Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Pasojat e luftës në Iran/ Kriza energjetike, Brukseli bën thirrje për bashkëpunim
Botë

Pasojat e luftës në Iran/ Kriza energjetike, Brukseli bën thirrje për bashkëpunim

• 23 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për të përballuar më mirë krizën energjetike shtetet e BE-së duhet të bashkëpunojnë më ngushtë. Energjia bërthamore pritet të luajë një rol më të madh.

Bashkimi Evropian po i ndjen qartë pasojat e luftës në Iran. Sipas Komisionit Evropian që nga fillimi i konfliktit kostot për importin e lëndëve djegëse fosile janë rritur me rrethh 24 miliardë euro. Si pasojë disa shtete anëtare kanë ndërmarrë tashmë masa për të lehtësuar barrën për konsumatorët dhe bizneset. Deri më sot secili shtet ka vepruar më vete, por Komisioni Evropian synon tani ta koordinojë më mirë këtë proces dhe ka propozuar një sërë masash, me të cilat shtetet anëtare mund të përballojnë rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi: “duhet të përshpejtojmë kalimin drejt energjive vendase dhe të pastra” që shtetet anëtare të jenë në gjendje të përballojnë më mirë edhe në të ardhmen “stuhi gjeopolitike”.

Komisioni theksoi gjithashtu se vendet e BE-së që përdorin tashmë më shumë energji të rinovueshme ose energji bërthamore dhe që disponojnë “rrjete më fleksibile me kapacitete dhe mundësi të mjaftueshme magazinimi” janë më pak të prekura nga kriza aktuale energjetike dhe luhatjet e forta të çmimeve.

Energjia bërthamore pritet të luajë rol më të madh

Në një dokument të ri strategjik energjia bërthamore konsiderohet si një “përbërës i rëndësishëm” për shmangien e emetimeve të CO₂. Mini-centralet bërthamore dhe “shmangia e mbylljes së parakohshme të kapaciteteve ekzistuese bërthamore” mund të ndihmojnë në uljen e varësisë nga lëndët djegëse fosile.

Përveç kësaj, Komisioni Evropian rekomandon lehtësime tatimore për instalimin e pompave për ngrohje dhe të paneleve diellore, si dhe për blerjen e makinave elektrike.

Sipas dokumentit Brukseli synon gjithashtu të lehtësojë koordinimin mes shteteve anëtare, për shembull për mbushjen e depozitave të gazit, vënien në dispozicion të rezervave të naftës dhe miratimin e masave kombëtare emergjente.

Mbikëqyrje e rezervave të karburanteve

Përveç kësaj, Komisioni Evropian planifikon krijimin e një qendre, e cila do të mbikëqyrë furnizimin dhe rezervat e karburanteve në 27 vendet e BE-së. Konkretisht Komisioni propozon, ndër të tjera, koordinimin e mbushjes së depozitave të gazit në shtetet anëtare, në mënyrë që të shmangen rritjet e menjëhershme të çmimeve si pasojë e blerjeve të mëdha të njëkohshme. Po ashtu synohet optimizimi i shpërndarjes së kerozinës mes vendeve të BE-së për të parandaluar mungesat në trafikun ajror. /DW

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Bashkimi evropian #Bruksel #iran #karburant #Kina #Komision #MAGA #Naftë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • “Territorialja”/ “Doni ta votoni hartën e re për ta pasur për zgjedhjet!”, Bozdo thirrje PS: Lërini urdhrat politikë! Të diskutojmë dy draftet për variantin më të mirë. Keni mundësi historike, prisni 2 javë
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 6 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin