Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Në Kravaricë të Gjilanit prezantohet projekti për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga ngricat pranverore
Aktualitet

Në Kravaricë të Gjilanit prezantohet projekti për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga ngricat pranverore

• 23 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në fshatin Kravaricë të Gjilanit është mbajtur një ditë fushore, ku është prezantuar projekti “Zgjidhje praktike kundër ngricave pranverore në bujqësi”, me qëllim mbrojtjen e prodhimit bujqësor nga temperaturat e ulëta.

Gjatë aktivitetit, fermerët patën mundësinë të shohin nga afër demonstrimin e përdorimit të qirinjve antifrost me parafinë, të cilët shërbejnë për rritjen e temperaturës në pemishte gjatë netëve kritike.

“Gjatë aktivitetit u prezantua dhe u demonstrua në praktikë përdorimi i qirinjve antifrost me parafinë, të cilët ndihmojnë në rritjen e temperaturës në pemishte dhe mbrojtjen e luleve dhe frutave gjatë netëve kritike”, u bë e ditur gjatë prezantimit.

Sipas të dhënave të paraqitura, për mbrojtjen e një sipërfaqeje prej 10 ari nevojiten rreth 40 qirinj me kosto rreth 200 euro, ndërsa për një hektar kërkohen rreth 400 qirinj me kosto rreth 2000 euro.

“Një qiri zgjat rreth 8 deri në 12 orë dhe, varësisht nga vendosja, mund të rrisë temperaturën deri në 2 gradë Celsius”, u theksua në aktivitet.

Po ashtu, u bë e ditur se qirinjtë mund të rimbushen dhe të ripërdoren, duke ulur kostot për sezonet e ardhshme deri në 50 për qind.

Aktiviteti është zhvilluar në fermën e fermerit Agim Isufi, i cili kultivon rreth 57 hektarë me kultura të ndryshme, përfshirë 14 hektarë me mollë.

Në kuadër të projektit është prezantuar edhe një aplikacion në zhvillim, i cili synon t’u ofrojë fermerëve parashikime më të sakta të motit për lokacionet specifike, duke ndihmuar në reagim më të shpejtë ndaj ngricave.

“Zgjidhje të tilla praktike janë thelbësore për qëndrueshmërinë e prodhimit bujqësor dhe u japin fermerëve mundësinë të menaxhojnë rrezikun në mënyrë proaktive”, u theksua gjatë prezantimit.

Ky projekt synon të ofrojë zgjidhje të zbatueshme dhe të përballueshme për fermerët, në kushtet e rritjes së rrezikut nga ndryshimet klimatike në sektorin bujqësor. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #fermerët #Gjilan #Gjilani #Gjilani lokale #Karavicë #moti #Ngricat pranverore #Praktik #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)
  • Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)
  • Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Ditë e kthjellët dhe e nxehtë, e marta me mot të qëndrueshëm (VIDEO)
  • Cërriku në protestë kundër “Territoriales”: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kërkojnë ruajtjen e bashkisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 25 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by