eksperti Basha: Udhëzimi i ‘Burgjeve’ thotë se shtrimet në spitale private nuk lejohen për shërbimet që mund të kryhen në shtet

Eksperti i Sigurisë, Faik Basha, është shprehur se ka një udhëzim nga Drejtoria e Burgjeve që shtrimet në spitalet private nuk i lejon për ato shërbime që mund të kryhen në spitale publike.

Read more:E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur

Komentet Basha i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku u diskutua mbi kërkesën e Erion Veliajt për t’u operuar në një spital privat në Tiranë, kërkesë e cila është kundërshtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që ka thënë se kryebashkiaku duhet të operohet në Spitalin Memorial Fier.

“Pas arratisjes së një të burgosuri në spitalin e Durrësit, por edhe për shkak të kapaciteteve që ka Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sepse kapacitetet janë të limituara, ka dalë një udhëzim i cili lejon vizitat në spitalet private, por shtrimet në spitalet private nuk i lejon për ato shërbime që kryhen në spitale publike. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është në pamundësi të kapaciteteve për të përballuar fluksin që mund të kenë të burgosurit për të kryer vizita dhe shtrime në spitalet private. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një person që kërkon elementë shtesë. Ministria e Drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse marrin përsipër që të krijojnë rregullore të caktuara”, tha mes të tjerash Basha.

Ora 22:37

Lufta Veliaj-Rama/ Avokati Duraj: ‘Burgjet’ të japin shpjegime pse s’lejojnë që kryebashkiaku të operohet në spitalin që do vetë! U rrëmbye dhe u çua në Fier në mënyrë të paligjshme

Avokati Alban Duraj është shprehur në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të japë shpjegim se përse nuk jep leje që kryebashkiaku Erion Veliaj të operohet në spitalin që ai do vetë.

Read more:Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Softa: 2 hetime paralele, autorët mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës! Avokati: Një bandë kriminale po sfidon ligjin në Kamëz e Sarandë

Duke akuzuar se drejtorët marrin urdhra verbale nga kryeministri Edi Rama, ai kërkoi nga drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, që të bëj publike se kush e autorizoi transferimin e Veliajt në Fier.

Duraj shtoi se me kalimin e kohës, kryebashkiaku Veliaj ka kuptuar sipas tij, se ai që e ka futur në burg është kryeministri Edi Rama.

“Nuk e besoj që të jetë një skenë e Veliajt për të dalë nga burgu. Veliaj ka qenë ministër, kryebashkiak për gjithë këto vite. Për më tepër që ai ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të bënte vizitë. Të gjitha këto janë aludime besoj. Ai nuk mund të presë nga një drejtoreshë e përgjithshme e Burgjeve që e ka rrëmbyer në mënyrë të paligjshme. Ajo thotë që ka një urdhër për këtë transferim. Urdhri u bë publik, por autorizimi jo. Pra nuk u bë publik kush e ka autorizuar, Presidenti apo kryeministri. Drejtorët janë kukulla të Ramës, marrin edhe urdhëra në mënyrë verbale. Edhe në rastin konkret nuk presim asgjë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Institucionet duhet të japin shpjegim pse Drejtoria nuk jep leje që ai të bëj operim në një spital që do vetë. Veliaj mendon tani se Nesti Angoni që e ka futur në burg është Edi Rama. Këtë mendim e ka përforcuar me kohën”, tha mes të tjerash avokati Alban Duraj.

Lexo edhe
Kronikë

Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë

Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Tags: #Alban Duraj #Burg #Burgjet #Dhëmbët #Drejtoria e Burgjeve #erion veliaj #leonard karaj #lufta veliaj rama #paraburgim #repolitix #romeo kara

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
  • E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur
  • “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar
  • Politika personale e Ramës me Izraelin, Trumpin dhe Vuçiçin – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 10 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve 1 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë

Stuhia që ka përfshirë vendin, me ere të fortë dhe shi të fortë ka shkaktuar dëme kryesisht në…

• 1 ditë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Disa persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia në Gramsh, ku janë sekuestruar rreth…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin