Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Fetoshi: Serbia po e nxit “anti-normalizimin” me luftë narrative kundër Kosovës
Aktualitet

Fetoshi: Serbia po e nxit “anti-normalizimin” me luftë narrative kundër Kosovës

• 20 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se retorika e zyrtarëve serbë në 13-vjetorin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve përbën një “shfaqje të përsëritur” të komunikimit strategjik kundër Kosovës, që, sipas tij, se shmang qëllimshëm thelbin e problemit.

Në një reagim publik, Fetoshi shkruan se “kori i retorikës shoviniste serbe”, duke përmendur emra si Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Petar Petkoviq, si dhe figura të tjera nga akademia dhe shoqëria civile, po e përdor diskursin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të minuar kornizën politike dhe juridike të Kosovës.

Sipas tij, Serbia “ankohen e akuzojnë” për Asociacionin, por në të njëjtën kohë vazhdon të refuzojë kornizën e tij politike – Republikën e Kosovës – të cilën Fetoshi thotë se e ka konfirmuar edhe institucioni më i lartë juridik i OKB-së.

Fetoshi e quan këtë qasje “ironike, djallëzore e mashtruese ndaj vetë serbëve”, duke pretenduar se bëhet fjalë për një strategji “perfide” të “kalit të Trojës” brenda Kosovës, me synim minimin e shtetit pa e pranuar realitetin e pavarësisë.

Ai argumenton se kjo është mënyra se si Serbia e projekton “normalizimin”: “duke e minuar Republikën e Kosovës dhe duke ligjëruar sundimin serb mbi Kosovën”, ndërsa retorikën për Asociacionin e cilëson si kornizim të qëllimshëm etnik që, sipas tij, synon të krijojë një levë tjetër taktike kundër Kosovës pa njohje.

Drejtori i Octopus paralajmëron se një retorikë e tillë “ushqen tension, ndarje etnike e destabilizim”, duke “kërcënuar seriozisht paqen dhe sigurinë rajonale”.

Në këtë kontekst, Fetoshi përmend edhe nismën e partisë pro-serbe në Mal të Zi (DNP) për “tërheqjen e njohjes së Kosovës”, si dhe reagimin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), duke thënë se kjo e bën rrezikun “më real” dhe me “premisa të qarta të përshkallëzimit”.

Në fund, Fetoshi vlerëson se nëse kjo qasje e presidentit serb shihet si vazhdimësi e politikës së Slobodan Millosheviqit, atëherë është “e pafalshme” që në këtë, siç e quan ai, “kor shovinist” të përfshihen edhe profesorë, historianë, studiues dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arben fetoshi #Instituti octopus #Serbia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • “Nuk shitet Shqipëria”/ Thirrjet e protestuesve: Në Shkodër nuk duam konsullatë serbe
  • Dënimi me 81 vite burg për krerët e UÇK-së/ Kreshnik Çollaku zbërthen verdiktin e Hagës: Politikisht do të përdoret nga Serbia, por juridikisht u certifikua pastërtia e luftës
  • “Krimineli u nderua”, Milo: Mlladiç, Karaxhiç dhe “içët”e tjerë të Serbisë nuk krahasohen me krerët e UÇK
  • Pretendimet se Shqipëria po destabilizon Malin e Zi, Pandeli Majko: Nuk kemi dashuri gjeopolitike për Serbinë! Ose jemi para një skandali në NATO, ose…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 8 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 1 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by