Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​IKD: Ndryshimi i përbërjes së komisionit të jurisprudencës është i kundërligjshëm
Aktualitet

​IKD: Ndryshimi i përbërjes së komisionit të jurisprudencës është i kundërligjshëm

• 21 Prill, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshimin e përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Ky vendim është arsyetuar me nevojën për adresimin e një numri të madh të ankesave të evidentuara gjatë mandatit të komisionit paraprak, të cilat, sipas deklarimeve publike, kanë ndikuar në besueshmërinë e procesit të provimit.

Megjithatë, IKD vlerëson se ky vendim është haptazi në kundërshtim me ligjin. Anëtarët aktualë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës kanë mandat aktiv deri në dhjetor të këtij viti, mandat ky i përcaktuar me vendimet përkatëse, të cilat janë shfuqizuar nga Qeveria pa asnjë bazë ligjore. Ligji Nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës, në asnjë dispozitë të tij, nuk i jep autorizim Qeverisë që të ndryshojë përbërjen e këtij Komisioni gjatë kohëzgjatjes së mandatit të anëtarëve të tij.

Për rrjedhojë, ndërprerja e mandatit në këtë mënyrë, mbi bazën e arsyetimeve të përgjithshme dhe abstrakte, paraqet veprim arbitrar, duke cenuar parimin e ligjshmërisë dhe sigurisë juridike.

Vendimi i Qeverisë për Komisionin për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, reagim nga Gjykata Supreme

Mënyra se si tentohet të ndryshohet përbërja e këtij Komisioni krijon dyshime serioze për ndërhyrje në punën e tij. Këto dyshime shtohen edhe më tej kur kihet parasysh se Ministria e Drejtësisë, në kundërshtim me ligjin, nuk ka shpallur afatet për dhënien e Provimit të Jurisprudencës që nga afati i prillit 2025. Në këto rrethana, ndryshimi i përbërjes së Komisionit nuk mund të shihet i ndarë nga mënyra se si është administruar ky proces nga Ministria e Drejtësisë.

Për këto arsye, IKD vlerëson se ky është një vendim i kundërligjshëm dhe i bën thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mos e votojë të njëjtin. Kuvendi nuk duhet të legjitimojë një vendim që është marrë pa bazë ligjore dhe që cenon besueshmërinë, sigurinë juridike dhe pavarësinë e funksionimit të këtij Komisioni.

Në anën tjetër, dilema serioze ngrihen edhe në raport me përbërjen e re të propozuar të Komisionit.

Kryetar i këtij Komisioni është propozuar Arian Gashi, i cili aktualisht ushtron funksionin e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Sipas nenit 18.5 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, “Kryesuesi, zëvendëskryesuesi dhe anëtarët prokurorë të Këshillit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë ndonjë detyrë tjetër publike apo profesionale për të cilën shpërblehen me pagesë, përveç mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë, Akademisë së Drejtësisë apo rasteve të parapara me ligj”.

Po ashtu, mbajtja e dy pozitave drejtuese ngre dilema edhe në raport me Ligjin Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. Neni 13.2 i këtij ligji përcakton se zyrtari i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues të ndërmarrjes në pronësi publike, shoqërisë aksionare me pronë publike si dhe organeve të institucioneve të tjera publike, përveç nëse parashihet ndryshe shprehimisht me ligj.

​Vendimi i Qeverisë për komisionin e jurisprudencës përplasë pozitën dhe opozitën

Sipas të njëjtit nen, zyrtari i lartë, në cilësinë e anëtarit të organeve të përmendura, nuk ka të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me të. Përballë këtyre dilemave për ekzistimin e konfliktit të interesit, IKD vlerëson se i mbetet Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit që ta shqyrtojë ekzistimin eventual të konfliktit të interesit në rastin konkret.

Vendimi i Qeverisë të Kosovës për emërim të anëtarëve të ri të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës nxiti diskutim në Komisionin për Legjislacion në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës. Derisa nga anëtarët e këtij komisioni nga partia në pushtet e konsideronin si vendim të bazuar në atë që Komisionit nuk ka mbajtur asnjë provim të jurisupdencës ata opozitar vlerësuan se një vendim i tillë për shkarkim të anëtarëve të këtij komisioni pa arsyetim individual ndodh vetëm në diktaturë.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt të mbajtur dje, ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se ky vendim vjen si rezultat i nevojës për të adresuar një sërë çështjesh të evidentuara gjatë mandatit të komisionit aktual, të cilat kanë ndikuar në besueshmërinë e procesit të provimit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Tags: #Arsimi #Ikd #Inter #Jurisprudenca #Komision #korrupsion #opozita #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë
  • Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur
  • LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera
  • Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit
  • Foto-Video/ Tubimi për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh
  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Erio Zejnon
  • Tubimi për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh
  • Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 26 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 9 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 7 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina 5 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Edi Rama ka reaguar këtë mbrëmje në X, duke deklaruar se protesta kundër investimit në Zvërnec ka pasur…

• 8 orë më parë • 9 min lexim
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera

TIRANË– Pas protestës në Vlorë, qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë për të protestuar kundër resortit në Zvërnec.…

• 9 orë më parë • 15 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by