Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Krisja me Real Madridin – pesë klube rreshtohen menjëherë pas Fede Valverdes
Aktualitet

Krisja me Real Madridin – pesë klube rreshtohen menjëherë pas Fede Valverdes

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arsenali është një nga pesë klubet e mëdha evropiane që kanë shprehur interes për mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, raporton TEAMtalk.

Interesimi vjen pas incidentit të ndodhur të enjten në qendrën stërvitore të “Los Blancos”, ku Valverde u përfshi në një përplasje me bashkëlojtarin Aurélien Tchouaméni.

Sipas raportimit, Valverde rrëshqiti dhe goditi kokën në një tavolinë në dhomën e zhveshjes, duke u dërguar më pas në spital për trajtim mjekësor. Theksohet se lëndimi nuk është shkaktuar nga Tchouaméni dhe vetë Valverde ka mohuar se ka pasur grushte.

Read more:Mikel Arteta s’i ndalë lëvdatat për gjyqtarin: U tregua trim që ia anuloi golin West Hamit

Mjekët i kanë diagnostikuar uruguaianit një traumë kranioencefalike (një formë e dëmtimit traumatik të trurit) dhe i është rekomanduar pushim 10 deri në 14 ditë, sipas protokolleve standarde.

Ndërkohë, Real Madridi raportohet se ka hapur procedurë disiplinore ndaj të dy lojtarëve dhe i ka gjobitur me nga 500 mijë euro secilin. Duke qenë se Reali e luan ndeshjen e fundit të sezonit më 24 maj, pra brenda rreth dy javësh, ekziston mundësia – sipas raportimeve – që Valverde ta ketë zhvilluar tashmë ndeshjen e fundit me klubin madrilen, nëse nuk rikuperohet në kohë.

“Nuk do të luaj më kurrë për Real Madridin”, Fede Valverde po e konsideron të ardhmen pas sherrit me Tchouamenin

Ndryshe nga ai, Tchouaméni u rikthye në stërvitje të premten dhe luajti 90 minuta në “El Clasico”, ku Reali u mposht 2-0 nga Barcelona në “Camp Nou”.

Read more:Florentino Perez dhe Jose Mourinho të kënaqur me sulmin, Reali pritet të investojë vetëm në mbrojtje

Pesë klube në garë për uruguaianin

TEAMtalk shkruan se Arsenali e “admiron shumë” Valverden dhe është i interesuar ta sjellë 27-vjeçarin në Londrën e Veriut. Po sipas të njëjtit burim, situatën e mesfushorit e ndjekin edhe Chelsea dhe Manchester City nga Anglia, ndërsa interes ka shfaqur edhe Paris Saint-Germain.

Ndërkohë, Bayern Munich është klubi i pestë i madh që po e konsideron transferimin e Valverdes, duke e cilësuar si “lojtar ideal” për skuadrën e Vincent Kompany.

E ardhmja lidhet edhe me trajnerin e ri

Raportimet shtojnë se vendimet për transferime te Real Madridi mund të shtyhen deri në emërimin e trajnerit të ri, me Jose Mourinhon që përmendet si emër i mundshëm për ta marrë drejtimin e ekipit.

Read more:“Tradhti dhe pabesi ndaj Real Madridit”, Arbeloa pas rrjedhjes së informacioneve nga zhveshtorja

Portugezi, aktualisht në krye të Benficas, i ka minimizuar publikisht zërat për një marrëveshje, por thuhet se ka pasur bisedime pozitive në javët e fundit me presidentin Florentino Perez.

Thellohet drama te Reali, yjet e skuadrës e duan shitjen e Fede Valverdes

Sipas TEAMtalk, Mourinho besohet se është i bindur se personaliteti dhe standardet e tij do të rikthenin rregullin dhe harmoninë në skuadër, nëse rikthehet në “Santiago Bernabéu”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anglia #Arsenal #Barcelona #Bayern munich #Bundesliga #Federico valverde #La liga #Ligue 1 #Man city #Premier league #Psg #Real madrid #Transferimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)
  • Makina me flamuj shqiptarë të bllokuar prej 4 orësh në Mal të Zi/ Shqiptari i diasporës sfidon Ramën: Bllokimi me urdhër të tij, por edhe nga malet do vijmë për protestën!
  • Diaspora në Tiranë më 12 shtator! Aktivisti nga Londra: Na duhet një qeveri tranzitore jopartiake. Rikthimi ynë në shesh, cunam për Ramën!
  • SPECIALE/ Fshati që u vetëmbrojt me ligje pleqnie: Si po e kthen turizmi rininë në Radomirë
  • Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 12 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 10 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 10 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by