Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit: Është në krye të procesit! Zgjedhjet atje fitohen mbi shpresën e anëtarësimit në BE
Aktualitet

Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit: Është në krye të procesit! Zgjedhjet atje fitohen mbi shpresën e anëtarësimit në BE

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka vlerësuar vendin tonë si një nga më të avancuarit në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian, njëjtë siç bëri komisionerja për zgjerimin Marta Kos dy ditë më parë.

Gjatë një debati për zgjerimin gjatë kësaj jave, Metsola nënvizoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht në krye të procesit, dhe se fillimi i verës do të kërkojë shumë më tepër hapa për t’u ndërmarrë, por nga ana tjetër kritikoi faktin se ritmi i vendimmarrjes brenda BE-së nuk ka qenë në të njëjtin nivel me progresin e vendeve kandidate.

Ajo pranon frustrimin për faktin që prej vitit 2013 në Bashkimi Evropian s’ka hyrë asnjë vend i ri dhe fajësoi BE-në se po zvarrit procesin. Duke marrë si shembull faktin që liderët e BE-së takohen çdo 6 muaj, premtojnë hapa, por realisht nuk bëjnë progres, Metsola thotë se i vjen “turp” për këtë.

“Na është bërë pyetje për Ballkanin Perëndimor, dhe ata janë të frustruar, dhe nuk i fajësoj. Vendi i fundit që u anëtarësua ishte Kroacia në vitin 2013. Mali i Zi dhe Shqipëria janë në krye; fillimi i verës do të kërkojë shumë më tepër hapa për t’u ndërmarrë. Duhet të kemi parasysh që zgjedhjet dhe fushatat në secilin prej këtyre vendeve zhvillohen dhe fitohen mbi shpresën e anëtarësimit në BE. Ne marrim vite dhe takohemi çdo gjashtë muaj. Unë kam marrë pjesë në këto samite për katër vite, dhe çdo herë bëjmë një raund ku themi se zgjerimi është i mirë dhe se do të ndërmarrim hapin tjetër, dhe pastaj nuk bëjmë asgjë për gjashtë muaj. Më vjen turp t’u them këtyre liderëve se do të takohemi përsëri pas gjashtë muajsh dhe nuk kemi bërë asnjë progres. Pra, kapitull pas kapitulli, kufizimi ynë është se na duhet unanimitet për t’i hapur dhe unanimitet për t’i mbyllur, dhe ky është diskutimi që kemi tani: a na duhet vërtet unanimitet për t’i hapur? Nëse më pyesni mua, sot, në fund të ditës, bëhet fjalë për vullnet politik. U deshën 11 vite që të vendosnim t’i lejonim Bullgarinë dhe Rumaninë të bashkoheshin në zonën Shengen, 11 vite pasi Komisioni kishte vendosur se ato ishin gati. Le të jemi të sinqertë, ka vende që fshihen pas të tjerëve, kështu që duhet të jemi të hapur dhe të sinqertë për këtë. Nuk mund t’i shohim më këto vende në sy dhe të themi “po, po, po” publikisht dhe pastaj jo. Nuk mund t’u japim këtyre popujve shpresë të rreme” tha Metsola.

Dy ditë më parë, ishte pikërisht Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila gjatë një interviste me BBC-në veçoi Shqipërinë si vendi që po përparon në mënyrë të qëndrueshme në procesin e anëtarësimit drejt bllokut 27-anëtarësh.

Kos theksoi se Shqipëria po ecën mirë në procesin e integrimit dhe shtoi se nëse vendet kandidate vijojnë me ritmin e reformave, gjatë mandatit të saj si komisionere pritet të ketë anëtarësime të reja në Bashkimin Evropian,

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi Europian #Bashkimi evropian #Inter #Komision #mali i zi #Marta Kos #Parlamenti #parlamenti europian #Roberta Metsola #shengen

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
  • “Territorialja”/ “Doni ta votoni hartën e re për ta pasur për zgjedhjet!”, Bozdo thirrje PS: Lërini urdhrat politikë! Të diskutojmë dy draftet për variantin më të mirë. Keni mundësi historike, prisni 2 javë
  • McAllister: Pavarësia e gjyqësorit, sfida e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Duhen rezultate të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit
  • Raportuesi i Shqipërisë në BE tregon detyrat e shtëpisë për politikën shqiptare: S’është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by