Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka përqendruar vendimmarrjen në duart e tij dhe se qëndron pas vendimeve të rëndësishme të qeverisë, përfshirë edhe nxjerrjen e News24 nga godina më shumë se 1 vit më parë.
Në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Ahmetaj foli për atë që e konsideron “shpërbërje të shtetit” dhe “gjakderdhje financiare”, ndërsa deklaroi se hetimet e deritanishme kanë prekur vetëm një pjesë të mekanizmit që, sipas tij, vazhdon të funksionojë.
“Jemi duke folur për shpërbërje shteti dhe gjakderdhje financiare. Segmente të SPAK kanë çmontuar vetëm bulonat, struktura është e fortë. Ndiqni ku shkojnë tenderat, edhe te AKSHI. Bota janë budallenj që bëjnë tendera? Ukraina në luftë bën tendera, ky në paqe nuk bën tendera dhe, kur i bën, i paracakton. Jemi në këtë pikë. Vendimet si ai për News24, si për Aeroportin e Vlorës, aty ka vetëm një njeri. Numrat 2 i ka fshirë, numrat 3 i ka vrarë, degdisur, aty është vetëm ‘kreu i organizatës’”, u shpreh Ahmetaj.
Ai përdori më pas edhe një krahasim të fortë me ish-kreun e kartelit të Sinaloas, “El Chapo”, për të argumentuar pretendimin e tij se përgjegjësia e një drejtuesi nuk kushtëzohet nga kapja e tij duke kryer drejtpërdrejt një veprim.
Read more:Mbledhje me dyer të mbyllura te “Vila e Kuqe”, Rama thërret takim me drejtuesit politikë
“Po kur thonë Ramën s’e kanë gjetur me para? Edhe El Chapon nuk e gjetën duke shpërndarë drogë, por shkatërroi botën me drogë. Vendimet i merr ‘kreu i organizatës’”, deklaroi Ahmetaj.




