‘Arlis’/ 40 mijë lekë bonus qiraje për familjet që iu dogjën shtëpitë, nesër miratohet vendimi nga Këshilli i Tiranës

Published:

Ditën e nesërme, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet në orën 16:00, ku pritet të miratohet bonusi i qirasë prej 40 mijë lekësh të reja, për familjet e prekura nga zjarri në pallatin te kompleksi ‘Arlis’, që ra në 14 prill.

Ndihma financiare ka për qëllim sigurimin e jetesës dhe përballimin e kushteve të përkohshme për individët apo familjet, banesat e të cilëve u dëmtuan si pasojë e rënies së zjarrit në pallat.

Masa e ndihmës financiare prej 40 mijë lekësh të reja do të jepet seri në sistemimin përfundimtar të këtyre familjeve dhe personave në banesat e rikonstruktuara. Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjitha dëmet në banesat në pallatin te kompleksi ‘Arlis’ do të rikonstruktohen nga vetë ndërtuesi.

Individët apo familjet e prekura, me qëllim përfitimin e ndihmës financiare, detyrohen të plotësojnë dhe të depozitojnë pranë Njësisë Administrative/Lagjes përkatëse ku janë të regjistruar, dokumentacionin si më poshtë:

– Dokument identifikimi i aplikuesit dhe dokumentacion që vërteton të drejtën e pronësisë mbi objektin e dëmtuar;
– Certifikatë familjare;
– Deklaratë për vërtetësinë e të dhënave, sipas aneksit nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi;
Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, nga i cili rezulton se anëtarët madhorë nuk zotërojnë banesë tjetër në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku ka ndodhur fatkeqësia.
Përjashtimisht nga ky kriter janë individët/familjet që kanë më shumë se një pronësi në godinën objekt të këtij vendimi;
– Vërtetim për llogarinë bankare.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img