GLPS kritikon ashpër procesin e Projektligjit për Byronë: Mungesë serioze transparence dhe konsultimesh publike

Published:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike () ka reaguar ndaj mënyrës së hmit dhe miratimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e cilësuar procesin si të mangët në transparencë dhe pjesëmarrje publike.

Në reagimin publik, GLPS vlerëson se, ndonëse nisma ligjore është e rëndësishme për luftën kundër it, mënyra se si është menaxhuar nga Qeveria dhe i ka qenë e papërshtatshme dhe jo në përputhje me standardet demokratike.

Sipas GLPS-së, procesi është zuar nga mungesë e konsultimeve të mirëfillta publike dhe përfshirje të kufizuar të shoqërisë civile, ndërsa dëgjimi publik i organizuar në fazat e fundit është konsideruar i pamjaftueshëm dhe i zhvilluar pa kohë të mjaftueshme për shqyrtim substancial.

“Dëgjimi publik i paralajmëruar nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë konsultimet publike të mirëfillta, gjithëpërfshirëse dhe në kohë të duhur,” thuhet në reagim.

GLPS thekson se projektligji, i cili prek të drejtën themelore të pronës, është tejet kompleks dhe ka kërkuar një qasje më transparente dhe më gjithëpërfshirëse, sidomos duke marrë parasysh se është shqyrtuar edhe nga dhe i i Venecias.

Organizata gjithashtu shpreh shqetësim se jo të gjitha rekomandimet e këtyre institucioneve janë adresuar në mënyrë të plotë, duke paralajmëruar se kjo mund të krijojë precedent të rrezikshëm në procesin legjislativ.

Në përfundim, GLPS vlerëson se procedimi i projektligjit ka qenë i nxituar dhe i mbyllur, duke cenuar, sipas tyre, cilësinë dhe legjitimitetin demokratik të aktit ligjor.

“GLPS nuk do të jetë pjesë e proceseve që injorojnë parimet bazë të transparencës dhe llogaridhënies,” theksohet në reagim.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img