Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rriten importet e ilaçeve, por bie kostoja! KLSH: 80% e ilaçeve në vend janë ‘jo origjinale’, dyshime për standartin
Aktualitet

Rriten importet e ilaçeve, por bie kostoja! KLSH: 80% e ilaçeve në vend janë ‘jo origjinale’, dyshime për standartin

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një raport auditi i Kontrollit të Shtetit përgjatë 2020-ës deri në 2023, evidenton se në Shqipëri, importohen barna pa analiza laboratorike të detyrueshme, duke rritur rrezikun për ilaçe nën standard. Në vitin 2023, u importuan 837 ton barna farmaceutike më shumë se 2022-shi, por me kosto më të ulët, duke ngritur dyshime për cilësinë e tyre. 80% e barnave në vendin tonë, janë gjenerike, ose thënë më thjesht, kopje të ilaçeve origjinale, me kosto shumë më të ulët.

***

Shqipëria ndër vite po importon më shumë ilaçe, por edhe pse barnat shtohen, kostot e blerjes së tyre ulen. Kjo për Kontrollin e Lartë të Shtetit, është kambana e parë e alarmit, se cilësia e barnave dhe efektet që ato japin, mund të jenë larg standardeve.

“Në vitin 2023 rezulton një rritje konsiderueshme e importeve prej 837 ton barna farmaceutike krahasuar me vitin 2022, por me një kosto më të ulët prej 791.000 lekësh për ton barna”, tha Arminda Bushi, Drejtoresha e departamentit të performancës në KLSH.

Shifrat, janë pjesë e një raporti-auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 2020-2023, gjetje të cila iu prezantuan Kuvendit të Shqipërisë, në Nënkomisionin parlamentar për Auditimin e Sektorit Publik

Disa lloje barnash hyjnë pa iu nënshtruar analizave në Shqipëri, sipas një vendimi qeverie të 2015-ës, dhe sipas përfaqësueses së KLSH-së në Kuvend, paraqesin “një rrezik të konsiderueshëm për cilësinë dhe sigurinë, veçanërisht pasi këto barna mund të importohen nga vendet e treta pa analiza laboratorike të detyrueshme.”

Sipas auditit të KLSH-së, kjo i hapi shtegun, futjes së barnave pa standarde në vend.

“Barnat gjenerike tani dominojnë tregun shqiptar, duke përbërë 80% të autorizimeve të tregtimit”, u shpreh Bushi.

Barnat gjenerike, janë kopje të barnave origjinale, të prodhuara nga kompani që përdorin të gatshme formulën e patentës së ilaçit origjinal, por me tjetër emër tregtar. Duke qenë se kompania që i prodhon nuk paguan kostot e kërkimit shkencor, këto ilaçe, janë shumë me të lira.

Probleme – auditi i Kontrollit të lartë të Shtetit, sheh edhe te lista e barnave të rimbursuara. 43 barna alternative të para nuk janë në regjistrin e barnave

KLSH thekson se mungesa e një strukture të posaçme në Ministrinë e Shëndetësisë për kontrollin periodik të aktiviteteve të agjencisë se Barnave dobëson llogaridhënien dhe rrit rrezikun e përsëritjes së problematikave në sistem.

VENDET E IMPORTIT
-Evropë: 71.5%
– Turqi: 14.2%
– SHBA: 5.1%
– Vendet e Ballkanit: 5.4-5.7%
– Vende të treta (p.sh., India, Koreja e Jugut): 2.3%
– Mbretëria e Bashkuar: 2%
– Kanada: 0.2%
Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arminda Bushi #Arti #ilace #importet #KLSH #Komision #kuvend #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • KLSH zbulon shkelje të rënda në ISUV/ Reagon PD: Kur abuzimi bëhet normë, Rama duhet të japë dorëheqjen!
  • Protesta/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Kërkohet dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike!
  • Protesta për dorëheqjen e Ramës/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Ja çfarë mund të sigurojë qeveria teknike!
  • “Jemi populli me pro-amerikan”, shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit me flamurin e SHBA: Rama jep dorëheqjen, me Shqipërinë mos bëj pazar
  • Denoncim i PD/ “Skandali i ri i qeverisë”, Vangjeli: ‘Smart City/Safe Nation’, 140 milionë dollarë pa garë dhe fryrje kostosh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 36 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Mbështes revoltën qytetare, Rama të largohet”, Salianji: Deputetët e PD në protestë legjitimojnë thirrjet kundër Berishës 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë” – Ide 10 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Dritan Goxhaj e 10 të tjerë vihen nën hetim, Policia: Bllokuan rrugët në tubimet e zhvilluara më 22 dhe 23 qershor 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by