Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Palestinezët votojnë për herë të parë që nga fillimi i luftës
Aktualitet

Palestinezët votojnë për herë të parë që nga fillimi i luftës

• 25 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Gaza po dalin sot në votime për të zgjedhur kryetarë komunash dhe këshilla bashkiake, në zgjedhjet e para që nga fillimi i luftës në Gaza. Këto zgjedhje zhvillohen në një atmosferë zhgënjimi të gjerë dhe me mundësi të kufizuara zgjedhjeje.

Rreth 1.5 milion njerëz janë regjistruar për të votuar në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa rreth 70 mijë në zonën Deir el-Balah në Gazë, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor me seli në Ramallah.

Shumica e listave zgjedhore janë të lidhura me Fatahun, partinë nacionaliste dhe sekulare të presidentit palestinez Mahmoud Abbas, ose janë të pavarura.

Megjithatë, asnjë listë nuk deklaron lidhje me Hamasin, rivalin islamist të Fatahut, i cili kontrollon pjesë të mëdha të Gazës dhe sulmi i të cilit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën, raporton france24.

Një banor i qytetit Tulkarm tha se do të votojë pa iluzione, duke theksuar se as kandidatët e pavarur dhe as ata partiakë nuk do të ndryshojnë realitetin në qytet, i cili sipas tij kontrollohet nga okupimi izraelit.

Në disa qytete të mëdha si Nablus dhe Ramallah garon vetëm një listë kandidatësh. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00 në Bregun Perëndimor, ndërsa në Deir el-Balah do të mbyllen më herët për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

OKB-ja e ka përshëndetur mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, duke i cilësuar si një mundësi të rëndësishme që palestinezët të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike në një moment shumë të vështirë.

Në Gaza, që kontrollohet nga Hamasi që nga viti 2007, këto janë zgjedhjet e para që nga ato parlamentare të vitit 2006. Sipas analistëve, votimi në Deir el-Balah po shihet si një “eksperiment” për të testuar mundësinë e zgjedhjeve më të gjera në të ardhmen.

Presidenti Mahmoud Abbas është në pushtet që nga viti 2005 dhe premtimet për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare nuk janë realizuar.

Një banor 25-vjeçar i Gazës tha se është i lumtur që voton për herë të parë, duke e parë këtë si dëshmi se palestinezët vazhdojnë të ekzistojnë dhe të qëndrojnë në Gazë pavarësisht luftës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Okb #Palestina #Presidenti #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Reforma territoriale po përdoret nga partia-shtet”/ Zhupa: Arritëm të mbronim Konispolin dhe Delvinën. PS kërkon të shkrijë bashkitë që drejtohen nga PD
  • “Janë një seri vendimesh qeveritare, mos harroni dhuratën…”/ Berisha: Ermal Beqiri u mbrojt sepse është prestanome i Armand Frangut, baxhanakut të Ramës!
  • Zjarri në banesë i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve/ Reagon presidenti Bajram Begaj: I pikëlluar për tragjedinë, mendimet e mia janë me familjen
  • “Po bëhemi gati për kthimin e tretë në atdhe”/ Aktivisti nga Londra: Është hapur “Kutia e Pandorës”, Ramës po i numërohen aferat. Po i dridhet toka nën këmbë
  • “Rama rrezik për vendin, kapo i trustit të betonit”/ Lubonja ‘skanon’ deklaratat e kryeministrit: I pabesë. Përdor teknika mashtrimi. Vetëm me skandalin e Ballukut…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 22 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 16 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by