Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel Bledar Korreshi, shiheshin banorët, mes tyre të moshuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.
Deri në këto momente dy qytetarë dhe dy zjarrfikës janë asfiksuar nga flakët dhe raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
18:29 Video/ Helikopteri i vjen në ndihmë zjarrfikësve, tenton të shuajë flakët duke hedhur ujë mbi pallat
Në ndihmë të zjarrfikësve ka mbërritur edhe një helikopter, i cili po hedh ujë për të shuar flakët e pallatit pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Zjarri vijon prej më shumë se një ore e gjysmë, ndërsa po evakuohen edhe banorët.
18:14 Videolajm/ Zjarri në Tiranë, momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarën mes flakëve
Një zjarr i frikshëm ka përfshirë një pallat në një kompleks banimi në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur zjarrfikësit zbresin me anë të shkallëve një të moshuar, e cila kishte ngelur brenda në banesë.
18:13 Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT
Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri i rënë këtë pasdite pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Ata janë dërguar në urgjencën e QSUT.
Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Siç duket edhe nga pamjet, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët. Ata kanë përdorur edhe shkallë për t’u afruar pranë ballkoneve të pallatit, duke hedhur ujë dhe duke u përpjekur të shuajnë zjarrin.
17:35 Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari
Një zjarr i frikshëm ka rënë në Tiranë, në një kompleks banimi përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallti. Siç raportohet, nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa flakët kanë përfshirë fasadën e pallatit.
17:29 Video/ Pamje të frikshme nga zjarri në Tiranë, momenti kur e moshuara del nga flakët
Një zjarr i madh ka përfshirë fasadën e një pallati në një kompleks banimi përballë spitalit “Nënë Tereza”. Tymi ka përfshirë të gjithë zonën, ndërsa raportohet se nuk ka asnjë të lënduar.
17:28 Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, banorët largohen me nxitim nga flakët
Këto pamje dramatike vijnë nga një pallat i cili mori flakë mesditën e kësaj të marte pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Në videot e siguruara nga Top Channel, duket teksa një vajzë vrapon me qenin në krahë, duke dalë nga pallati.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fasadën e jashtme të një kompleksi banimi përballë spitalit “Nën Tereza” në Tiranë. Sikurse duket nga pamjet e sjella nga Top Channel, zjarri rrezikon të përfshijë edhe pallatin tjetër që ndodhet pranë.
Një zjarr ka rënë në një kompleks banimi përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shikohet që fasada e pallatit është mbuluar nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.




