Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tifozët e Rubin Kazanit të entuziazmuar për Mirlind Dakun, fanella dhe nënshkrimi i tij më i kërkuari
Aktualitet

Tifozët e Rubin Kazanit të entuziazmuar për Mirlind Dakun, fanella dhe nënshkrimi i tij më i kërkuari

• 20 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rubin Kazani ka hapur dyqanin e tretë zyrtar në qendër të qytetit të Kazanit, ndërsa ceremonia u shndërrua në një ngjarje të veçantë falë interesimit të madh të tifozëve për sulmuesin shqiptar, Mirlind Daku.

Në hapje morën pjesë edhe futbollistët Mirlind Daku dhe Igor Vujaçiq, por ishte reprezentuesi i Shqipërisë ai që tërhoqi vëmendjen kryesore.

Sipas mediumit rus “Sport”, radhët nisën të formoheshin dy orë para hapjes zyrtare, ndërsa pritja për t’i takuar lojtarët zgjatej deri në rrugë.

Fanella më e kërkuar nga tifozët ishte ajo e Dakut me numrin 10, ndërsa disa prej të pranishmëve mezi prisnin vetëm për ta parë nga afër sulmuesin kuqezi.

Gazeta ruse përshkruan edhe një moment interesant: një djalë rreth shtatë vjeç u mërzit kur nuk e pa Dakun në fillim dhe i tha të atit se donte të largohej, por organizatorët i konfirmuan se futbollisti do të mbërrinte pas një ore.

Kur Daku iu afrua dyqanit, atmosfera u ndez edhe më shumë. Thirrjet “Daku! Daku!” nuk pushuan, teksa për pak çaste u krijua edhe rrëmujë në rrugë nga dëshira e tifozëve për autografe dhe fotografi.

Sipas “Sport”, Daku kaloi më shumë kohë duke nënshkruar autografe sesa Vujaçiq, duke u treguar i afërt me tifozët dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, përfshirë edhe atyre që lidhen me formën dhe objektivat e tij këtë sezon.

Në fund të ceremonisë, Daku u largua nga dyqani, por u ndal edhe një herë për nënshkrimin e fundit, në një moment që u shoqërua sërish me ovacione.

Sulmuesi kuqezi është rikthyer së fundmi pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave për një periudhë të gjatë, që nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar. Para se të lëndohej, Daku kishte shënuar nëntë gola për Rubin Kazanin. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Inter #Mirlind daku #Rubin kazan #Shqiptarët nëpër botë #Superliga e rusisë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar nga taksat
  • The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar
  • "Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin" – portieri i talentuar me prejardhje nga Kosova flet për sezonin e jashtëzakonshëm me Will
  • Shpjegohet arsyeja pse Messit iu anulua golit i het-trikut në fitoren ndaj Cincinnatit
  • Messi shpërthen me dy gola dhe një asistim, Inter Miami merr fitore në ndeshjen e tetë golave
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 11 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 6 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by