Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Paraqituni si homoseksualë për të marrë azil”, hetimi i BBC-së: Ja si këshilltarët ligjorë po i ndihmojnë migrantët për tu strehuar
Botë

“Paraqituni si homoseksualë për të marrë azil”, hetimi i BBC-së: Ja si këshilltarët ligjorë po i ndihmojnë migrantët për tu strehuar

• 15 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një hetim i fshehtë i BBC-së ka zbuluar se disa këshilltarë ligjorë po ndihmojnë migrantët të pretendojnë se janë homoseksualë për të marrë azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke marrë mijëra paund për shërbimet e tyre.

Hetimi tregon përdorimin e historive të rreme, provave të sajuara dhe udhëzimeve për të mashtruar sistemin ligjor.

Gazetarët e BBC-së, duke u paraqitur si studentë nga Pakistani dhe Bangladeshi me viza të skaduara, zbuluan se disa firma ligjore dhe këshilltarë ishin të gatshëm të ndihmonin në paraqitjen e kërkesave të rreme për azil, duke sugjeruar krijimin e provave përmes fotografive, raporteve mjekësore dhe letrave mbështetëse. Tarifat për këto shërbime varionin nga 1,500 deri në 7,000 paund.

Hetimi nxjerr në pah se këto praktika po përdoren kryesisht nga migrantë që vizat e të cilëve për studentë, punë ose turistike kanë skaduar, dhe jo nga ata që sapo kanë mbërritur në vend. Ky grup përbën rreth 35% të të gjitha kërkesave për azil, të cilat në vitin 2025 arritën në 100,000.

Komuniteti LGBT i Worcesterit dhe disa individë të lidhur me firmat ligjore ishin të përfshirë në këto praktika, duke ofruar takime dhe “paketa gjithëpërfshirëse” për të ndihmuar pretendimet e rreme.

Gazetarët zbuluan se këshilltarët ligjorë udhëzonin klientët të vizitonin klubet LGBT, të bënin fotografi dhe të mblidhnin letra mbështetëse të sajuara për aplikimet e tyre.

Ekspertët e imigracionit paralajmërojnë se këto mashtrime jo vetëm që janë të paligjshme, por gjithashtu rrezikojnë të dëmtojnë azilkërkuesit dhe refugjatët e vërtetë.

Avokatja Ana Gonzalez tha se mashtrimi “bën gjërat më të vështira për azilkërkuesit dhe refugjatët legjitimë, veçanërisht për komunitetin LGBTI, ku prova objektive është e vështirë për t’u verifikuar”.

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar theksoi se çdo përpjekje për të keqpërdorur sistemin e azilit është vepër penale dhe mund të çojë në dëbim dhe burg.

Ndërkohë, statistikat tregojnë se shtetasit pakistanezë përbëjnë një numër disproporcional të kërkesave për azil bazuar në orientimin seksual, me pothuajse dy të tretat e aplikimeve të pranohura në fazën fillestare në vitin 2023.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 2 lexime · 12 minuta më parë
  6. 06
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 2 lexime · 12 minuta më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin