Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Braktisja e bujqësisë si strategji gjunjëzimi!
Aktualitet

Braktisja e bujqësisë si strategji gjunjëzimi!

• 23 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Edmond Panariti

Rrënimi i bujqësisë në Shqipëri nuk është thjesht pasojë e neglizhencës, por duket si një strategji e menduar për gjunjëzimin e vendit, ku çdo element i politikës fiskale dhe financiare është i orientuar drejt dobësimit të prodhimit vendës dhe varësisë nga importet. Financimi më i ulët në Evropë për sektorin bujqësor i ka lënë fermerët pa mbështetje, duke i detyruar të përballen me kosto të papërballueshme dhe konkurrencë të padrejtë.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për prodhimin vendës është më i larti në kontinent, duke e bërë prodhimin shqiptar jokonkurrues dhe duke favorizuar importet. Ndërprerja për tri vite e fondeve IPARD ka bllokuar modernizimin e fermave dhe integrimin e tyre në tregun evropian, ndërsa heqja e subvencionit të naftës ka rritur ndjeshëm shpenzimet e prodhimit. Plehrat kimike shiten me 30 përqind më shtrenjtë se në Bashkimin Evropian, duke e bërë inputin bazë të prodhimit të papërballueshëm. Përgjatë dhjetë viteve të fundit, prodhimi bujqësor dhe blegtoral është përgjysmuar, duke e bërë vendin të varur nga importet dhe duke rrezikuar sovranitetin ushqimor.

Vendosja e pragjeve absurde për sipërfaqe dhe numër krerësh ka përjashtuar shumicën e fermerëve nga pagesat, duke i lënë pa mbështetje financiare, ndërsa mos akreditimi laboratorik dhe pamundësia për kontrollin e ndotësve në ushqime ka rrezikuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve. Krahasimi me rajonin e bën edhe më të qartë këtë strategji gjunjëzimi: në Maqedoninë e Veriut bujqësia ka marrë financim mesatarisht 150 milionë euro në vit, duke ruajtur subvencionet për naftën dhe duke mbajtur TVSh më të ulët për prodhimin vendës, çka ka lejuar që fermerët të mbeten konkurrues; Kosova, megjithëse me buxhet më të vogël, ka ofruar mbështetje direkte për fermerët e vegjël pa vendosur pragje përjashtuese, duke shmangur diskriminimin e shumicës së prodhuesve dhe duke ruajtur stabilitet relativ në prodhim.

Ndërsa, Shqipëria ka zgjedhur kursin e kundërt: financim minimal, tatim maksimal, ndërprerje fondesh dhe pragje absurde, duke e çuar sektorin drejt kolapsit. Pasojat janë dramatike: shpopullimi i zonave rurale, varësia gjunjëzuese nga importet, rreziku i ndotjes së ushqimeve dhe humbja e sovranitetit kombëtar. Ky model nuk është rastësi, por një strategji e qartë gjunjëzimi, ku çdo vendim duket i menduar për të dobësuar prodhimin vendës dhe për ta bërë vendin të varur. Nëse nuk ndryshon kursi, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm bujqësinë, por edhe aftësinë për të ushqyer popullsinë e saj me standarde të sigurta dhe të qëndrueshme. Rikthimi i bujqësisë nuk është luks, por një akt mbijetese dhe sovraniteti.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arti #Deti #Edmond panariti #fermerët #importet #Kosova #Laboratori #Naftë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “6 deputetë të LDK nuk e mbështesin Sejdiun për president”, Abdixhiku: Kosova rrezikon të dërgohet në zgjedhje të jashtëzakonshme
  • “6 deputetë kundër Bekim Sejdiut për Presidentit të Kosovës”/ Abdixhiku: Ata që s’respektojnë vendimet e LDK-së, ta dorëzojnë mandatin
  • Sot dita e 93 e revoltës! Protestuesi nga Suedia i bashkohet protestës: Do të qëndroj deri në fund, shqiptarët duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes
  • Nga eksportues në importues/ Prodhimi u rrit me 34.4%, por thatësira solli blerje energjie për 16.2 milionë euro
  • Bardhi bën thirrjen: Çmimi i naftës më i shtrenjti në Rajon, qeveria të ndërhyjë, të ulë taksat!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 60 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 18 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by