Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mushkolaj: Zgjedhjet mund t’i konvenojnë vetëm LDK-së, do të ishin shpëtim për Abdixhikun dhe Osmanin
Aktualitet

Mushkolaj: Zgjedhjet mund t’i konvenojnë vetëm LDK-së, do të ishin shpëtim për Abdixhikun dhe Osmanin

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zgjedhjet e mundshme të jashtëzakonshme në Kosovë, në mungesë të një marrëveshjeje për presidentin, po shihen gjithnjë e më shumë si një skenar i pashmangshëm.

Në “Përballje Podcast”, analisti politik Imer Mushkolaj vlerësoi se, nga konfigurimi aktual politik, zgjedhjet mund t’i përshtaten më së shumti Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas tij, një skenar i tillë lidhet edhe me zhvillimet brenda LDK-së dhe mundësinë e një konfigurimi të ri politik, ku përmendet edhe përfshirja e ish-presidentes Vjosa Osmani në një listë të përbashkët, përkrah liderit të partisë, Lumir Abdixhiku.

“Unë mendoj që aktualisht, me idenë që mbase zonja Osmani do t’i bashkohet LDK-së, përkatësisht do të mund t’i printe ndonjë liste të përbashkët me ndonjë parti tjetër më të vogël, zgjedhjet mund t’i konvenojnë vetëm z. Abdixhiku, aktualisht po flas nëse po krijohet një momentum. Po të mos ishte Vjosa Osmani, as LDK-së nuk do t’i përshtateshin zgjedhjet,” u shpreh Mushkolaj gjatë diskutimit me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

– YouTube youtu.be

Sipas tij, Abdixhiku kishte problem të mbetej në krye të LDK-së dhe tash kjo po shihet edhe me listën e re në kryesi.

“Zgjedhjet e reja do të ishin një shpëtim edhe për z. Abdixhiku dhe zonjën Osmani. Z. Abdixhiku mezi u zgjodh në krye të LDK-së dhe pamë kryesinë e re, pamë kush është, njerëz të afërt me të. Në anën tjetër, çka bën zonja Osmani nëse s’ka zgjedhje? Harrohet politikisht edhe si mundësi politike nëse s’ka zgjedhje… pra për z. Abdixhiku dhe Osmanin është me rëndësi të ketë zgjedhje”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, ai vlerësoi se edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka probleme por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila sipas tij thotë se nuk dëshiron me shku në zgjedhje e pavarësisht se është subjekti më i madh, rrezikon të mos arrijë një rezultat që do ta zhbllokonte situatën.

Çështja e presidentit, Mushkolaj: Papërgjegjësi e klasës politike – LVV mban fajin kryesor për krizën

Mushkolaj shtoi se edhe në rast të ndryshimeve të vogla në përqindje apo mandate, problemi kryesor mbetet mungesa e kompromisit politik dhe përgjegjësia kryesore bie mbi LVV-në. /Telegrafi/.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aak #Imer mushkolaj #Ldk #Lumir abdixhiku #Lvv #Muhamet hajrullahu #Perballje podcast #Video #Vjosa osmani #Zgjedhjet ne kosove

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër (VIDEO)
  • Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit (VIDEO)
  • “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO)
  • Temperaturat deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 26 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by