Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin" – portieri i talentuar me prejardhje nga Kosova flet për sezonin e jashtëzakonshëm me Will
Aktualitet

"Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin" – portieri i talentuar me prejardhje nga Kosova flet për sezonin e jashtëzakonshëm me Will

• 14 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gentrit Muslija mund të kthehet të premten në një nga figurat kryesore të duelit FC Wil – Vaduz. Portieri 20-vjeçar, i huazuar te Wili, po kalon një sezon shumë të mirë me pritje të sigurta dhe me lojë të spikatur me këmbë, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e hapur.

Muslija, i cili është në pronësi të FC St. Gallen dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2028, është i huazuar te FC Wil që nga shkurti i vitit 2025.

Te Wili u bë menjëherë titullar dhe këtë sezon e ka mbajtur portën e paprekur 12 herë. Huazimi i tij (një vit e gjysmë) përfundon në qershor.

E ardhmja ende pa vendim

Ku do të luajë sezonin e ardhshëm, Muslija thotë se ende nuk është e qartë, por gjasat janë që të mbetet te klubi aktual edhe një vit.

Read more:“Vegimet hyjnore” që profetizuan rënien e BRSS-së

“Sinqerisht, ende nuk mund ta them. Ka ide që të vazhdoj edhe një sezon te Wil, e di që po zhvillohen bisedime, por ende nuk ka asgjë konkrete”, është shprehur ai.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vërejtur. Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) e ka përfshirë në dhjetor në listën e 10 portierëve më të mirë U20 jashtë ligave “Top 5”, një vlerësim që Muslija e quan motivues.

“U ndjeva i nderuar. Është shumë mirë kur puna që bën shihet dhe shpërblehet”, deklaroi ai.

Read more:Krisja me Real Madridin – pesë klube rreshtohen menjëherë pas Fede Valverdes

I dalluar edhe për lojën me këmbë

Një nga pikat më të forta të tij është ndërtimi i lojës me pasime. Sipas statistikave të përmendura, edhe pse është portier, ai renditet në “top 20” të ligës për numrin e pasimeve — tregues i qartë i rëndësisë së tij në qarkullimin e topit.

Ai zbulon se si fëmijë nuk kishte qenë menjëherë portier. Te klubi i tij i fëmijërisë Fortuna SG 2013, në vitin e parë luante si futbollist, por gjithçka ndryshoi pas një ndeshjeje të madhe.

“E pashë finalen e Ligës së Kampionëve Bayern – Dortmund. Manuel Neuer luajti shumë mirë dhe më impresionoi aq shumë sa, si shtatëvjeçar, e doja edhe unë atë rol. Më pëlqeu aq shumë sa nuk doja të dilja më nga porta”, ka rrëfyer Muslija.

Ëndrra: Bayern Munich dhe Zvicra

Neuer mbetet një nga idhujt e tij, ndërsa Muslija nuk e fsheh se ka synime të mëdha: “Bayern Munich do të ishte ëndrra. Bundesliga më tërheq shumë – edhe La Liga”. Në Spanjë, megjithatë, thotë se nuk ka ndonjë ekip të preferuar.

Read more:Ish-yllit të Chelseat i ndërpritet kontrata pas vetëm dy ndeshjesh nga klubi ikonik i Serie A

Një tjetër objektiv i madh për të është Kombëtarja A e Zvicrës, duke e anashkaluar Kosovën dhe Shqipërinë. “Mendoj se ky është synimi i çdo lojtari”, thotë Muslija kur pyetet për Kombëtaren.

Kosova dy portierët e parë aktualisht i ka të zhvilluar në Zvicër. Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muric dhe portieri i dytë, Amir Shaipi. Ndërkohë asnjë shqiptar ende nuk ka arritur të jetë portier i Zvicrës A, me Muslijën që po e kërkon këtë mundësi.

Madje ai tashmë ka debutuar me Zvicrën U21, ku aktualisht konkurron për vendin e parë me Silas Huber, ndërsa shton se marrëdhëniet në grup janë shumë të mira.

Read more:Aro Muric konfirmon largimin nga Sassuolo në fund të sezonit

“Me Silas dhe me Tim Spycher shkoj shumë mirë. Ne e shtyjmë njëri-tjetrin drejt limiteve. Jemi një treshe e mirë”, nënvizoi talenti i portës.

Në fokus të premten ndaj Vaduzit

Të premten, Muslija pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes kur Vaduz, që synon ngjitjen, udhëton drejt Wilit.

Skuadra nga Lihtenshtajni ka nevojë pothuajse patjetër për fitore për të mbajtur gjallë shpresat për ngjitje direkte, ndërsa pritjet e Muslijës mund ta kthejnë atë në “pengesën” kryesore për mysafirët. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arijanet muric #Bayern munich #Bundesliga #E ardhmja #Femije #Fokus #Gentrit muslija #Kombëtarja e zvicrës #Shqiptarët nëpër botë #St gallen #Will

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?
  • Rrugorja e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, 11 mijë gjoba shkelësve të qarkullimit! 55 të arrestuar ose nën hetim (VIDEO)
  • Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës, shteti do të parashikojë edhe profesionet e së ardhmes
  • VIDEO/ Sezoni i ri politik dhe fokusi te “Besa”! Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar në Pogradec
  • VIDEO/ “Besa” në fokusin e mbledhjes së PS në Pogradec dhe përgatitjet për sezonin e ri politik, ‘pezullohen’ diskutimet, vijojnë pas…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 24 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 23 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 17 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by