Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata vendos sot për të akuzuarit! Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Murselin, Kokallën e Plavën
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata vendos sot për të akuzuarit! Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Murselin, Kokallën e Plavën

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të shpallet aktgjykimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Vendimi pritet të shpallet në 13:30, ndërkohë që Murseli, Plava e Kokalla nuk do të marrin pjesë në seancë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në fjalën përfundimtare, për të tre të akuzuarit për vrasjen që ndodhi në nëntor të vitit 2023, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm.

Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviç ka thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor është argumentuar që të akuzuarit janë marrë vesh për vrasjen e Ademajt.

Burgim të përjetshëm për të akuzuarit ka kërkuar edhe familja Ademaj. Vëllai i Liridonës Leonardi, ka thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar për planifikimin e vrasjes.

Ndërkohë mbrojtësi i të akuzuarit Naim Murseli, avokati Shemsedin Piraj ka deklaruar se kërkesa e Prokurorisë për dënim me burgim të përjetshëm është e ashpër.

Fjalën përfundimtare të avokatit të tij e ka përkrahur i akuzuari Naim Murseli. Ai ka thënë se po akuzohet për një krim që nuk e ka kryer dhe nuk ka qenë në dijeni për të.

Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla janë dakorduar paraprakisht që vrasja e Liridona Ademajt të kryhej nga i akuzuari Plava, me marrëveshjen që Murseli t’ia paguajë atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen, sipas aktakuzës, është bërë nga bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare dhe martesore, për të cilin shkak edhe ka lindur dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë theksohet po ashtu se plani për vrasjen e Liridona Ademajt fillimisht i është shpalosur Kokallës, i cili më pas e ka gjetur Plavën dhe e ka njoftuar atë me Murselin.

Naim Murseli, sipas aktakuzës, e ka siguruar armën me 20 fishekë nga i akuzuari Tom Dodaj, me të cilën e ka kryer vrasjen.

Dodaj, i cili ua ka shitur armën Murselit e Plavës për 280 euro, ka pranuar fajësinë. Themelorja e ka dënuar me 5 vjet burgim, e më pas Apeli ia ka ulur në tre vjet.

Në seancën fillestare më 31 janar 2025, Murseli është deklaruar i pafajshëm. Plava nuk është deklaruar rreth fajësisë, ndërsa Kokalla ka kërkuar kohë për t’u konsultuar me mbrojtjen./Koha

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Granit plava #Kushtrim kokalla #Liridona ademaj #Naim murseli #prishtine #tom doshi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTO-VIDEO/ Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së! Mesazhi i studentëve nga Prishtina: Ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë Çlirimtarë
  • VIDEO/ “Besa besë…”! Sheshi jehon “UÇK”, qytetarët kundërshtojnë vendimin e Hagës për Çlirimtarët
  • “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale
  • ‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)
  • “Bashkë për Çlirimtarët”/ Mbahet protesta e radhës në Prishtinë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen në shesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by