Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Javë shumë e vështirë, kujdes 23-24 prill se… / Astrologia paralajmëron ndikime të furishme
Aktualitet

Javë shumë e vështirë, kujdes 23-24 prill se… / Astrologia paralajmëron ndikime të furishme

• 21 Prill, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kjo javë astrologjike vjen me energji të forta dhe sfiduese për të 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologes Denisa Shyle e ftuar në “Rreze Dielli në Report Tv, kemi hyrë zyrtarisht në stinën e Demit, një periudhë që kërkon stabilitet, durim dhe reflektim. Megjithatë, ndikimet planetare nuk janë të lehta: Venusi dhe Urani përgatiten të kalojnë në shenjën e Binjakëve, ndërsa kemi edhe një takim të rëndësishëm planetar në Dash, duke sjellë luhatje emocionale dhe tension të brendshëm.

“Tri ditët në vijim pritet të jenë më të vështirat e javës, ndaj të gjitha shenjat duhet të tregohen të kujdesshme në vendime, komunikim dhe marrëdhënie. Mund të ndiheni të zymtë apo sikur nuk po arrini të mbani ritmin e kohës, por është thelbësore të ruani qetësinë dhe të mos veproni me impuls”.

Disa shenja do të përballen me ndikime më të forta planetare, duke i vënë në provë në aspektin emocional dhe profesional, ndërsa të tjera do të kenë mundësi më të favorshme për të reflektuar dhe për të bërë hapa të sigurt përpara. Kjo është një javë që kërkon vetëdije, durim dhe kujdes të shtuar, sepse çdo lëvizje e nxituar mund të ketë pasoja më të mëdha seç pritet.

Dashi – Shenja më e ndikuar. Do të keni mundësi të reja, por kujdes me impulsivitetin që të qartësoheni në hapin e radhës. Fundjava do të jetë më pozitive. Do të keni mundësi të reja në investime, ndërsa nga ana sentimentale do të jeni të favorizuar.

Demi – Keni energji të lartë, por kujdes me shëndetin. Deri ditën e diel, Urani mund të shkaktojë kriza; tregohuni të kujdesshëm edhe me komunikimin. Më vonë do të keni mundësi për të rritur të ardhurat, me kontrata të reja në horizont.

Binjakët– Do të keni një javë të vështirë, por do t’ju jepen mundësi. Megjithatë, qëndroni pak dhe reflektoni; mos bëni investime. Do të merrni ndihmë nga shoqëria dhe familja. Mund të dalin në sipërfaqe disa probleme në çift, ndaj kini kujdes si t’i menaxhoni.

Gaforrja – Jeni në rritje. Tregohuni të vëmendshëm; do të keni rritje konstante dhe do të favorizoheni nga ana sentimentale. Po ndërtoni gurët themelorë në jetën tuaj.

Luani– Po krijoni diçka të re dhe jeni shumë më të hapur ndaj ndryshimeve. Në lidhjet sentimentale janë sheshuar problemet, por kujdes në punë, pasi do të përballeni me vështirësi.

Virgjëresha– Keni një ndryshim kolosal në lidhje me karrierën. Krizat gjatë kësaj jave do t’ju bëjnë të kuptoni ku çaloni dhe do të keni mundësi t’i tejkaloni. Keni zgjidhje në shumë tematika, sidomos ato që lidhen me paratë. Do të keni shumë pasion në marrëdhëniet personale në këtë periudhë.

Peshorja – Jeni futur në një javë të mirë. Do të keni shkëlqim në karrierë dhe një përqasje shumë më të mirë. Kujdes në bashkëpunimet që nuk janë funksionale; marrëdhëniet duhen shqyrtuar më mirë.

Akrepi– Keni ndikime të ndryshme. Kujdes me shëndetin, konsumoni gjëra me vlerë dhe qëndroni aktivë. Kthejeni jetën më praktike, sepse do të jeni më të suksesshëm. Në marrëdhëniet afatgjata mund të ketë kriza, por do të gjeni zgjidhje.

Shigjetari– Ka një javë me fat, por kujdes me shëndetin; mos e teproni me lodhjen. Në punë do t’ju vijnë mundësi të shumta.

Bricjapi– Ka ndikim pozitiv këtë javë. Në këtë fazë mund të ndërtoni themelet e një jete shumë të mirë. Lidhjet aktuale mund t’i shndërroni në martesa; mund të ketë edhe lindje fëmijësh.

Ujori– Jeni të favorizuar, por kujdes me krizat brenda familjes. Do të keni nevojë për ndryshim në karrierë dhe banesë, përdorini mirë mundësitë.

Peshqit– Në këto momente mund të bëni atë që dëshironi. Mos bini pre e mërzitjeve, keni mundësi të krijoni lidhje stabile. Ndërsa për sa i përket të ardhurave materiale, do të keni rritje.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #Astrologji #Denisa Shyle #Horoskopi javor #Intervista #Parashikimi i yjeve #Praktik #Rreze Dielli #Ura

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran
  • Task-forcë e re për sezonin veror, Sula pas takimit me inspektoratet në Durrës: S’mund t’i bësh të gjitha, edhe inspektor, edhe gangster
  • Task-forcë e re për sezonin veror, Sula porosi inspektorateve gjatë takimeve në Durrës
  • Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina mbetet e varur në pemë, plagosen dy persona
  • Ish-administratori i Pacollit nxjerr mesazhet dhe denoncon biznesmenin: E vërteta e aksioneve në Aeroportin e Vlorës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by