Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​AGK, IKD, Fol dhe Kusari kritikojnë VV-në për zgjedhjen e bordit të RTK-së dhe KPM-së
Aktualitet

​AGK, IKD, Fol dhe Kusari kritikojnë VV-në për zgjedhjen e bordit të RTK-së dhe KPM-së

• 24 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje, lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Media.

Sipas tyre, kandidatët janë përzgjedhur në procese të nxituara, pa transparencë dhe me procedura të çrregullta, të cilat e kanë pamundësuar zbatimin e parimit të meritokracisë.

Postimi:

Ne, të poshtëshënuarit, shprehim zhgënjimin tonë me vendimin e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Media në një proces të dokumentuar haptazi si të komprometuar.

Kandidatët e dy trupave drejtues të këtyre institucioneve janë përzgjedhur në procese të nxituara, pa transparencë dhe me procedura të çrregullta, të cilat e kanë pamundësuar zbatimin e parimit të meritokracisë.

Proceset kanë dështuar për arsyet në vijim: insistimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ky proces të përmbyllej brenda një afati të shkurtër dhe koha e pamjaftueshme në dispozicion, organizimi i çrregullt si pasojë e presionit kohor, cenimi i trajtimit të barabartë të kandidatëve, metodologjia e paqartë dhe jo transparente, sidomos me vendimin që poentimi i kandidatëve të mos bëhet pas secilës intervistë, si dhe favorizimi politik i disa kandidatëve. Në veçanti, është shqetësuese që në KPM është përzgjedhur Besnik Berisha, i cili gjatë mandatit të tij në këtë institucion, në përpjekje për t’u avancuar sa ishte anëtar në KPM, kishte shkelur ligjin për t’u bërë kryetar i bordit, dhe Luljeta Aliu Krasniqi, e cila ka lavdëruar dhe mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe njihet si mbështetëse e pushtetit.

Anëtarët e të dy bordeve do të veprojnë nën hijen e mandateve të marra në procese të komprometuara. Ne do të monitorojmë me vëmendje të shtuar punën e të dy bordeve dhe do të informojmë publikun për veprimet e tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK

Lëvizja FOL

Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agk #Ikd #Kpm #Rtk #Transparencë #Vetëvendosje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Inspektorati i Përgjithshëm krijon platformën digjitale/ Qytetarët mund të raportojnë problematika online
  • “Reforma territoriale po përdoret nga partia-shtet”/ Zhupa: Arritëm të mbronim Konispolin dhe Delvinën. PS kërkon të shkrijë bashkitë që drejtohen nga PD
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg Berisha në burg””!/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit mbushin rrugët, përsërisin në kor kërkesat që i kanë nxjerrë në shesh
  • “Rama shpenzoi 4.2 milionë euro për tallava, ndërsa vendi po zbrazet nga shqiptarët”/ Protestuesi: Jemi paqësorë jo si Balla dhe Rama në 21 janar
  • FOTOLAJM/ Revolta kundër Ramës ‘pushton’ Mynihun, Diaspora shqiptare kërkon transparencë: Rama jep dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 23 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 18 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 11 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by