U rrëzua aksidentalisht gjatë aktivitetit turistik tek Ujëvara e Sotirës, humb jetën 53-vjeçari

Published:

Gramsh/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img