Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Qenve ende ua presin bishtin pavarësisht ndalimit: Moral apo estetikë, kush vendos për pamjen e tyre?
Aktualitet

Qenve ende ua presin bishtin pavarësisht ndalimit: Moral apo estetikë, kush vendos për pamjen e tyre?

• 24 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Praktika e prerjes së bishtit te qentë është e ndaluar në shumë vende, por vazhdon ende. Ekspertët theksojnë se bishti nuk është dekor, por pjesë e rëndësishme e komunikimit, ekuilibrit dhe mirëqenies së kafshës

Edhe pse prej kohësh është praktikë e vjetruar, e tejkaluar dhe tashmë e paligjshme, prerja e bishtit vazhdon ende në përditshmërinë e qenve, përkatësisht të pronarëve të tyre, të cilët duke ia hequr këtë pjesë të trupit kafshës së tyre tregojnë qartë se vendosin vetë se si do të duket ajo. Kështu, qeni shndërrohet në objekt në duart e pronarit, i cili vendos për pamjen dhe fatin e tij.

Nga e ka origjinën praktika e prerjes së bishtit te qentë dhe ku ka çuar ajo?

Pse u pritet bishti qenve

Ngjashëm si te prerja e veshëve, arsyet e prerjes së bishtit te qentë kanë qenë të ndryshme. Te qentë e gjuetisë, bishti hiqej për të parandaluar lëndimet gjatë përballjes me kafshë të egra, si dhe që qeni të vraponte më shpejt. Kur bëhet fjalë për qentë luftarakë, synimi ishte që të shmangej dëmtimi i bishtit në kafaz, si dhe të zvogëlohej “sipërfaqja” e trupit që kundërshtari mund ta sulmonte.

Përveç kësaj, prerja e bishtit dhe sidomos e veshëve lidhej me disa përparësi higjienike, por shkenca e ka rrëzuar këtë paragjykim dhe e ka shpallur të pasaktë. Sot, qenit i pritet bishti vetëm sepse pronarit i pëlqen ashtu, pra sepse dëshiron që qeni të ketë pamje më frikësuese ose “cool”. Me fjalë të tjera: vetëm për estetikë, transmeton Telegrafi.

Rregulloret ligjore

Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Kafshëve Shtëpiake në vitin 1992 theksoi se, kur bëhet fjalë për ndërhyrjet kirurgjikale te kafshët shtëpiake, ndalohen shprehimisht procedurat që kanë si qëllim të vetëm ndryshimin e pamjes së tyre ose arritjen e ndonjë qëllimi tjetër jo terapeutik.

Ndalohet shprehimisht: shkurtimi i bishtit, prerja e veshëve, devokalizimi (heqja e kordave vokale) dhe heqja e thonjve ose dhëmbëve te kafshët shtëpiake.

Këto procedura lejohen vetëm në rast se veterineri vlerëson se ekziston arsye e bazuar mjekësore dhe se ato bëhen për mirëqenien dhe përmirësimin e shëndetit të kafshës, si dhe për parandalimin e riprodhimit.

Përveç ligjit, shumë organizata veterinare dhe shoqata për mbrojtjen e kafshëve e konsiderojnë këtë praktikë të panevojshme dhe potencialisht të dëmshme. Bishti nuk është pjesë dekorative e trupit, por luan rol të rëndësishëm në komunikimin e qenit, ekuilibrin dhe shprehjen e emocioneve. Me heqjen e bishtit, qeni mund të ketë vështirësi në ndërveprimin social me qentë e tjerë.

A i sjell qenit përfitime në ekspozita bishti i prerë?

Përgjigjja është: jo. Në shumicën e vendeve evropiane, standardet e racave po ndryshojnë gradualisht drejt pranimit të pamjes natyrale të qenve, edhe pse më herët nënkuptohej që qeni të kishte veshë të prerë dhe bisht të shkurtuar.

Kinelogjia moderne nuk u jep pikë shtesë apo ndonjë përparësi të veçantë qenve me bisht të prerë, por vlerëson pamjen e përgjithshme, harmoninë e ndërtimit trupor, lëvizjen dhe temperamentin në përputhje me standardin e racës. Disa kërkojnë që qentë me bisht të prerë dhe veshë të prerë të mos lejohen fare në ekspozita, pasi kjo është e ndaluar me ligj, megjithatë kjo ende nuk respektohet plotësisht.

Racat e qenve te të cilat prerja e bishtit ka qenë më e shpeshtë janë: Doberman, Rottweiler, Cane Corso, Boxer dhe American Staffordshire Terrier.

Sido që të jetë, vendimin nëse qenit do t’i pritet bishti apo jo, për momentin ende e merr vetë pronari. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bishti i qenit #Moderne #Qeni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)
  • Me pamje të re dhe kushte bashkëkohore, shkollat e rindërtuara të Shkodrës mirëpresin nxënësit
  • Vlora Hyseni akuzohet se favorizonte Agasin/ A është cënuar siguria kombëtare? Noka: Ja çfarë ka dalë nga Shërbimi Informativ i Shtetit! Satelitët e Ramës i përdorin 2 bandat kryesore
  • Spahiu viziton Onkohematologjinë Pediatrike në QSUT: Kujdes i specializuar dhe mbështetje për çdo fëmijë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin