Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Paketa e Maleve, 150 aplikime në Selenicë! Kryebashkiaku: Fluks i lartë në Brataj, kemi evidentuar 36 zona prioritare
Aktualitet

Paketa e Maleve, 150 aplikime në Selenicë! Kryebashkiaku: Fluks i lartë në Brataj, kemi evidentuar 36 zona prioritare

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbi 150 aplikime për Paketën e Maleve dëshmojnë interesin e lartë të banorëve në Bashkinë Selenicë. Duke qenë se kjo bashki, në territorin e saj kodrinoro-malor, ofron mundësi të shumta zhvillimi, është rritur edhe interesi i vetë banorëve për të aplikuar.

Kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, ka konfirmuar ngritjen e një grupi pune për verifikimin e çdo aplikimi, së bashku me hartat përkatëse. Më pas, aplikimet do të dërgohen pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor. Aktualisht janë evidentuar rreth 36 zona, por synohet që në vijim të përfshihet i gjithë territori në këtë mundësi zhvillimi, gjithmonë në përputhje me dokumentacionin përkatës të aplikuesve.

“Bashkia ka ngritur grupet e punës dhe është angazhuar që hap pas hapi t’i evidentojë, të bëjë hartat përkatëse dhe t’i aplikojë pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe të dalë VKM për të miratuar zonën me zhvillim. 36 zona i kemi evidentuar dhe shpresojmë që javën tjetër të dalë VKM për këto zona. Më pas është faza e dytë ku banorët që kanë shprehur interesin sjellin dokumentacionin që lidhin aplikuesin me pronën dhe shpallen si posedues. Në bazë të një projekti që bëjnë vetë, aplikojnë dhe sipas ligjit, është ministria dhe AZHT që u jep lejen dhe lidhet kontrata simbolike, 1 euro. Kjo pronë, pasi merr lejen e ndërtimit në AZHT duhet të përfundojë brenda 3 viteve ose nuk regjistrohet”, tha Bellaj.

Aplikimet e para kanë nisur në njësinë administrative të Bratajt, ku është shënuar edhe një fluks i lartë aplikimesh. Kjo lidhet me pasuritë natyrore që kjo zonë ofron, si dhe me faktin që disa biznese kanë nisur tashmë aktivitetin, duke dhënë shembull konkret të zhvillimit.

Bellaj ka theksuar se shpallja e zonave përcakton, në një farë mënyre, edhe tipologjinë e bizneseve që mund të zhvillohen. Fokusi kryesor pritet të jetë tek agroturizmi, fermat e vogla dhe bujtinat, të cilat do t’u japin më shumë zhvillim zonave.

“Bashkia, kur shpall zonën prioritare, shpall edhe tipologjinë e bizneseve që mund të zhvillohen. Kemi menduar që në këto zona ka të bëjë me agroturizmin, ferma të vogla bujqësore e blegtorale, bujtina familjare, fabrika të vogla bujqësore dhe aktivitete çlodhëse”, tha Bellaj.

Paketa e Maleve shihet si një mundësi shumë e mirë zhvillimi për Bashkinë Selenicë, ku numri i lartë i aplikimeve pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e zonave me karakter malor dhe kodrinor.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Inter #Nertil Bellaj #paketa e maleve #selenice #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 8 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by