Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Arsyetimi si për Ukrainën – Rusia po përgatitet për ndërhyrje në Moldavi
Aktualitet

Arsyetimi si për Ukrainën – Rusia po përgatitet për ndërhyrje në Moldavi

• 22 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Siguria e qytetarëve rusë në rajonin e shkëputur moldav të Transdniestrias aktualisht është e rrezikuar, ndërsa Moska do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për t’i mbrojtur ata, ka deklaruar sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu.

Në këtë formë ishte arsyetuar presidenti rus, Vladimir Putin me rastin e nisjes së pushtimit të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 202..

Transdniestria pro-ruse u nda nga Moldavia para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dhe pas një lufte të shkurtër në vitin 1992, për më shumë se tre dekada bashkëjeton me këtë shtet post-sovjetik. Autoritetet pro-evropiane në Moldavi muajt e fundit po rrisin presionin mbi këtë rajon separatist.

Në takimin e javës së kaluar nuk u arrit asnjë përparim, shkruan Reuters.

Shoigu në një intervistë për gazetën ruse, Komsomolskaja Pravda deklaroi se Rusia është e gatshme të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur qytetarët e saj në këtë brez të ngushtë territori pranë kufirit me Ukrainën.

“Nuk duhet harruar se në Transdniestria jetojnë më shumë se 220 mijë qytetarë rusë. Interesat dhe siguria e tyre tani janë të rrezikuara për shkak të hapave të pamenduar dhe të papërgjegjshëm të Kievit dhe Kishinjevit”, tha ai.

“Nëse është e nevojshme, Rusia do të ndërmarrë të gjitha hapat dhe do të përdorë të gjitha metodat e disponueshme për t’i mbrojtur ata në përputhje me kushtetutën. Nuk duhet përjashtuar asnjë opsion, po shqyrtojmë të gjitha skenarët e mundshëm, madje edhe ata më pak të mundshëm”, shtoi Shoigu.

Ai theksoi se Moska shpreson që situata “të mos zhvillohet drejt skenarit më të keq”.

Ndërmjetësuesit e Moldavisë dhe Transdniestrias javën e kaluar nuk arritën asnjë përparim në takimin e fundit që kishte për qëllim afrimin e një zgjidhjeje të konfliktit separatist.

Presidentja moldave Maia Sandu dëshiron që deri në vitin 2030 ta fusë vendin e saj, një nga më të varfrit në Evropë, në Bashkimin Evropian dhe pohon se kjo është e mundur edhe pa zgjidhjen e çështjes së Transdniestrias.

Transdniestria kundërshton vendimin e Moldavisë për të ndaluar hyrjen e komandantëve të kontingjentit rus prej rreth 1500 “paqeruajtësish”, të cilët i ndajnë dy palët që nga viti 1992. Po ashtu ajo refuzon planin e qeverisë në Kishinjev për vendosjen e doganave dhe tatimit mbi vlerën e shtuar në atë territor. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #dogana #Inter #Kriza në ukrainë #Moldavia #Rusi #Rusia #Sergei shoigu #Transdniestria #Ukraina

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia
  • Denoncimi i Ahmetajt/ “Ministrinë e Energjetikës ma lini mua” – Përgjimi i ri për Ron Yeffet: Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta. Shkoni në Vlorë për gazin
  • Arben Ahmetaj: Thonë se Rama nuk merr para, por edhe El Chapon nuk e kapën duke shpërndarë drogë. Nxjerrja e News24 nga godina, me urdhër të kryeministrit
  • Turistët shijojnë traditën shqiptare me ‘Albanian Nights’: Përvojë fantastike, këngë, valle e muzikë e mirë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Sot është turp të jesh socialist – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin