Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
Politikë

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

• 15 Shtator, 2026 • 8 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbi 40.6 milionë euro janë paguar nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Pjesa më e madhe e kësaj shume – rreth 39.8 milionë euro është shpenzuar për mbrojtjen juridike, sipas të dhënave që Ministria e Drejtësisë e Kosovës ia ka dërguar Radios Evropa e Lirë.

Vetëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin janë paguar mbi 28.4 milionë euro nga viti 2021 deri më 14 shtator 2026.

Të dhënat bëhen publike në prag të 16 shtatorit, kur katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të dëgjojnë aktgjykimin, pas më shumë se tre vjetësh gjykim.

Të katërt, që mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Mbi 28 milionë euro për katër të akuzuarit

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, nga fillimi i pagesave deri më 14 shtator 2026, nga buxheti i Kosovës janë paguar mbi 40.6 milionë euro në kuadër të mbështetjes për personat e akuzuar para Dhomave të Specializuara.

Read more:Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën

Prej kësaj shume, rreth 39.8 milionë euro janë shpenzuar për mbrojtjen juridike.

Vetëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin janë paguar gjithsej rreth 28.47 milionë euro në periudhën 2021-2026.

Kosova e ka marrë përsipër me ligj mbështetjen financiare të personave të akuzuar ose potencialisht të akuzuar nga Dhomat e Specializuara, përfshirë mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe formave të tjera të mbështetjes të përcaktuara me ligj.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, për vitet 2020 dhe 2021 së bashku ishin ndarë 14.14 milionë euro për zbatimin e këtij ligji.

Në vitin 2022 u ndanë 6.85 milionë euro, në vitin 2023 – 7 milionë, ndërsa në vitin 2024 – 6.85 milionë euro.

Për vitet 2025 dhe 2026 janë ndarë nga 8.05 milionë euro.

Këto ndarje arrijnë në rreth 50.95 milionë euro për periudhën 2020-2026.

Ministria nuk ka dhënë në përgjigjen e saj shifra për vitet para vitit 2020, ndonëse Radio Evropa e Lirë ka kërkuar të dhëna për secilin vit nga viti 2015.

Read more:Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’

Të dhënat e buxheteve të Kosovës, të mbledhura nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se ndarjet për këtë qëllim, për periudhën 2018-2026, arrijnë mbi 60 milionë euro.

Ministria e Drejtësisë thotë se aktualisht nuk ka detyrime të papaguara ndaj avokatëve apo përfituesve të tjerë në kuadër të këtij programi.

Shpenzimet për mbrojtjen në Hagë i nënshtrohen auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), por rezultatet e këtij auditimi nuk janë të qasshme për publikun.

Në raportet e auditimit të Ministrisë së Drejtësisë, ZKA-ja ka sqaruar se pagesat nga subvencionet dhe transferet për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave potencialisht të akuzuar janë të klasifikuara në nivelin “i kufizuar”.

Për këtë arsye, ato nuk përfshihen në raportin publik të auditimit të Ministrisë.

ZKA-ja thotë se këto pagesa auditohen ndaras dhe se për to përgatitet raport i posaçëm, i cili u komunikohet vetëm palëve përgjegjëse.

Kërkesa për më shumë transparencë

Ndonëse të dhënat nga Ministria e Drejtësisë japin një pasqyrë të detajuar të shpenzimeve për katër të akuzuarit, organizatat që kanë monitoruar këtë çështje, thonë se transparenca për përdorimin e këtyre mjeteve ka qenë problem ndër vite.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se ky institut ka ngritur që nga viti 2020 shqetësime për mungesën e informatave rreth mënyrës se si shpenzohen paratë publike për mbrojtjen në Hagë.

Read more:“Rama kërkon të shesë atdheun”/ Meçan Zotaj në protestën e 105 kundër qeverisë: Të bashkuar deri në zhdukjen e tradhtisë

“Jo rrallëherë kemi parë edhe politizim të partisë në pushtet lidhur me shpenzimet e mbrojtjes, duke publikuar shumat totale për të gjithë të pandehurit, duke ndërtuar jo rrallëherë dhe narrativin sikur shteti po shpenzon miliona euro për të njëjtit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Miftarajt, publiku duhet të dijë jo vetëm shumën totale, por edhe sa është paguar për secilin të akuzuar dhe cilat kategori shërbimesh janë mbuluar – pa cenuar konfidencialitetin e mbrojtjes.

Edhe Anton Nrecaj, drejtor në Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillimin Rajonal (CLARD), thotë se duhet bërë dallim i qartë mes buxhetit të ndarë dhe parave të shpenzuara realisht.

“Janë publikuar disa shuma individuale, por jo të gjitha të dhënat janë të plota. Publiku duhet të dijë shumën, periudhën, kategorinë dhe bazën e pagesës, pa cenuar konfidencialitetin e mbrojtjes”, thotë Nrecaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, transparenca duhet të mundësojë edhe verifikimin nëse pagesat janë bërë në përputhje me ligjin, tarifat dhe kompleksitetin e rasteve.

Çfarë paguan shteti?

Baza për financimin nga shteti u krijua në vitin 2015, kur, krahas Ligjit për Dhomat e Specializuara, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Ligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave potencialisht të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Ligji u garanton personave që përfshihen në këtë kategori mbështetje financiare për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes, si dhe forma të tjera të mbështetjes të përcaktuara me ligj dhe akte nënligjore.

Read more:“Në protestat tona s’perëndon dielli, nga Amerika në Australi” – Emigranti: Shqiptarët s’e duan më këtë pushtet dhe opozitë!

Ministria e Drejtësisë thotë se shpenzimet për mbrojtjen realizohen në bazë të Udhëzimit Administrativ MD 08/2022 për mbrojtjen juridike të personave potencialisht të akuzuar, të ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2024.

Shpenzimet për vizitat e familjarëve mbulohen në bazë të një udhëzimi tjetër administrativ, të miratuar në vitin 2020 dhe të ndryshuar në vitin 2022.

Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

Sipas rregullave në fuqi, një person i akuzuar mund të vizitohet, me mbështetje financiare, nga më së shumti 12 anëtarë të ngushtë të familjes brenda një viti dhe jo më shumë se tre anëtarë të familjes për një vizitë.

Dhomat e Specializuara u themeluan në vitin 2015 në bazë të ligjeve të Kosovës, por selinë e kanë në Hagë dhe përbëhen nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Ato trajtojnë pretendime për krime të kryera gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999, të lidhura me ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kompensimi në rast të vendimit të pafajësisë

Ligji dhe një udhëzim administrativ i Ministrisë së Drejtësisë parashohin kompensim për personat e akuzuar para Dhomave të Specializuara që shpallen të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm.

Read more:Specialja: 7 të akuzuarve iu ofruam ndihmë financiare për avokatë

Udhëzimi përcakton se e drejta për kompensim për periudhën e privimit nga liria u takon personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë dhe është zhvilluar procedurë gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, nëse ata shpallen të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm.

Përveç periudhës së privimit nga liria, udhëzimi rregullon edhe kompensimin për dëmin material ose fitimin e humbur, si dhe dëmin jomaterial ose moral.

Udhëzimi nuk përcakton një shumë fikse të kompensimit për çdo ditë të kaluar në paraburgim nga një i akuzuar para Dhomave të Specializuara.

Miftaraj thotë se, sipas rregullave dhe praktikës që përdoren për kompensimin e privimit nga liria, shuma ndryshon varësisht nga mënyra se si trajtohet kërkesa dhe rrethanat e rastit.

“Sipas rregulloreve të brendshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, referenca administrative për një ditë privim nga liria në mënyrë të kundërligjshme është deri në 25 euro për ditë. Ndërsa praktika gjyqësore, në rastet kur palët e kanë dërguar rastin e tyre deri në gjykatë, ka shkuar nga 30 deri në 60 euro dita, varësisht nga rrethanat e rastit”, shpjegon Miftaraj.

Me aktgjykimin e 16 shtatorit, procesi ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së mund të hyjë në një fazë të re.

Të dyja palët do të kenë mundësi apelimi, ndërsa ligji parasheh mbështetje financiare edhe gjatë vazhdimit të procedurave gjyqësore./REL

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #Aktakuzë #auditimi #Buxheti #Dhomat e specializuara #euro #Evropa #Hagë #Ikd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 5 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin