Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ndonëse u konvertua së fundmi në të krishterë, Russell Brand u gjend në siklet gjatë emisionit kur nuk ishte i aftë të gjente një citim të Biblës
Aktualitet

Ndonëse u konvertua së fundmi në të krishterë, Russell Brand u gjend në siklet gjatë emisionit kur nuk ishte i aftë të gjente një citim të Biblës

• 25 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komediani dhe aktori Russell Brand u gjend në një situatë të sikletshme gjatë një paraqitjeje në emisionin e Piers Morgan, kur moderatori e sfidoi të gjente dhe të lexonte një pjesë të caktuar nga Bibla.

Brand, i cili së fundmi ka bërë të ditur se është konvertuar në të krishterë, nuk arriti ta gjente citimin e kërkuar, çka krijoi një moment disi të tensionuar gjatë bisedës për besimin e tij të ri.

Morgan i kërkoi Brandit të gjente dhe të lexonte një fragment të njohur nga Letra e parë drejtuar Korintasve. Brand filloi të shfletonte Biblën që mban me vete, por dukshëm po e kishte të vështirë ta gjente pjesën e saktë.

“Ende nuk jam… nuk jam ekspert për këtë”, pranoi ai. “Jam i ri në krishterim, jam i ri në krishterim”, përsëriti, teksa vazhdonte të kërkonte pa sukses faqen.

Pas disa çastesh të sikletshme, Morgan e mori Biblën dhe e lexoi vetë vargun e kërkuar: “Dashuria është e durueshme, dashuria është e mirë. Nuk ka zili, nuk mburret, nuk është krenare”.

Brand reagoi duke thënë se mesazhi është “i mrekullueshëm” dhe theksoi sërish se është vetëm në fillimet e këtij rrugëtimi. “Jam vetëm në fillim të kësaj rruge”, u shpreh ai.

Brand, i cili muajin e kaluar u pagëzua në lumin Thames, shpjegoi se vendimi i tij për t’iu kthyer krishterimit nuk është një akt shoqëror apo politik, por një kërkim për “shpëtim personal”. Ai deklaroi se kjo është përgjigjja e tij ndaj asaj që e quajti “falimentim moral dhe shpirtëror” të botës moderne.

Gjatë intervistës, ai e përsëriti disa herë se “nuk është teolog” dhe se rruga e tij e besimit sapo ka nisur, ndërsa episodi me citimin nga Bibla vetëm sa e konfirmoi se ai është ende fillestar në njohjen dhe studimin e krishterimit. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Moderne #Piers morgan #Russell brand #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë”/ Berisha: Nesër ditë e veçantë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës
  • “Ora e Pritjes” në Hagë/ Qindra shqiptarë nga Kosova dhe Disapora mblidhen në mbështetje të krerëve të UÇK-së, nesër pritet vendimi
  • Dëgjesat për ndarjen territoriale/ Divjaka kundër shkrirjes me Lushnjën, Gorreja: Po vendosin vetëm mbi një “fotografi” të 2025
  • “Nuk e diskutojmë standardin që kemi fituar”/ Engert Pëllumbi kundërshton projektligjin e PS për pagat e magjistratëve: Është një tallje me vendimin e Kushtetueses
  • Meta u la në burg, Blushi: Proces farsë me kryeprokuror Ramën. Presidentit të PL s’i është gjendur 1 metër katror pronë e paligjshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 7 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by